Mjeku Skënder Brataj ka reaguar me tone të ashpra kundër atyre njerëzve që hiqen si ‘gjithollogë’ dhe besojnë se dinë gjithçka dhe hedhin lart e poshtë nëpër komente e deklarata teori konspirative që virusi nuk ekziston dhe se viktimat prej tij janë të sajuara.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar me tone të ashpra kundër atyre që tha se hiqen si “gjithollogë” dhe besojnë se dinë gjithçka duke hedhur lart e poshtë nëpër komente e deklarata apo teori konspirative që virusi nuk ekziston dhe se viktimat prej tij janë të sajuara.
Brataj i cilëson ata “fals” dhe “pa dashuri për veten e familjen e tyre”, pasi me sjelljen e papërgjegjshme po rrezikojnë të gjithë shoqërinë.
“Ju lutem mos shkaktoni më konfuzion! Koronavirusi ekziston, infekton, sëmur, Koronavirusi mer jetë. Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja”, shkruan Brataj.
Gjithashtu Brataj kërkon që mjekët të lihen të bëjnë punë e tyre dhe të shpëtojnë jetë njerëzish, pasi koronavirusi është real, infekton dhe vret.
Shefi i Urgjencës bëri thirrje që të gjithë të ndjekin 5 rregullat e higjienës dhe mbrojtjes ndaj këtij virusi që ka mbi 6 muaj që ‘po gjunjëzon’ mbarë njerëzimin:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
Mbaj distancën 1.5 metër
Zbato rregullat e higjienës
Mos lejo të tjerët t’i shkelin këto rregulla
Mos e përdor profilin fals deri sa virusi të ikë!