Presidenti amerikan Donald Trump tha dje në mitingun e tij elektoral në Oklahoma se do t’i kërkojë kongresit legjislacion për burgosjen me të paktën një vit të atyre që djegin flamurin amerikan. “Ne duhet të krijojmë një legjislacion që kur dikush djeg flamurin amerikan të shkojë në burg për një vit,” tha Trump në mitingun e parë elektoral pas tre muajsh në Tulsa, Oklahoma. Presidenti republikan përsëriti thirrjen e tij për t’i bërë të dënueshme veprimet denigruese ndaj flamurit duke e kërkuar këtë nga dy senatorët që ishin në miting. Gjatë javëve të fundit disa demonstrues kundër dhunës së policisë…
Author: tirana
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio e pyetur lidhur me ndonjë parashikim të mundshëm për rritjen e numrit të të infektuarve, tha se një gjë e tillë mund të ndodhë pasi veç virusit, përballemi edhe gripin. “Në vjeshtë apo në dimër do të përballemi me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin, dhe kombinimi i këtyre dy sëmundjeve, që kanë shenja klinike të ngjashme, do të shtojë numrat dhe kërkesat për shërbime shëndetësore, se kemi të bëjmë me dy epidemi. Do të shihet nëse do të jenë në garë, nëse do të vazhdojnë, apo nëse dikush prej…
Gjithmonë është menduar se femrat e arrijnë majën e epshit seksual pak më vonë sesa meshkujt. Por, shanset janë që vajza, ju do ta keni seksin më të mirë të jetës më herët se ç’keni pritur – në fakt, veçse mund ta keni përjetuar atë. Përderisa hulumtimet e kaluara kanë treguar se libidoja e grave është në majë në vitet e tyre të 30’ta, hulumtimet e reja sugjerojnë se kjo mund të mos jetë e vërtetë. Të dhënat e reja sugjerojnë se gjysma e grave kanë zbuluar se dëshira e tyre seksuale ishte më e madhe mes moshës 18 dhe…
Depresioni është një nga sëmundjet më të përhapura. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore Të Shëndetësisë, mbi 300 milion njerëz të grupmoshave të ndryshme vuajnë nga depresioni. Kjo sëmundje prek më shumë gratë se burrat. Megjithatë, është shumë e vështirë për njerëzit të kuptojnë nëse po vuajnë nga depresioni apo po kalojnë thjesht një fazë mërzie dhe trishtimi. Mërzia është një emocion që nuk duhet anashkaluar por nuk krahasohet me depresionin. Sipas ekspertëve, depresioni karakterizohet nga një ndjesi e vazhdueshme trishtimi, faji, vetë vlerësimi të ulët, mungesë energjie dhe përqendrimi të cilat kanë një ndikim të fortë në jetën e…
Shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të organizimeve fetare, tha zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove. “Është me të vërtetë e rëndësishme që vendet të zbulojnë me shpejtësi këto raste”, tha ajo në një konferencë për media. Ajo nuk përmendi vendet që po ballafaqohet me këtë situatë. Më shumë se nëntë milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar të dielën për rritjen më të madhe të numrit…
Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një në tre femra vuajnë nga vetmia. Ky studim është kryer nga disa studiues në Universitetin e Essex, në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët shprehen se femrat po përjetojnë më shumë probleme me shëndetin mendor, se sa meshkujt gjatë kësaj periudhe. Sipas tyre shkak është bërë situata e krijuar nga pandemia dhe rritja e përgjegjësive të femrave, për sa i përket kujdesit për familjen dhe shtëpinë. Studimi zbuloi se më shumë se një e treta e grave kanë raportuar se ndjehen të vetmuara si pasojë e situatës. Studiuesit u shprehën se…
