Author: tirana

Shqiponja Muça u zhduk në vitin 1995 nga Italia, kur ishte 16-vjeçe duke lënë pas një vajzë 2 javëshe, e cila i shpëtoi rrëmbimit dhe tentativës për t’u shitur për 300 mijë lekë, nga i dashuri i nënës. Sot Esuada është në kërkim të Shqiponjës të cilën e njeh vetëm nga fotoja. Gjatë një lidhje në skype për emisionin ‘Pa Gjurmë’, 25-vjecarja thotë se është lidhur me një zonjë, afro një vit më parë, për të cilën pretendon se është nëna e saj. ‘Unë gjyshen njoh për nënë. Ajo më ka rritur dhe fëmijët e njerkut të mamit. Unë e…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thënë mbrëmjen e sotme se nëse numri i pacientëve me koronavirus rritet, do të hapet spitali covid2 dhe spitalet e tjerë. Në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, Manastirliu shtoi se Ministria ka skenarët e vet dhe sot sipas saj 10% e rasteve aktive në vend janë të shtruar në spital.“Ne do vlerësojmë trendet ditore dhe situatën në spitale. Gjatë ditëve të fundit kemi pasur një situatë të qëndrueshme në spital, deri në 50 të shtruar në spitalin covid 1. Nga këto kritere që lidhen me situatën epidemiologjike, rastet e reja aktive, përhapjen e virusit……

Read More

Opozita deklaron se Partia Socialiste kërkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për kundërshtarët në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve duke kapur kështu KQZ. Por çfarë propozon sot opozita për emërimin e anëtarëve të KQZ? E PLOTË Qëndrim i Opozitës mbi reflektimin në ligj të dakordësisë së arritur mbi cështjen e riformatimit të KQZ I. Në përputhje me pikën 2 dhe 3 të Dakordësisë së arritur në Këshillin Politik të datës 5 Qershor 2020, propozojmëkëtë procedurë për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Avokati i Popullit shpall thirrjen për paraqitjen e…

Read More

Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është vendosur nën hetim nga prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK. Mziu po hetohet për shpërdorim detyre dhe çështje korrupsioni, pas dy kallëzimeve të veçuara të bazuar mbi raport auditin për strehimin social. Në dosjen e parë Mziu dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë, shkruan TCH. Siç dyshohet më tej ish kryetari nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj subjekteve, duke shkaktuar dëm bashkisë për fondin…

Read More

E fshehur nga malet mbi 8 mijë metra në Himalajë, por edhe nga lajmet e vrullshme që po ndodhin në Shtetet e Bashkuara dhe pasojat e pandemisë globale, sot një episod ka ndryshuar “status quo” gjeopolitike të dy gjigantëve aziatikë, Indisë dhe Kinës. Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar viktima. Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën tre viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë autoritetet kineze…

Read More

Sipas disa dokumenteve sekrete, por që kanë pësuar rrjedhje, Turqia hartoi një plan për të pushtuar Greqinë gjatë kulmit të luftës në Siri në vitin 2014.Daily Mail shkruan se dokumentet përfshinin gjithashtu planet e ushtrisë turke për të pushtuar Armeninë. Dokumentet thuhet se ishin pjesë e një prezantimi në PowerPoint që ishte caktuar të publikohej nga Shtabi i Përgjithshëm turk, i cili kryeson Forcat e Armatosura në Turqi. Greqia dhe Turqia janë armiq të vjetër dhe kanë një histori të gjatë, duke zhvilluar një numër të madh luftrash kundër njëri-tjetrit, veçanërisht në fillim të viteve 1900. Retorika anti-greke është në…

Read More

Ekspertët britanikë thonë se një ilaç i quajtur Deksametason mund të jetë tepër efektiv në shërimin e pacientëve me koronavirus. Mediat britanike BBC shkruan një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit e ka testuar ilaçin tek më shumë se 2 mijë pacientë në disa spitale të Britanisë së Madhe dhe ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Në shumicën e rasteve, ilaçi ka përmirësuar shëndetin e pacientëve në gjendje të rëndë, duke ulur rrezikun e vdekjes me deri 12%, një nivel tepër shpresëdhënës. Tek 19 në 20 pacientë me simptoma të lehta infektimi, kurimi me këtë ilaç ka ndikuar në përmirësimin e…

Read More

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka prezantuar për herë parë motrën e saj të vogël, Era. Ajo ka publikuar në ‘Facebook’ disa foto, ku e motra shfaqet në det e buzëqeshur. Ndërsa Besa e cilëson njëriun më të bukur mbi dhe. ‘Oh njeriu më i bukur mbi dhè’, shkruan Besa krahas fotos. Kujtojmë që Era është e vetmja pjesëtare e familjes Kokëdhima që ka preferuar të qendrojë larg kamerave, pasi kryefamiljari Koço Kokëdhima, bashkëshortja Brixhida dhe vajza e madhe Bora janë shpeshherë aktiv në daljet publike.

Read More

Gërshetat pas kokës kanë qenë trendi më i dashur i të gjithë personazheve të njohur gjatë këtyre muajve, megjithatë këngëtarja e njohur, Anxhelina ka sjellë me fotot e fundit një tjetër model i cili ka surprizuar jo pak ndjekësit. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj disa foto duke shijuar detin, ku vëmendjen maksimale e kanë marrë flokët bërë gërshet të zgjatur deri poshtë gjunjve. Anxhelina është i pari person i cili ka guxuar me ndryshimin e ‘look-ut’ të saj deri në këtë pikë, duke sjellë me siguri një nga modelet më të pëlqyera në muajt në vijim.

Read More

Aplikacioni Whatsapp do të sjellë risi të reja ku nëpërjet aplikacionit do të bëhen  pagesat digjitale. Vendi i parë ku ka nisur aplikimi i kësaj metode është  Brazili duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë.  Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social. ”Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa…

Read More

Meshkujt është shumë e lehtë t’i kuptosh kur kanë bërë seks. Ecin gjysmë metra mbi tokë, fishkëllejnë dhe i përshëndesin njerëzit, të njohur e të panjohur. Por, si qëndron puna me gratë? Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur orë pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura? Ja përgjigjet. Ju tërheq më shumëSa më shumë aktivitete seksuale që ka një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin seksin e kundërt. Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju “ndizet…

Read More