Author: tirana

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Dashuria dhe ndjenjat do të jenë mjaft të favorshme, ku do të jeni të karikuar me energji pozitive. Nëse një histori nuk funksionon, tashmë gjërat mund të komplikohen. Të rinjtë do të kenë ide të reja lidhur me punën. Demi Nëse nuk e keni kaluar ende një ndarje, ky është momenti për ta bërë. E keni mendjen tjetërkund, ku dashuria do…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 62/2020 “Për tregjet e kapitalit”. Në arsyet e publikuara nga Kreu i Shtetit, thuhet se problematika kryesore e këtij akti qëndron në faktin se, aktualisht nuk janë përmbushur parakushtet për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit. Presidenti sugjeron se është momenti që të reflektohet mbi faktin se, zhvillimi i një tregu të kapitaleve kërkon patjetër plotësimin e parakushteve ku në mënyrë të veçantë, adresimin e standardeve të dobëta të qeverisjes së korporatave. “Nëse nuk merren masa rregullatore për të adresuar këto problematika, me miratimin e…

Read More

Dosja.al ka mësuar se pas raportimit se në godinën e kryeministrisë janë identifikuar disa persona të infektuar me Covid-19, ndërtesa është boshatisur. Urdhëri i prerë ka bërë që të gjithë punonjësit të largohen nga godina dhe të punojnë nga shtëpia. “Do punoni nga shtëpia,”- mësohet të ketë fjalia që ka bërë që asnjë nga punonjësit të mos paraqitet më në këtë hyrje. Por, as fakti që një prej të infektuarve me koronavirus ishte një gardist që qëndronte në hyrje të ndërtesës, nuk e ka bërë kryeministrin Edi Rama që të braktisë zyrën e tij. Hera e fundit që Rama u…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur me të njëjtën monedhë deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se shpifja është prioriteti nr.1 i programit të PD duke komentuar gjyqin Veliaj-Tabaku. Basha shkruan në “Tëitter” se ‘asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit’. Sipas tij, e vërteta e vetme e këtij kryeministri dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij. “Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët…

Read More

Në një kohë që ekonomia shqiptare është në kolaps për shkak të pandemisë që ka shkaktuar 37 viktima dhe 82 të infektuar ditën e sotme, për të mos folur për 435,662 të vdekurit dhe më shumë se 8 milionë të infektuarit në botë, figura publike vijojnë me deklarata absurde që thonë se koronavirusi është një mashtrim. Pas Labinot Tahirit, i cili tha se “koronavirusi është një gënjeshtër”(lexo këtu), tani edhe aktorja e njohur e Klanifornia-s, Delinda Disha mendon se kemi të bëjmë me një lloj mashtrimi për të përhapur panik. Në një status në InstaStory ajo shkruan fjaklë për fjalë:…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për tre ndalime, që në fakt janë të vendosura prej kohësh nga qeveria në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19 por që janë theksuar dhe njëherë prej tij sot. Rama tha se nuk do të lejohet asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik, më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet. Po kështu ai ka paralajmëruar edhe bizneset dhe qytetarët se nëse nuk zbatojnë masat do të penalizohen. “Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe ministren e shëndetësisë: 1. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi,…

Read More

Pothuajse të gjithë kanë një listë që ju ndihmon të identifikoni nëse partneri juaj është besnik apo jo. Për shkak të mbrojtjes së vetes ne jemi të trajnuar të jemi hetues. Sidoqoftë, a mund ta dalloni kur partneri juaj është besnik ndaj jush? Ja disa shenja: Kur ai është larguar për pak kohë, ai nuk shqetësohet të mbajë gjithmonë me vete telefonin e tij celular ose të përpiqet ta fshehë atë. Ai është i lumtur me marrëdhënien, planet për të ardhmen dhe gjithmonë përpiqet të zgjidh problemet e dashurisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai nuk e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rritjes së numrave të të prekurve me COVID. “Është e kotë të përsëris sesa herë u kam thënë që COVID-i është armik i padukshëm dhe sa shumë u shtuan zërat tuaj se kjo është lojë dhe konspiracion. Atyre me fjalët dhe tubimet rrugëve. Kur vendosëm që të heqim masat dhe të lirojmë. Ishim të qartë se hapja do të sillte edhe rrezikun e harresës, por bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe do ta bënim sërish. Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte ditë pas dite kthimin në normalitet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës, që i dha të drejtë kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dënoi për shpifje ish-deputeten e PD-së, Jorida Tabaku. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë theksoi se prioriteti numër një i Partisë Demokratike është “Shpif shpif se diçka mbetet!”. MESAZHI I RAMËS Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi: https://twitter.com/ediramaal/status/1272881415131103233

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj fiton gjyqin me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun për çështjen e Unazës së Re. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka shpallur sot Tabakun fajtore për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjykata i ka kërkuar kësaj të fundit që krahas përgënjeshtrimit të shpifjeve, të paguajë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore. Veliaj e paditi Tabakun për shpifje, pas deklaratave që ish-deputetja demokrate bëri nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re, ku ajo kish deklaruar se projekti i Unazës së…

Read More

Ministria e Arsimit njofton se ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u zhvillua një takim, ku ishin të ftuar të gjithë të interesuarit, për të diskutuar mbi pretendimet e ngritura nga maturantët, lidhur me testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe letërsisë. në fokus të diskutimit ishte provimi i gjuhë letërsisë si edhe protesta e maturantëve që pasoi këtë provim. Në përfundim të diksutimit, QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël në Kamëz, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre, për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Teksa shkruan se qytetarët dhe bizneset janë braktisur nga qeveria në këtë periudhë të vështirë, Basha thekson se “Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve”. Mesazhi i Bashës: Në…

Read More