Author: tirana

Shërbimi publik britanik BBC njoftoi sot në faqen e tij të internetit se do të shkurtojë 450 vende pune Kjo, si pjesë e një programi për të ristrukturuar rrjetin e radiove dhe stacioneve televizive lokale në Angli, në mënyrë që të zvogëlojë kostot. Pritet që duke ulur rrjetin dhe numrin e kompanive të punësuar, ata do të arrijnë kursime prej 25 milionë funta deri në vitin 2022, thuhet në informacion.

Read More

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut. Një studim, thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza. Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 përqind. Studime të tjera shpjegojnë se gjumi i mirë i mban enët e gjakut në formë duke garantuar një qarkullim të mirë të tij. Të dhënat e revistës Experimental Physiology tregojnë se mungesa…

Read More

Një gjykatës në Nju Jork i dha dritën jeshile mbesës së Presidentit Donald Trump për të botuar librin, ku prej kohësh diskutohet se i nxjerr të palarat këtij të fundit. Libri i Mary Trump, “Shumë por kurrë mjaftueshëm, si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë” (Too Much and Never Enough, Hoë My Family Created the Ëorld’s Most Dangerous Man), pritet të dalë në treg më 28 korrik. Pas diskutimesh të shumta nëse ky libër që zbulon të fshehtat e Donald Trump duhet të botohet apo jo, Gjykata dha vendimin e saj pro botimit. Megjithatë ekziston akoma mundësia…

Read More

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar . Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të…

Read More

Dielli po shkëlqen dhe vera sapo ka filluar! Pas kaq kohësh në izolim, ne nuk mund të presim derisa të jemi në formë, për të shfrytëzuar sa më shumë ditët e ngrohta dhe netët e gjata. Por ju mund të pyesni veten se çfarë ndodhi me qëllimet e trupit tuaj veror… Planet e përcaktuara mirë thjesht nuk duket se funksionuan dhe gjatë muajve të fundit ka qenë veçanërisht e vështirë për të qëndruar në formë me një mënyrë jetese të shëndetshme. Ka pasur më pak mundësi për të qenë aktiv, palestrat janë të mbyllura dhe ka qenë e vështirë të…

Read More

Këngëtarja e njohur, Olta Boka, është në ditët e fundit të shtatzënisë. Mirëpo ditët e nxehta të verës e kanë bërë tê mendojë edhe për plazhin. Për të krijuar një atmosferë plazhi këngëtarja ka vendosur një pamje deti në televizor, ka marrë kapelen dhe librin dhe ka vendosur me humor të ‘kalojë’ një ditë në ‘bregdet’. “Ndërkohë në një verë paralele unë jam duke shijuar plazhin, diellin, kripën dhe ndonjë coctail”, shkruan Olta. Edhe pse këngëtarja po përjeton periudhën më të bukur, pak plazh do i mungonte të gjithëve.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë shkollës “Myslim Keta”. Dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar. Ndërkohë shkaqet mbeten mister. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Read More

I ftuar në emisionin e Fatmir Spahiut, aktori kosovar Osman Azemi ka folur për një projekt të ri të grupit Stupcat. Ai zbuloi se skuadra me të cilën po punon, po mendon të bashkëpunojë me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu. Ata kanë në plan të realizojnë një film e në të do të jetë edhe një rol për Ermal Fejzullahun. Këngëtari duket se ka goxha shumë talent për aktrim dhe shumë shpejt mund ta shohim në një pozicion që nuk e kemi parë kurrë më parë. Ai është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të talentuar dhe me…

Read More

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur dy pishina që janë gjetur me shkelje, ndërsa ka marrë vendimin për pezullimin e një aktiviteti. ISHSH njofton se janë realizuar 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit . “Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit . Janë vendosur: 2 masa me gjobë në pishina të cilat janë gjetur në shkelje; 1 vendim për pezullim të aktiviteti; ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit. Ministria e Shëndetësisë…

Read More

Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste dhe ish-ministre e Mbrojtjes për 4 vite, thotë se Partia Socialiste mbetet partia me demokratike në Shqipëri. Ajo shprehet se, gjithmonë brenda partisë ka mendim ndryshe, por edhe kërkesë llogarie ndaj qeverisë së dalë prej saj. “Pandemia na i ka limituar takimet brenda PS. E para, vazhdoj të jem e bindur se demokracia brenda Partisë Socialiste është një demokraci që është zhvilluar në ditë, nuk e është e djeshme apo e pardjeshme, dhe vazhdon të mbetet e tillë dhe nuk ka të krahasuar me jetën e asnjë partie tjetër, cilado qofshin ato. Kjo është…

Read More

jysmëfinalja e vajtjes në Kupën e Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës na ka dhuruar sërish një “teatër” modern të cilin e kishim harruar në fakt… Ekipi që do të shpallet kampion Shqipërie (pritet matematika), pas një pjese të parë të dominuar dhe ku ekipi mallakastriot nuk shkoi njëherë në portë, në pjesën e dytë (duke përfshirë edhe dy zëvendësime) harron të luajë futboll dhe goditet dy herë nga Murataj, që në harkun e 15 minutave mund të kishte shënuar plot 3 apo 4 herë… Madje, Goxhaj humbi penallti për 3-1 në fund teksa Ilion Lika ia priti. Por, ajo që…

Read More

Ju paralajmëruam më herët se Bes Kallaku do i rikthehet verës me një këngë, për të cilën kishte rezervuar edhe një surprizë, siç ishte pjesëmarrja e ijes së tij. Tashmë kënga është publikuar dhe po bën namin në You Tube. Për tekstin është kujdesur vetë Besi, kurse muzika mban vulën e dy emrave, Mixey dhe Apollo, ndërsa ylli videoklipit është pikërisht gjyshja e aktorit. Ndonëse kënga përmban nota humori, sikundër bën zakonish Besi, vlen të theksohet se ndër rreshta bien në sy edhe disa kunja për këngëtarët, teksa thotë: Paska ulje çmimesh për me ble rritje klikimesh. Biznes muzikor është…

Read More