Author: tirana

Reperi amerikan, Kanye West, një mbështetës i zëshëm i Presidenti të SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi këtë të shtunë se do të kandidojë për president në vitin 2020, një sfidë kjo e dukshme kundrejt Trump dhe rivalit të tij demokrat, ish zëvendës presidentit, Joe Biden. “Është koha të zbatojmë premtimin ndaj Amerikës, duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Unë do të garoj për president të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar një emoji të flamurit amerikan dhe hashtagun” # 2020VISION ” Kanye West ka njoftuar se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara,…

Read More

Mbrëmjen e të shtunës dy të rinj, të cilët kishin tentuar të kalonin përroin e Zaranikës kanë rrezikuar jetën pas përkeqësimit të papritur të motit. Dy të rinjtë sipas Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit për shkak të motit të keq kishin mbetur të izoluar në mes te shtratit të rrjedhës së përroit të Zaranikës në një “ishull”. Ata kanë kërkuar ndihmë pasi po iu rrezikohej jeta nga vërshimi i jashtëzakonshëm i ujërave të përroit dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e ekipit zjarrfikës në orët e vona të natës së shtunë bëri të mundur shpëtimin e jetës së dy…

Read More

“Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e një konflikti postar asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Konflikt postar në Shkodër. “Vali (guvernatori i përgjithshëm) i Shqipërisë u komunikoi zyrave postare franceze dhe italiane në Shkodër, se u ndalon atyre, në të ardhmen, të kryejnë komunikime postare në Shqipëri. Me kërkesë të konsullatave të Francës dhe të Italisë që donin të mësonin arsyen e këtij ndalimi, vali i njoftoi ato se zyrat e lartpërmendura shpesh…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar disa drejtës mjetesh, të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se aksioni i policisë u shtri gjatë natës në aksin e Saukut, ku janë ndëshkuar 8 drejtues mjetesh. Mes të tjerash, policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes. “Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Vijon të ndodhë 👮♂🚔🛣në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore. Edhe pse rruga monitorohet me radar 📸 e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh…

Read More

Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në Pukë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Laçaj’ të këtij qyteti. Banesa në pronësi të Gazmend Laçit, është përfshirë e gjithë nga flakët dhe për pasojë është djegur totalisht për 30 minuta. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar. Po ashtu ka dyshime se shkak i zjarrit të jetë bërë një luhatje e energjisë elektrike.

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamjet nga Dhërmiu, zona aq e bukur dhe e preferuar për pushime, jo vetëm nga shqiptarët. Teksa ka postuar videon me pamjet nga fshati i bukur, Rama, shkruan se pas rilindjes, ai “ua bën me sy fshatrave të turizmit elitar në jug të Francës”. Mesazhi i Ramës MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë tjetër fshat bregdetar që ka rilindur pas vitesh të tëra harrese e rrënimi, e sot ua bën me sy fshatrave të turizmit elitar në jug të Francës, ju uroj një të dielë të bukur🙏 https://www.facebook.com/edirama.al/videos/748119719272927/?v=748119719272927

Read More

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident, ku dy makina janë përplasur mes tyre kokë më kokë dhe njëra ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Porcelanit në rrugën Hoxha Tahsin në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm. Dy makina një tip Ford me targa AA 745 AV dhe një mjet tip Volksëagen me targa AA 346 UU janë përfshirë në aksident dhe përplasja ka qenë e fortë, pasi mjeti tip Ford ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Nuk dihen detaje të tjera nga aksidenti apo nëse ka të plagosur.

Read More

Teksa koronavirusi po përhapej me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars 2020, shumë qeveri vendosën masa të rrepta karantine. Përmes një përpjekjeje masive publike, këto vende kanë qenë të suksesshme në ngadalësimin e pandemisë, shkruan Forumi Ekonomik Global. Duke kombinuar qasje të ndryshme të shëndetit publik, vende si Sllovenia dhe Zelanda e Re, e kanë zhdukur virusin brenda kufijve të tyre. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë bërë një përparim të rëndësishëm në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Megjithatë, karantinat kanë çuar në humbje të konsiderueshme ekonomike dhe sociale, në vendet ku janë aplikuar masa të rrepta për…

Read More

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, teksa vendi ynë po përballet ende me shifra të larta të COVID-19. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kalo nënvizon faktin se koronavirusi prek jo vetë moshat e vjetra, por edhe të rinjtë. Sipas tij këto ditë ka pasur raste të moshave nën 35 vjeç. MESAZHI I TRITAN KALOS KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej…

Read More

Ditë e sotme në qytetin e Sarandës janë mbledhur anëtarë të degëve të OMONIA-s për të diskutuar për situatën poltike, ekonomike dhe sociale. Në postimin në FB të PBDNJ thuhet se takimi u përqëndrua në situatën aktuale politike, pozicionin e minoritetit kombëtar grek duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e brendshme në Shqipëri dhe situatën ekonomike dhe sociale të krijuar nga pandemia Covid-19 si dhe çështje që lidhen me strukturat. Sugjerimi politik qendror u bë nga Presidenti i KEAD, Vangjel Dule, ndërsa Presidenti i OMONIA-s, Vasil Kajo foli për çështje me interes të veçantë vendor. Në përfunim të takimit u arrit në idenë…

Read More

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me lëndë narkotike në makinë. Mes të arrestuarve është edhe një femër 23 vjeçe, e cila po drejtonte automjetin. Në total janë sekuestruar 14.3 kg kanabis sativa. Të arrestuarit janë: Angjel Prifti 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”). Erando Çota 22 vjeç, banues në Librazhd. Esmeralda Hidri 23 vjeçe, banuese në Durrës. Njoftimi i policisë Pogradec Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lini”. Operacioni nga Strukturat e Hetimit të Krimit, Policia Kufitare, Komisariati Pogradec, Policia Rrugore dhe Forcat…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali ka ndarë pamjet nga një takim i zhvilluar në Vlorë, në të cilin kane marrë pjesë edhe figura të tjera të Partisë Socialiste. Teksa shihet e shoqëruar me Damian Gjiknurin, Milva Ikonomin, Linda Nikollën e Dritan Lelin, Spiropali shkruan se PS është gati për fitoren e 2021. Postimi i plotë: “VLORË Punët, takimet, bashkëbisedimet ashtu si politika dhe vetë shoqëria arrijnë vlera dimensionale kur preken nga vullneti dhe forca e grave dhe e vajzave. “Përfaqësimi gjinor në Partinë Socialiste, vlerë e forcës politike më progresiste” ishte një takim fantastik i organizuar nga Vilma, të cilën e falenderoj…

Read More