Një ndër çiftet më interesante dhe ndër më të komentuarit gjatë kësaj periudhe ka qenë modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda. Pasi kaluan karantinën së bashku, ata vendosën të mos fshihen më dhe madje Eros konfirmoi hapur lidhjen me Oriolën. Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot nga i njëjti vend dhe duket se ata kanë kaluar kohën më të bukur me njëri-tjetrin në izolim. Më në fund sot Oriola ka postuar një foto me Erosin, ku pozojnë të dy të përqafuar, teksa ka vendosur mbi foto edhe një ëngjëll. Ndonëse fytyrën e futbollistit ajo ka zgjedhur…
Një efektiv i forcave të Rendit ka goditur me grushte fytyrës një person që është vënë në pranga. Në videon e publikuar nga faqja e njohur në rrjetet sociale “Brryli Broadëay”, shihet se si janë arrestuar dy persona, por pavarësisht kësaj, efektivët i dhunojnë. Njëri prej tyre, i veshur me uniformën e Rendit, i sulet të prangosurit me grushte fytyrës, ndërkohë që një tjetër efektiv e mban nga krahët, në momentin që ai tenton të largohet. Vetëm pak metra larg, në derën e makinës së Policisë, ndodhet i arrestuari tjetër, i cili ngre zërin në momentin që i godasin shokun.
Greqia ka pësuar një rritje të lehtë të rasteve, thuajse të papërfillshme, duke qenë se dje kishte 19 kurse sot 2 më shumë. Ndërkohë numri i viktimave qëndron 190, ai i të infektuarve shkon në 3 mijë e 287 kurse 9 pacientë janë në spital në intubim. Në krahasim me Ballkanin, Greqia ka pak raste me COVID-19 teksa prej heqjes së masave kufizuese asnjë ‘hap pas’ nuk është bërë nga autoritetet greke. Sezoni veror vijon rregullisht në pritje dhe të hapjes së kufijve tokësorë, me shumë mundësi në 1 korrik.
Fatma Haxhialiu ka dhënë një mesazh lidhur me raportin mes aspiranteve për personazhe televizive dhe vetë televizionit. Nisur nga eksperienca e saj, Fatma e ka përshkruar punën në televizion si “harxhim kohe, nervash dhe energjish”. “Nga ana tjetër nuk është më as privilegj, as zotësi të dalësh në ekran apo të kesh emisionin tënd”, ka shkruar Fatma, duke shtuar se situata mediatike në vend është kthyer në diçka jo serioze dhe amatoreske. “Sot, personazhet e Instagramit po i japin famën televizioneve”, ka shtuar ajo. Fatma ka theksuar se në televizion punojnë ende njerëz të talentuar dhe profesionistë. “Mënyra më e…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami thotë se diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë pësuar një ngrirje dhe sipas tij kryeministri Rama po përdor një lojë tinëzare. “Është dhe një lojë tjetër që Rama ka bërë, është një lojë e shëmtuar, dredharake, tinëzare, që Luli është vëllai im, Luli është shoku im, me Lulin merrem vesh, por me ato të tjerët nuk merrem vesh. Kjo është një lojë. Opozita ka pozicionin e saj dhe mazhoranca ka pozicionin e saj. Opozita gjithmonë kërkon të respektojë rregullat e lojës, nuk kërkon dashuri më të madhe se sa duhet ose lajka të tipit…
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është kthyer deklaratave të opozitës, të cilët e kanë kritikuar për prejardhjen dhe dialektin. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo shprehet e prekur se është e papranueshme të dëgjosh të thuhet “Kthehu prej nga ke ardhur!”, kur je një shqiptar me prejardhje nga Kosova në 2020-tën. Shahini deklaron se opozita është e dëshpëruar nga mungesa e përkrahjes popullore dhe mungesa e argumenteve kundër qeverisjes së PS në arsim. Sipas Shahinit, ata nuk kanë argumente të kritikojnë standardin që qeveria po kërkon në arsimin e lartë. “Partia që ka shitur vendet e punës për mësuesit…