Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e maxhorancës dhe zyrtarët lokalë që sipas tij nuk respektojnë rregullat kundër COVID-19. Berisha ka publikuar disa fotot të deputetëve të PS-së, të cilët sipas tij janë mbledhur sëbashku “gju më gju”, për të festuar.
Ndërkohë që sipas Berishës, Bashkia e Korçës ka organizuar me fëmijët një “Covid party”.
Ish-kryeministri ka theksuar se qëndrimet të tilla duhet të dënohen, ndërkohë që i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga sjellja e rrezikshme .