Author: tirana

Kryeministrin Rama e shoqëron ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe këshilltari i tij Endri Fuga. Takimet që po zhvillon kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në Kosovë, vijnë si rezultat i aktualitetit politik në vendin fqinj. Kujtojmë që Prokuroria Speciale ngriti aktakuza të rënda ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli. Ata akuzohen për krime lufte, tortura ndaj njerëzve të pambrojtur, zhdukje trupash etj. Pas Kurtit kryeministri Rama u prit dhe nga kreu i qeverisë së Kosovës Avdullah Hoti, e më pas do të takojë dhe presidentin Hashim Thaçi.

Read More

Një 56-vjeçar ka përfunduar në gjendje të rënduar shëndetësore në spital, pasi u godit nga një lopë. Ngjarja ndodhi të dielën në Luginën e Aostës. L’ex presidente della Camera Luciano Violante è ricoverato nel reparto di rianimazione dell’ospedale Parini di Aosta, in prognosi riservata. Violante si trovava a Cogne dove trascorre solitamente le vacanze, 4 agosto 2016. ANSA/THIERRY PRONESTI Burri, me origjinë shqiptare, u godit nga brirët e kafshës pak para mesditës së të dielës. Fillimisht u transportua në spitalin Aosta, por duke pasur parasysh gjendjen e tij, mjekët urdhëruan shtrimin në spitalin e kujdesit intensiv, shkruajnë mediat italiane, përfshirë…

Read More

Nuk e dimë nëse po bën humor apo e ka seriozisht, por Bes Kallaku sapo paralajmëroi se do të sjellë një këngë të re këtë verë. Tipike siç ai di vetë, kënga e re po xhirohet në një fushë të madhe ku duken disa dele nga pas dhe gjejeni pak titullin e këngës? “Katunari gangsta”, çfarë tjetër? Vetë Besi e ndau këtë lajm në një postim në InstaStory, duke treguar se kënga e re do të vijë së shpejti. “Bes Kallaku- KTG (katunari gangsta) song. Së shpejti!”- shkruan aktori krahas postimit, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur.

Read More

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se disa oficerë të rinj shqiptarë janë diplomuar në SHBA. Xhaçka vlerëson se oficerët nga Shqipëria u graduan me master në Amerikë, duke i bërë ata personel të FA të Shqipërisë, një nder i veçantë për Forcat tona të Armatosura. Postimi i Olta Xhaçkës: Një e ardhme e mrekullueshme i pret Forcat e Armatosura me arsimimin e oficerëve të rinj në akademitë ushtarake më elitare të SHBA 🇦🇱🇺🇸. Por një e ardhme dhe mundësi po kaq të mira i presin të gjithë ata të rinj e të…

Read More

Kemi parë shifra pafund, çdo ditë, por kanë qenë të rrallë ata që kanë treguar se si është të jesh me virusin e ri. Covid-19 na ka krijuar një botë të re, ku jemi të rrethuar nga shumë pikëpyetje. Ndër njerëzit e rrallë që flet për këtë sëmundje mbi të cilë ende shumëkush ka pikëpyetje, është edhe një vajzë e re që jeton në Nju Jork, Amerikë. Vana Nikolli është një vajzë nga Tirana e cila në tetor të vitit 2019 shkoi të jetonte me bashkëshortin e saj në Nju Jork. Në fillim jetesa për të ishte shumë normale, deri…

Read More

Javier Solana Shoqëritë perëndimore aktualisht janë të mbërthyera nga ideja se ne po hyjmë në një luftë të re të ftohtë, kësaj here mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Kjo narrativë ka filluar të dominojë për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare sino-amerikane dhe është forcuar më tutje nga kriza e COVID-19. Argumenti i shumë personave është që është më e arsyeshme të përgatitemi se sa të injorojmë me naivitet përplasjen për hegjemoni që do të përcaktojë realitetin e përditshëm në të ardhmen e afërt. Por këto deklarata, ndërsa supozojnë se janë paralajmëruese, në fakt përbëjnë vetëm një maskë për fatalizëm ndërsa…

