Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka raportur sot për pëndeminë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Kollcaku tha se Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet shëndetësore dhe rezervat materiale për pandeminë por edhe pas tërmetit të 26 nëntorit. Mund të themi që edhe mbas tërmetit të vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet tona. Mund të përforcohen kapacitetet shëndetësore. Apo krijimi i rezervës materiale. ”Që në krye të herës ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë. Task- Forca e Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur bashkëpunim me atë të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.…
Author: tirana
Dy aksidente të rënda janë regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan dhe në Librazhd, ku sipas raportimeve dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi në autostradë ka dalë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Rrugës nga Mjull Bathore për tek Tegu, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E.K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna…
I gjithë blloku operator tek spitali Francez në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Bëhet me dije se të gjitha rastet janë nga kontaktet e dy specializanteve që rezultuan pozitiv me Covid-19 dy ditë me parë. Nuk dihet ende origjina e marrjes së infeksionit, ndërkohë që së fundmi rasti i marrjes së virusit nëpër ambjentet spitalore është kthyer në një shqetësim real dhe të madh. Spitali Francez në QSUT mbulon 3 specialitete si ORL, Okulistika, dhe Oro-Maxillo-Facial. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime, nga të cilat 69 kanë rezultuar pozitive me Covid 19. Kemi raste kontaktesh të…
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për trendin në rritje të rasteve të reja të koronavirusit në vend. Në fjalën e saj, në emisionin “Opinion”, Manastirliu u shpresh se vendi nuk do të kthehet pas në karantinë por do të ndërmerren në vlerësim disa komponentë. Gjithashtu ministrja ka dhënë edhe skenarin më të keq që mund të ndodhë në vendin tonë. Pjesë nga emisioni: Ogerta Manastirliu: Ne do të jemi të rrezikuar nëse mendojmë që virusi nuk ka ekzistuar. Njoh disa njerëz që janë të njohur të mi që e kanë kaluar apo janë më COVID-19. Janë rreth 50…
Bllokohet plani për përgjime në Shqipëri nga policia, duke nxjerrë jashtë loje prokurorinë. Projektligji që i jep policisë kompetencat e prokurorisë, i mbrojtur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në Kuvend, është pezulluar pa afat. Reflektimi i mazhorancës qeverisëse ka ardhur pas reagimeve të forta nga Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, juristë të ndryshëm, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por edhe nga deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, të cilët e konsideruan nismën ligjore të rrezikshme, antikushtetuese dhe që cenon liritë themelore të njeriut. Po cilat janë lëvizjet që konfirmojnë bllokimin e ligjit? Së pari, edhe pse statusi i…
Thyhet më në fund Tirana e Egbo. Skuadra e Teutës i ka shkaktuar humbjen e parë trajnerit nigerian nën drejtimin e bardhebluve. Skuadra durrsake do të shënonte një gol spektakolar në minutën e 26-të me Emiljano Vilën që goditi fluturimthi pas një asisti nga Lorenc Vila. Asnjë shans reagimi për portierin Lika, që nuk mundi të evitonte rrjetën. Tirana provoi me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në fundin e ndeshjes, Kallaku për pak sa nuk shënoi edhe golin e dytë, por Lika e ndali. Në fundin e ndeshjes,…
Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre? Kjo është diçka që është padyshim nën kontrollin tuaj. Fatkeqësisht, plakja e parakohshme është diçka që përjeton shumica e shqiptarëve. Duket se shumë nga zakonet e përditshme – disa që ndoshta as nuk i pranoni se po i bëni – ju tregojnë më të vjetër se vitet e vërteta. Gjumi i pakët dhe i keq plak para kohe Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë. Gjumë riparon dëmin…
Probleme rivaliteti me Kinën ka edhe Rusia. Një shkencëtar rus, Valery Mitko, 78 vjeç, president i Akademisë së Shkencave për Arktikun në Shën Petersburg akuzohet për tradhëti dhe rrezikon 20 vjet burg sepse akuzohet se u ka kaluar sekrete kinezëve. Avokati i tij, Ivan Pavlov deklaron se klienti i tij zhvillon leksione në Kinë dhe përdor materiale nga burime të hapura. “Akuzat janë absurde”, u shpreh avokati. Sipas akuzave Mitko ka mbledhur informacione ushtarake për llogari te kinezëve dhe mbi to ai është vendosur në arrest shtëpie që në muajin shkurt. Agjencia Interfax citon burime sipas të cilave Mitko u…
Nëse i keni prenotuara pushimet apo udhëtimet tuaja për në verë, që në muajt e parë të vitit, atëhere kur askush nuk e dinte se çfarë na priste nga Covid-19, agjencitë do të jetë të detyruara t’ju japin një kupon, ose t’ju rimbursojnë brenda një viti. Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, i cili ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren në sektorin e turizmit, për agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe klientët e tyre, në ofrimin e një shërbimi udhëtimi, nga dita e shpalljes …
Djersitja është e pakëndshme dhe sidomos në muajt e verës, kur doni të ndiheni të freskët dhe të hidratuar. Por, nëse nuk djersiteni, toksinat nuk mund të largohen nga trupi dhe gjithashtu poret në fytyrë mbeten të bllokuara, duke çuar në probleme me aknet. Sipas ekspertëve, djersitja mund të tregojë që temperatura e trupit tuaj është rregulluar. Djersitja shkakton etje dhe kjo është e mirë, pasi konsumimi i ujit i sjell shumë përfitime trupit dhe lëkurës. Proçesi i djersitjes është veçanërisht i mirë për lëkurën sepse uji që del mbart minerale dhe kripë natyrale, që ndihmon në pastrimin e lëkurës nga…
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ka rrëfyer për herë të parë sesi është marrëdhënia e saj me vjehrrën. Këngëtarja ka zbuluar se “nëna Shpresën” e quan “nëna Kamomili” pasi e ndihmon shumë me vajzën. “Nëna Shpresa e quaj nëna kamomili, është ndihma më e madhe që kam patur në rritjen e Ajkës. Do doja që Ajka të kishte kaçurrelat e vjehrrës time.”- tha Xhensila. Ndërkohë këngëtarja zbuloi me shaka se nëse do të kishte djalë, Besi do t’ja kishte vënë emrin “Kajmak”. Kujtojmë se si Xhensila ashtu dhe…
Doktor Pëllumb Pipero shprehet se nuk ka vend për panik edhe pse rastet po shtohen ditët e fundit. Ai deklaroi çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19. Duke iu referuar lajmit se çerdhja nr.16 në ish-Bllok është mbyllur pasi një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha: “Fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar. Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për…