Besa Kokëdhima është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të talentuara të muzikës shqiptare. Vajza e biznesmenit dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima, është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht në Instagram. Si duket këngëtarja ka nisur pushimet. Së fundmi Besa ka vendosur që të ndajë disa foto me ndjekësit e saj, ku shfaqet tejet sensuale me bikini, teksa shijon ditët e nxehta në plazh. “Ndihem sikur kam qënë këtu më parë”, shkruan këngëtarja krahas fotove.
Author: tirana
Aleati i Partisë Demokratike, kryetari i PAA-së, Agron Duka i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj u shpreh se sondazhet nxjerrin koalicionin opozitar fitues të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Nëse ne kandidojmë, opozita e bashkuar në koalicion, përballë PS-së e vetme, në kërkim të ndonjë aleati, fiton opozita, në cdo sondazh. Koalicioni është i fortë. Vetëm nuk qeveris LSI-ja, qeveris me atë tjetrën, prostitucioni nuk bëhet vetëm, do partner, prandaj akuzo atë tjetrën, që sa herë i duhet për të qeverisur i bën ofertë tjetrës. Mos bëni diversione. Vetë Rama me natyrën e tij ka larguar…
Është padiskutim një ndër lidhjet më të përfolura të shoëbiz-it shqiptar, ajo mes Egla Harxhit dhe fotografit Aleksander de Basseville. Ata u bënë të famshëm për marrëdhënien treshe që patën bashkë me një vajzë të quajtur Alesia. Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer, i cili me sa dukej do të kishte jo një, por dy nëna dhe një baba. Por pak kohë pas lindjes, ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian, teksa në një intervistë të dhënë më pas, Egla deklaroi se…
Bomba të reja u publikuan në internet. Tre biseda audio dhe një video material të publikuara nën pseudonimin “Leplivi race” janë publikuar në kanalin Youtube. Në regjistrimin dëgjohet zëri i ish drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor Den Donçev. Në video shihet sesi për një moment para Donçevit dikush lë para kesh dhe ai i merr dhe i fut në çantën e tij. Në audio materialet Den Donçev i përmend Zoran Zaevin, avokatin Filip Medarski, pra avokatin e Zaevit, por edhe prokuroren Villma Ruskoska dhe drejtoreshën e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar. Lideri i LSDM-së Zaev thotë se përgjigje për bombat…
Kjo verë padyshim do të mbahet mend si vera e hiteve dhe e bashkëpunimeve. Pas karantinës, artistët e njohur shqiptarë janë rikthyer plot frymëzim për projekte të reja që do të bëjnë namin këto muaj. Pasi dogji rrjetin me këngën e tij solo “I kam kall”, Ylli Limani ka një tjetër surprizë për fansat e tij. Shumë shpejt Ylli Limani do të sjellë një bashkëpunim me reperin e njohur Lumi B dhe pritet që kënga të jetë nam! Nuk dihet ende një datë publikimi, mirëpo mësohet se dyshja është në punë e sipër të përgatitjes së hitit të ri. Kënga…
Sipas një studimi të ri të kryer së fundmi rezulton se shenjat e të qenurit të prirur për diabet në një moshë të rritur, mund të shihen që në moshë shumë të re. Studiuesit kombinuan informacionin gjenetik, e cila përfshin matjen e shumë molekulave të vogla në një mostër gjaku, për të provuar dhe identifikuar modele, që janë specifike për fazat e hershme të zhvillimit të diabetit tip 2. Autori i studimit, Joshua Bell shpjegoi: Ne e dinim që diabeti nuk zhvillohet brenda natës. Ajo që ne nuk e dinim është se sa herët në jetë shenjat e para të…
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër për shkak të punimeve në disa fidera të nënstacionit të Selitës do ketë ndërprerje energjie në Tiranë. Energjia elektrike do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe rrugën “Sandër Prosi”. Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 23 qershor Për shkak të remontit të planifikuar në disa fidera të NST Selitë, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë Pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sandër Prosi”
Një nga figurat më të rëndësishme për Partinë Socialiste është Gramoz Ruçi. Tashmë në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, ai njihet si personi i vetëm që i mbijetoi të gjithë kryetarëve që ka pasur PS, duke shërbyer si Sekretar Organizativ e më pas i Përgjithshëm i saj për shumë vite. Por gjatë mbledhjes së fundit të Konferencës së Kryetarëve, Ruçi ka zbuluar edhe një detaj të ri që ka të bëjë me komunikimin mes tij dhe kryeministrit Rama. Tirananews.al ka mësuar se duke i kthyer një përgjigje një prej deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonte një takim me Ramën sikurse…
Arkimed Lushaj njihet për spontanitetin dhe thjeshtësinë e tij, si njeri apo dhe si artist. Stresi së fundmi ka publikuar në Instagram një video ku shihet duke bërë xhiro me kal, me disa shokë, ndërsa njëri prej tyre që ishte duke i filmuar, bie nga kali. Në video dëgjohet Stresi që i thotë kalit “Ec, ec më shpejt”, ndërsa shoku i tij rënkon kur bie në tokë dhe shkakton të qeshura te grupi. “Shokun se lo po kalit s’kam ca i boj”, shkruan Stresi krahas videos.
Ermal Mamaqi na ka dhënë një leksion me vlerë sot përmes një videoje të të birit, Joel, të publikuar në Instagram. Moderatori i njohur ka filmuar të birin me look-un e ri, teksa shënon një gol pas një fjalimi motivues që i bëri Endi Vrapi. Përmes kësaj videoje Ermali tregon se mund t’ia dalim të gjithë të arrijmë atë që duam nëse kemi dikë që na inkurajon dhe na thotë: Ti mund t’ia dalësh! Ja çfarë shkruan Ermali në Instagram: “Djali me bluzë të kuqe që po i flet Joelit, është @endrivrapi, ish lojtar i kombëtares. Mbas disa goditjeve gabim,…
Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, është shprehur në një intervistë televizive se agresiviteti i koronavirusit nuk ka rënë. “Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi. Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi ka ndryshuar në…
Në kuadër të 76-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet në bashkëpunim me Shoqatën Çamëria organizoi aktivitetin “Mos harro Çamërinë”. Në Sheshin Skënderbej në Tiranë u vendosën gërmat 3D “I love Çamëria”. Por sapo kryetari i kësaj parti, Shpëtim Idrizi foli dhe ikën kamerat, edhe gërmat 3D “I love Çamëria” ranë në tokë. Për fat të keq askush nuk i ngriti.