Author: tirana

Vannesa Bryant ka informuar ndjekësit, se ajo dhe vajza e saj kanë bërë disa veprime në profilet e të Gjatë muaj më parë basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ndërruan jetë. Pjestarët e tjerë të familjes po mundohen që të ecin përpara dhe të vazhdojnë jetën e tyre mirëpo duket se po hasin disa vështirësi në rrjetet sociale. Në një postim në rrjetin social Instagram, Vannesa Bryant ka informuar ndjekësit, se ajo dhe vajza e saj kanë bërë disa veprime në profilet e të ndjerëve. Ajo kishte shpjeguar se i është dashur që të bllokojë profilet e Kobe…

Read More

Pesë persona janë arrestuar në Kinë pas një përpjekjeje për të rrëmbyer një prej njerëzve më të pasur të vendit, He Xiangjian. Ai është themeluesi i Grupit Midea, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve shtëpiake. