Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas ndarjes së bujshme, Egla Harxhi dhe “Princi i Libofshës” rikthehen bashkë sikur asgjë nuk ka ndodhur

19:12 / June 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është padiskutim një ndër lidhjet më të përfolura të shoëbiz-it shqiptar, ajo mes Egla Harxhit dhe fotografit Aleksander de Basseville.

Ata u bënë të famshëm për marrëdhënien treshe që patën bashkë me një vajzë të quajtur Alesia.

Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer, i cili me sa dukej do të kishte jo një, por dy nëna dhe një baba.

Por pak kohë pas lindjes, ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian, teksa në një intervistë të dhënë më pas, Egla deklaroi se marrëdhënia kishte marrë fund, por më pas mori fund edhe raporti i saj me Alexandre-n.

Ky i fundit ka thënë asokohe në intervista se nuk ka raport me nënën e djalit të tij, madje ka deklaruar se ajo nuk e lë as ta takojë të birin.

Mirëpo, siç thotë një fjalë e urtë e shkuar e harruar.

Dyshja e shumëpërfolur duket se ka lënë pas të gjitha keqkuptimet dhe janë rikthyer sërish në krahët e njeri-tjetrit.

Ata janë shfaqur bashkë në  një intervistë për “Shqipëria live”, ku u shprehën se kanë mundur të sqarohen, të lënë pas të shkuarën dhe të jenë gati për një fillim të ri.

Alexandri tregoi se vdekja e të atit dhe pandemia e kanë bërë të reflektojë, teksa shtoi se donte të ishte pranë të birit.

“Unë erdha për t’i kushtuar kohë familjes sime. Pas vdekjes së babait në janar unë kuptova se shumë gjëra janë duke ndodhur në botë dhe me këtë çmendurinë e pandemisë unë pashë shumë mundësi dhe folëm me Eglën.”- tha Alexandri.

Ndërsa Egla tha se tashmë i kanë sqaruar të gjitha keqkuptimet dhe se gjërat që kanë kaluar i kanë bërë më të fortë.

“Çdo gjë ka një limit. Rrugëtimi jonë ka qenë kompleks dhe gjithë këto prova që kemi kaluar, mendoj se vjen një moment kur e kupton se duhet të ishin kaluar tani këto gjëra se më vonë. Kemi lënë mënjanë të gjitha keqkuptimet, kemi sqaruar shumë gjëra të pathëna. Një nga gjërat që na ka bashkuar që në fillim është fakti se nuk besojmë tek kjo botë fallco. Mund të duket si shaka, por për ne ka qenë shumë serioze.”

E pyetur për arsyen e ndarjes, Egla tregoi se mes tyre kanë ndodhur shumë keqkuptime për shkak se shumë njerëz kanë ndërhyrë në marrëdhënien e tyre.

“Gjatë rrugës kishte shumë vështirësira dhe njerëz që ndikuan për keq brenda marrëdhënies sonë, që kanë nxitur keqkuptime mes nesh. Gjërat janë vënë si me dorë mes nesh këtë kohë. “

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.