Author: tirana

Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka deklaruar se reforma është diçka që e do populli shqiptar dhe është diçka në të cilën kanë investuar shumë Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga miqtë e tjerë të Shqipërisë. “Reforma në drejtësi ka bërë përparim që mjafton për të trembur ata që nuk e duan atë por ende jo aq sa të kënaqë popullin shqiptar. Mendoj se është vërtet e rëndësishme që ne që e mbështesim reformën në drejtësi, populli shqiptar, Shtetet e Bashkuara, të mos dorëzohemi, të mos çorientohemi, dhe të mos shpërqendrohemi në këtë pikë kritike. Duhet të shtyjmë përpara”, shprehet Kim…

Read More

Kërcënimi i një biznesmeni në Tiranë nëpërmjet telefonit ka rezultuar i vështirë për tu zbuluar nga prokuroria, që i ktheu fashikujt pas dhe ja dorëzoi policisë për veprime të tjera shtesë. Biznesmeni me inicialet A.L u kanos dhe është telefonuar pareshtur gjatë nga muaji nëntor 2019 deri në janar 2020. Përmbajtja e mesazheve që personat e paidentifikuar i dërgonin sipërmarrësit në fushën e tregtisë ishin paralajmërime për zhdukjen e familjes së tij. në një rast sipas dosjes që Top Channel disponon A. L u kërcënua se veç familjes në fund do ta vrisnin edhe atë, nëse ai nuk e mbyllte…

Read More

Pas draft-opinionit të Komisionit të Venecias mbi çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese stafi i ngushtë i Presidentit Meta ka vendosur që të festojë dhe në të njëjtën kohë edhe të ironizojë. Drejtori i Kabinetit Arben Cici, zëdhënësi Tedi Blushi, Këshilltarja për Integrimin Evropian Ilda Zhulali, Këshilltari për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Bledar DERVISHAJ si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë , Ketrin Treska kanë veshur bluza me një simbol të veçantë duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë juristëve të qeverisë. Kujtojmë se Ketrin Treska ka qenë Drejtoreshë e Përgjithshme në…

Read More

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCD) i Malit të Zi mori vendimin, të cilin e cilësuan si “strategjik për hapjen e mëtejshme të vendit, në përputhje me ruajtjen e politikës të nivelit më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, të të huajve që jetojnë në vend dhe turistëve”. Veç kësaj, vendimi thuhet se ka të bëjë edhe me krijimin e parakushteve për normalizimin e ekonomisë së prekur nga pandemia e koronavirusit. Me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, u miratuan një sërë kriteresh për të rritur disponueshmërinë e Malit të…

Read More

Këshilli Bashkiak miratoi sot listën e parë me 3 mijë familje që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet. “Sot janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit”, tha…

Read More

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin përfundimtar mbi përplasjen Parlament-President për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ai e cilëson vitale rikthimin në funksion të kësaj gjykate bashkë me Gjykatën e Lartë. Duke theksuar se një numër çështjesh në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të merren në shqyrtim, kërkohet dialog dhe bashkëpunim konstruktiv ndër institucional për tejkalimin e krizës. Komisioni i Venecias është i mendimi se, kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një veprim i veçantë, por nga pasoja e ndërveprimit të disa faktorëve, duke përmendur procedurat e vetingut, që padyshim do të ketë një efekt pozitiv…

Read More

Kryeopozitari Lulzim Basha u prit pasditen e kësaj të premteje në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë, ku mësohet se ecuria e marrëveshjes për reformën zgjedhore ishte në fokus të këtij takimi. Basha nuk preferoi të prononcohej për mediat, pas takimit me zyrtarët e lartë amerikanë. Në 5 qershor, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, theksoi se ishte arritur progres për marrëveshjen, duke i lënë më tepër përgjegjësi Bashës, ndërsa kryeministri Rama theksoi në Parlament se marrëveshja është në fije të perit dhe opozita duhet të reflektojë.

Read More

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ditën e sotme ishte i ftuar Andi. Andi është me origjinë nga Kina dhe në vendin tonë ndodhet për të studiuar gjuhën shqipe. Krahas studimeve, Andi punon dhe si agjent turistik. I pyetur nga moderatorja Erjona Rusi se a ka një të dashur shqiptare, Andi u përgjigj se ende jo, por shpreson që ta gjejë një të tillë. Madje ai habiti me deklaratën duke thënë se vajzat shqiptare nuk kanë dëshirë të martohen me djem të huaj. “Më duket se ato nuk kanë qejf të martohen me djem të huaj”, tha Andi.

Read More

Bëhet me dije se një 45-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi është dëmtuar nga rripi i betonieres. Ai punonte në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, dhe duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, i cili i ka shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Tiranë/Informacion paraprak Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi…

Read More

Gazetarja Aulona Musta nuk ngurron të shprehë hapur mendimin e saj kundër puthjes së fëmijëve në buzë sa herë që diskutohet kjo temë. E ftuar tek “Rudina” këtë të premte, ajo tha se është kategorike kundër sëbashku me bashkëshortin e saj, dhe kjo “nuk është një tekë, nuk është një kapriço”. Aulona Musta: Unë e kam shprehur gjithmonë dhe së fundmi u bë edhe një debat shumë i madh në lidhje me një deklaratë që bëra në lidhje me të puthurën në buzë. Pavarësisht se ajo ishte më e gjerë se sa vetëm e puthura në buzë. Jam kundër, kam…

Read More

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e Hekuran Billës tek ‘Komuna e Parisit’ pak ditë më parë. Gazetarja Dorjana Bezat konfirmoi gjithashtu se policia ka prova të sigurta që Viktor Prela dhe nipi i tij, Sebastiano Mali e kanë ndjekur Hekuran Billën që ditën kur hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Malit të Zi, deri mbrëmjen e 11 qershorit kur edhe ndodhi ekzekutimi. Policia ka sekustruar 80 kamera në të gjithë vendin, aty ku kishin qënë lëvizjet e fundit të Billës për të dalë në konkluzionin se si Viktor Prela ashtu edhe nipi i tij Sebastiano kishin…

Read More

Humbja e Tiranës në Durrës u komentua gjatë, por bardheblutë treguan se gjithçka ishte vetëm një rastësi, pasi u rikthyen te suksesi pasditen e sotme, ku mposhtën Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0 në një ndeshje që prodhoi emocione por edhe polemika. Kjo sepse Vllaznia pretendoi një penallti në minutën e 25-të pas një prekjeje të dukshme të topit me dorë nga ana e Bathës, por Jorgji vijoi lojën. Golat për Tiranën u shënuan nga Torassa 31′, Ngoo 36′ dhe Cale 63′. Nuk pati surpriza as në Vlorë, ku Partizani mori fitoren e dytë radhazi dhe u rikthye plotësisht në…

Read More