Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka treguar gjithmonë se gëzon një raport shumë të ngushtë me djalin e saj, Fernandon, për të cilin kujdeset të mos i mungojë asgjë. Së fundmi ajo ka publikuar një foto me të, ku shihet se i vogli po i dhuron puthje. “E adhuroj buzëqeshjen e tij, i dua fort përqafimet e tij, e adhuroj zemrën e tij, por mbi të gjitha e dua sepse është djali im”, ka shkruar Çiljeta krah postimit të fundit ku shfaqet dhe me ‘look-un’ ndryshe me gërsheta.
Author: tirana
Banorët e Fushë-Labinotit në Elbasan janë ngritur në protestës sërish ditën e sotme, kundër fabrikës së peshkut “Razafa”. Ata pretendojnë se kërkesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje. Administratori i firmës së peshkut, Gjergj Luca, ndërsa u është drejtuar protestueve me fjalë fyese. “Po të jetë njeri ka*derr të vijë të futet këtu tek dera”, dëgjohet të thotë Luca.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar edhe në zyrën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili është nën akuzë nga Gjykata Speciale. Veseli e ka pritur kryeministrin Rama që tek hyrja e selisë dhe i ka treguar të gjithë ambientin duke e prezantuar edhe me stafin dhe zyrtarët e PDK-së. I emocionuar nga vizita dhe mbështetja e kreut të qeverisë shqiptare, ish-kryeparlamentari Veseli nuk i kurseu edhe fjalët e mira duke e falenderuar disa herë rresht për vizitat e tij në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzave. “Në zyrën time janë kolegët, kryeministër mirë se ke ardhur. Të lumshin këmbët! Faleminderit…
Luana Vjollca është padyshim një nga emrat më në zë të momentit, pas sukseseve të njëpasnjëshme që ka arritur. Ajo është një ndër figurat publike më të ndjekura në vendin tonë, teksa përpos rolit të moderatores ka korrur sukses edhe si autore dhe këngëtare. Por, si ia ka dalë Luana të jetë kaq e sukseshme dhe të prek majat? Kjo është një pyetje që u bëhet shpesh njerëzve të arrirë, dhe sot Luana ka ndarë me ne “çelësin” e suksesit. Moderatorja ka postuar në Instastory një thënie shumë të famshme që thotë: “Në fund të fundit jeta ime është historia…
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur në lidhje me të larguarit apo ata që janë përzënë nga PD. Zhupa tha se mirëpritet kontributi e tyre, ndërsa ka sqaruar edhe qëndrimin e këtij subjekti politik për ata që e shikojnë si interes personal dhe jo çështje ideali. “Lulzim Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike. Nëse dëshira e dikujt është vetëm lista e kandidatit për deputet kjo tregon interesin e momentit e jo për një ideal. Mendoj se kësaj radhe balanca është bërë shumë mirë, sepse nuk ka më mirë se balanca që vendos anëtarësia, kjo e fundit…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Një 37-vjeçar ka humbur drejtimin e kamionit dhe ka rënë në liqen, duke gjetur vdekjen. “Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.” – njofton policia. Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të zbardhë dinamikën e aksidentit.
Merkato sapo ka nisur, por është thuajse e sigurt se ky këmbim do të jetë më i bujshmi i kësaj vere. Para pak çastesh Barcelona njoftoi shitjen e Artur Melos te Juventusi dhe tani ka ardhur koha të zyrtarizohet ardhja e Miralem Pjaniç në “Camp Nou”. Boshnjaku do të lërë Juventusin në fund të këtij sezoni dhe do i bashkohet Mesit me shokë për shifrën e 60 milionë eurove, plus 5 të tjerave në formë bonusesh në varësi të paraqitjeve të lojtarit. Siç bëhet me dije, brenda katër orëve të ardhshme Pjaniç do të firmosë kontratën e re, e cila…
Ambasada greke ka njoftuar sot zyrtarish në lidhje me lëvizjen e shtetasve të Shqipërisë drejt tokës së vendit fqinj. Sipas selisë diplomatike, Greqia do të respektojë udhëzimet e Bashkimit Evropian. Ajo shprehet se nuk do të lejohet hyrja e personave nga Shqipëria përmes detit, rrugëve apo herkurudhave. Ambasada shprehet se ky regjim do të vazhdojë edhe pas 1 korrikut. Njoftimi i plotë: Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të…
Janë zbardhur të tjera detaje nga dosja e Prokurorisë për Eduart Lamajn, autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë më 30 maj të dy biznesmenëve Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Marku, në Laç. Lamaj shpjegon dinamikën e asaj dite, takimin e tij me 3 miqtë dhe hakmarrjen ndaj shtetasit Arjan Allamani, që sipas tij kishte një konflikt të vjetër që në 2007, për një sasi parash. Lama deklaron se qëllimi i tij ishte që të shkonin tek lokali i shtetasit Arjan Allamani, që t’ia largonin klientët dhe t’i shkaterronin lokalin. “Më 30 maj, në orën 08.30 kam qenë në…
Këtë qershor shqiptarët në Mal të Zi shënuan 50-vjetorin e Besëlidhjes së Malësisë ku u mor një zotimi historik për të hequr dorë nga gjakmarrja, e cila kishte shkatërruar komunitetet e tyre për shekuj me radhë. Nga Samir Kajosevi Komuniteti etnik shqiptar i Malit të Zi është krenar për mënyrën se si ata kanë mbajtur një marrëveshje të arritur 50 vjet më parë, në qershor 1970, për të ndaluar gjakmarrjen që për shekuj me radhë ngujoi komunitetet atje në konflikte gjysmë të harruara. Më 28 qershor 1970, fise dhe familje nga zona me shumicë etnike shqiptare e Malësisë në afërsi…
Presidenti Ilir Meta është shprehur se duhet të nisë menjëherë zbatimi i rekomandimeve të komisionit të Venecias. “PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME! Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV. Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.”, shkruan Meta në…
Ish-velina Alesia Bami, tashmë moderatore, i ka ‘çmendur’ të gjithë me pozat e saj të fundit. Bukuroshja e ekranit ka publikuar në Instagram disa foto tepër joshëse. Me bikini seksi që i tregojnë format perfekte, Alesia ka provokuar në pozicione delikate ndërkohë që shëtiste me jaht. Në foton e parë ajo ka vendosur vetëm simbolin e diellit, ndërsa në foton tjetër ka shkruajtur “Po mendoja, mbaje se na zuri”. Pëlqimet dhe komentet në faqen e bukuroshes Bami kanë qenë të shumta.