Author: tirana

Një 73-vjeçare nga Elbasani e infektuar me Covid-19 rreth një javë më parë, është përkeqësuar dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë. Ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen në orët e pasdites së sotme. Ajo ishte infektuar gjatë ceremonisë mortore të nënës së saj e cila ndërroi jetën në moshën 98-vjeçare. Sot u shënua edhe dita me numrin më të lartë të infeksioneve në vendin tonë, me 82 të infektuar në total, ndërkohë që u raportua edhe një humbje jete e një 68-vjeçari nga qyteti i Krujës.

Read More

Deputetja Rudina Hajdari largohet nga Mbledhja e Këshillit Politik. E irrituar ajo tha për mediat se nuk mund të qëndrojë në një tryezë ku diskutohen tendera, referuar këtu identifikimit biometrik. “E shikoj që është e pamundur që të flitet për ndryshimet që i duan shqiptarët. Është e trishtë që unë të ulem dhe të flas për gjëra që nuk kanë rëndësi. Qytetarët presin më shumë nga ne dhe nuk presin të flasim për tenderat e identifikimit biometrik. Unë u largova nga ky takim sepse kam shumë gjëra më të mira për të bërë. Nuk mundet që të vazhdojmë të flasim…

Read More

Bebe Rexha tërheq gjithmonë vëmendje me postimet e saj. Por, duket se video e fundit i ka lënë fansat e këngëtares gojëhapur. Ajo duket se po argëtohet në maksimum me “TikTok”-un dhe le të themi se sfidën e ndërrimit të veshjeve, Bebe e solli në një tjetër nivel. Buzë pishinës, këngëtarja shfaqet fillimisht me një fustan të gjatë të zi. Më pas, një lëvizje e thjeshtë kamere dhe *abracadabra*, Bebe shfaqet me bikini me dizenjo lulesh. Me një tjetër kalim, këngëtarja shihet e mbuluar vetëm me një kapele të madhe, duke krijuar përshtypjen se nuk ka asgjë veshur poshtë saj.…

Read More

Nëse e mbani mend, pak vite më parë Dj Blunt dhe Real 1 dolën publikisht kundër Ledri Vulës dhe Gjikos. Ne një seri postimesh në Instagram në atë kohë, dyshja ofenduan dhe hodhën poshtë muzikën që kolegët e tyre bënin, megjithatë sulmi ndaj tyre mbeti virtual. Fillimsiht Gjiko dhe Ledri nuk reagun fare për fjalët e tyre. Ndërkohë që pak më vonë Vula, i cili ka edhe një bashkëpunim të suksesshëm me ta tha shprehjen e famshme në një intervistë: “E vlerësoj për muzikën që ka bërë dhe mbështetjen që më ka dhënë. Unë psikiatër nuk jam, nuk e di…

Read More

Një nga personat, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e Jan Prengës është arrestuar në Poloni për llogari të Drejtësisë Shqiptare. Gentian Bleta që njihej edhe me emrin Martin Bleta ishte shpallur në kërkim në fillim të këtij viti pas rrëmbimit të Prengës. Menjëherë pas ndalimit në Poloni pala shqiptare ka nisur kërkesën për ekstradimin e tij duke kërkuar të kryhen edhe verifikimet e nevojshme nëse është i njëjti person.Ndërkohë dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Behar Dibra vijojnë hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Trupit të Prengës. SPAK ka shoqëruar për të marrë në pyetje…

Read More

Kjo urë në Sauk, që shërben si mbikalim për makinat dhe këmbësorët, i ndan në mes korsitë e aksit Tiranë–Elbasan, duke rritur mundësinë për aksidente vdekjeprurëse. Një automjet u përplas në këmbën e saj mbrëmjen e hënës, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit. Por ky ishte rasti i fundit, pas shumë aksidenteve të tjera të ndodhura më parë. Gjurmët e aksidentit dallohen edhe një ditë më pas. Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se zgjidhja për të kursyer shumë jetë njerëzish është shembja e kësaj ure dhe përdorimi i rrethrrotullimit të TEG-ut për ata që duan të ndryshojnë drejtimin e…

Read More

Vetëm disa ditë më parë, Elgit Doda dhe Alban Skënderaj lançuan bashkëpunimin e tyre “Parajsa ime”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar. Gjashtë ditë pas publikimit, kënga super ritmike numëron 2.5 milion klikime në Youtube dhe është kthyer në hitin e kësaj vere. Mirëpo, pas “Parajsës” fshihet edhe një histori e lezetshme, të cilën na e ka treguar Klea Huta. Teksa uron publikisht partnerin për këngën, duke u shprehur se çfarë prek dora e tij bëhet mrekulli, Klea rrëfen se kënga është zhvilluar në karantinë. Madje, ajo është detyruar t’i falë Elgitit një lojë murlan, në mënyrë…

Read More

Bluzat e bardha ndodhen prej tre muajsh në frontin e parë të luftës me koronavirusin. Ndërkohë që numri i të infektuarve ditët e fundit ka ardhur duke u rritur, ata vazhdojnë të mos dorëzohen. Mjekët dhe infermierët të spitalit Infektiv në QSUT qendrojnë 24 orë pranë të prekurve, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Më poshtë vijnë disa foto nga ambjentet e brendshme të Infektivit, ku shihet Shefja e Shërbimit të Sëmundje Infektive Najada Çomo bashkë me disa nga pjesëtarët e stafit, të cilët janë të veshur deri në dhembë.

Read More

-Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka njoftuar prishjen e një objekti 6 katësh të enjten në orën 11:00. IKMT bën me dije, se objekti është ndërtuar në gjurmën e lotit të 3 të Unazës në Tiranë. Sipas IKMT pronari i objektit është shpronësuar. Për shpërthimin ndërkohë do të përdoren 3 kg lëndë plasëse C4.

Read More

Nga Dr. Ilir Alimehmeti* ➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike! ➡️ Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare! (Burimi: Ministria e Shëndetësisë) 🚩 Raste të reja pozitive: 13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive) 14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive) 15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive) 16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive) 🚩 Testime: 13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive) 14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive) 15 Qershor:…

Read More

Kemi filluar tashmë gjysmën e dytë të vitit dhe gjithçka po rinovohet. Njerëzit fillojnë nga e para me sfida, projekte dhe qëllime të reja. Megjithatë, jogjithçka është fushë me lule. Horoskopi ka treguar se katër shenja do të thyejnë zemrën tuaj. Kini kujdes! Akrepi:Kjo është një nga shenjat më misterioze të zodiakut, shumë gjëra në jetën tuaj nuk janë të qarta dhe zakonisht janë shumë të rezervuara. Në këtë rast, ata që lindin në këtë periudhë do të vuajnë për dashuri, sepse personi me të cilin kanë ndarë shumë kohë vendos të largohet. Gjëja më e rëndësishme është që ju…

Read More