Read More

29 Qershor, Tiranë- Shefja e Shërbimit të Infektivit në QSUT, Prof. Najada Çomo, ku po trajtohen të prekurit me COVID19, u ka ribërë edhe njëherë apel të gjithë qytetarëve për t’u treguar të kujdesshëm në këtë fazë të epidemisë, sipas saj liria individuale përfundon aty ku cënohet shëndeti i tjetrit. Duke theksuar se ky virus po prek edhe moshat e reja, Çomo është shprehur se e vetmja armë që mund të mbrojmë veten përball kësaj beteje është të ruhet distancimi fizik dhe të zbatohen rregullat për të mos u infektuar me COVID19. “Çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi…

Read More

Një adoleshent përdhunues u burgos, pasi prindërit e tij e çuan atë në një stacion policie dhe e detyruan të rrëfente krimin e tij. Jack Evans, 18 vjeç u burgos për sulm seksual, ndërsa viktima e tij nuk bëri asnjë ankesë. Ai i kërkoi falje asaj me tekst dy muaj më vonë por babai i tij i tmerruar e pa mesazhin. Evans do t’i shpëtonte drejtësisë, por babai dhe njerka i thanë që të tregonte ngjarjen. Më vonë, policia gjurmoi viktimën e tij i cili u tha atyre: “Ai më përdhunoi”. Punonjësi i restorantit, e kishte bindur studenten të bënte…

Read More

Për Irmën shpenzimi për një veshje duhet të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes. Për këngëtaren Irma Libohova, të shpenzosh 500 euro për një veshje është shumë. Në një intervistë për emisionin ‘Jo vetëm modë’ në ‘Tv Klan’, Irma ka treguar se nuk do të shpenzonte kurrë për një veshje që kushton shtrenjtë. Për Irmën shpenzimi për një veshje duhet të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes. Pjesë nga intervista Orinda Huta: Për veshjen harxhon shumë? Irma Libohova:…

Read More

Partia Demokratike ka nisur procesin e selektimit te kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në të gjithë vendin, pas miratimit të udhëzimit nga kryesia. Ish-deputeti Gert Bogdani vlerëson, se paralelisht me debatin e listave te hapura, Partia Demokratike po bën pikërisht këtë proces brenda forcës së saj politike. “Në një kohë që diskutohet ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave dhe në një kohë që qeveria e ka bërë shumë të qartë se nuk i do listat e hapura sepse nuk do që qytetarët shqiptarë të zgjedhin përfaqsuesit e tyre, Partia Demokratike ka zgjedhur këtë infrastrukturë të brendshme…

Read More

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari nga Shkodra, i cili ka dhënë detaje të tjera lidhur me atentatin e dështuar ndaj Fatjon Harushës. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, kjo nuk është hera e parë që ndaj djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së, Luan Harushës, tentohet eliminimi. Qytetari, i cili ka zgjedhur që të jetë anonim, shton se vetëm një muaj më parë atij i kanë vënë tritol në makinë, por lënda plasëse është pikasur në kohë nga një grua që udhëtonte më të në makinë. “Atentat në Vukatan në dalje të Shkodrës,…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqipetare, Dua Lipa është kthyer në një ndër artistet më të paguara të estradës botërore. Prestigjozja “The Sun” ka shkruar se këngëtarja është bërë një nga fitueset më të mëdha të showbizit në botë, duke arritur një pasuri me vlerë prej 24.7 milionë paund ose ndryshe 28 milionë euro. Referuar ketyre shifrave, pasuria e saj krahasuar me një vit më parë është dyfishuar me 13 milionë euro. Prestigjozja në fjalë bën të ditur gjithashtu se vetëm në bankë numëron 17.3 milionë paund ose ndryshe 19 milionë euro duke ju referuar shifrave të paraqitura në ‘Companies House’. Suksesi…

Read More