Hulumtimet e reja tregojnë se mund të ketë përfitime shëndetësore për të ngrënë disa lloje të çokollatës së zezë. Gjetjet nga dy studime që janë prezantuar në takimin vjetor Experimental Biology 2018 në San Diego tregojnë se konsumimi i çokollatës së zezë që ka një përqendrim të lartë të kakaos (minimalisht 70% kakao, 30% sheqer kallam organik) ka efekte pozitive në nivelet e stresit, inflamacionit, etj. humor, kujtesë dhe imunitet, transmeton lajmi.net. Ndërsa dihet që kakao është një burim kryesor i flavonoideve, kjo është hera e parë që efekti është studiuar në lëndët njerëzore për të përcaktuar sesi mund të…
Author: tirana
Gazeta spanjolle Cadena Ser raporton se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i lodhur nga akuzat dhe fajësimi për të gjitha problemet në klubin katalonas dhe dëshiron të largohet në fund të kontratës së tij aktuale. Lionel Messi i ka ndërprerë bisedimet me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës së tij, sipas Cadena Ser. Negociatat dukej se po shkonin mirë, sipas bisedave të para mes babait të futbollistit dhe presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Megjithatë, tani argjentinasi po planifikon të largohet nga klubi katalonas sapo t’i përfundojë kontrata aktuale, në qershor të vitit 2021. Messi e kishte opsionin…
Dëshmi të tjera vijnë për ngjarjen që tronditi një ditë më parë Tiranën por jo vetëm, pasi nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë. Kunati i Zhaneta Josif, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur thotë se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe që sipas policisë kishte 5 muaj që kishte vdekur. Sotiri ka thënë jashtë kamerës për gazetaren Dorjana Bezat që kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë. “Kishte…
Qeveria britanike zbuloi sot përjashtimet e para nga regjimi i karantinës, vendosur për të luftuar kundër epidemisë së koronavirusit, që përfshin të mbërriturit nga Gjermania, Franca, Spanja apo Italia duke filluar nga 10 korriku. Por, me rrezikun e konfuzionit, ajo vendosi gjithashtu që këto përjashtime do të zbatoheshin vetëm për të mbërriturit në Angli dhe se karantinimi do të ishte ende i detyrueshëm për të gjithë personat që mbërrijnë në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, me dënimin e gjobës. Britania e Madhe ka qenë një prej vendeve europiane më të prekura nga epidemia e COVID-19 me të paktën 44…
Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve. Nuk i braktis kurrë njerëzit që e kërkojnë atë duke i shpërblyer në fund. Të tjerë mendojnë se fati është i paracaktuar nga fuqi të mbinatyrshme dhe gjithçka që përjetojmë në jetë është vijimësi i asaj që është ”shkruar” për ne. Por pavarësisht këtyre debateve, të gjithë njohim njerëz që duket sikur fati nuk i braktis kurrë. Nuk do të qe çudi nëse miqtë tuaj fatlumë t’u përkasin këtyre shenjave të horoskopit. Peshorja: Peshorja njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë…
Detaje të reja shumë tronditëse janë bërë me dije së fundmi në lidhje me ngjarjen e Kombinatit, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në spital nën kujdesin e mjekëve. Gazetarja e kronikës Dorjana Bezat, duke iu referuar ekpertëve mjekoligjorë, ka thënë se dyshohet se trupi i 33-vjeçares Anisa Josifi ishte i dekompozuar, pasi ajo kishte 5 muaj e vdekur. Për trupin e pajesë kujdesej nëna me vajzën tjetër, duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje. “Grupi hetimor ka nxjerrë detaje të reja tronditëse në lidhje me…
Mjekët në vende me një numër në rritje pacientësh që kanë kaluar koronavirusin, thonë se ata që janë prekur rëndë, kanë nevojë për trajtim edhe pasi kanë dale nga spitali. Ka shqetësime se një numër i vogël njerëzish mund të pësojnë një dëmtim afatgjatë apo të përhershëm të mushkërive, si edhe dobësi të vazhdueshme, çorientim dhe ankth. Susan Cresswell doli nga spitali në prill por ajo ende nuk është rimëkëmbur plotësisht. Asaj vazhdon t’i merret fryma dhe ndjehet pa fuqi. 65 vjeçarja do të dilte në pension në tetor por tani nuk është e sigurt nëse do të kthehet dot…
Vëllezërit e 56-vjeçare Zhaneta Josifi e cila u gjet e pajetë bashkë me vajzën e saj e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë disa javë më parë kanë thënë se përgjatë këtyre kohëve kanë shkuar disa herë te shtëpia e motrës së tyre, por nuk e kanë takuar mbesën e tyre. Lidhur me këtë fakt motra e tyre është justifikuar duke thënë se ajo ndodhet në dhomën tjetër ose është duke fjetur. Dyshohet se vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe mund të ketë ndërruar jetë disa javë më parë pasi trupi i saj është dekompozuar.
Nënë e bijë janë gjetur pajetë në banesën e tyre, ndërkohë vajza tjetër është në gjendje të rëndë në spital. Familja Josifi janë me origjinë nga Përmeti, por prej më shumë se 15 vitesh jetonin në Tiranë. Mësohet se burri i shtëpisë ka qenë mësues dhe një ndër themeluesit e degës së dëshmitarëve të Jehovait në Përmet. Zhaneta Josifi banonte në në një apartament me dy vajzat e saj Anisën dhe Blertën, ndërsa bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë pak kohë më parë. Drejtori i Policisë, Jaupi tregon si u gjetën tre gratë: Njëra ishte e shtrirë në krevat, e…
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë një deklaratë zyrtare nga Kombinati duke treguar detaje lidhur me vdekjen e nënë e bijë në banesën e tyre në Kombinat. Në fjalën e tij, para mediave, Jaupi është shprehur se vëllai i 56-vjeçares, kishte kërkuar ndihmë pasi prej 3 ditësh nuk komunikonte dot me motrën dhe mbesat e tij. Sipas tij, njëra nga vajzat është gjetur e mbuluar me batanije e jorgan, edhe pse ditët e fundit vendi është përfshirë nga temperatura të larta. Ky detaj ngre dyshimet se e reja, e identifikuar si Anisa Josifi, ka ndërruar jetë ditë…
Eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho ka bërë një propozim që sipas tij ul ekspozimin e personelit mjekësor ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus. Ai thotë se duhet ngritur një reanimacion virtual që krijon mundësinë që pacientët e hospitalizuar të menaxhohen nga mjekë të specializuar brenda dhe jashtë vendit pa patur nevojë të kenë kontakt me ta. Dasho shprehet se komandat e aparaturave jepen në distancë, ndërsa shton se një sistem i tillë mund të implementohet brenda pakë ditëve me një kosto të përballueshme. “Një reanimacion virtual për pacientët e prekur nga covid-19 Muaji qershor u mbyll me gati…
Ish partnerja e reperit Stresi është duke shijuar ditët e nxehta të verës nën shoqërinë e miqve të saj. Teksa ndodheshin në plazh ata kanë provuar të ngasin motorat e ujit mirëpo nuk ka kaluar pa një incident. Kejsi ka zbuluar në instastory se teksa kanë qënë siper motorit në një moment kanë rënë në ujë e duket se kjo ngjarje ka lënë dhe pasoja. ”Dhe rezultati kur bie”- shkruan Kejsi teksa tregon këmbën e enjtur.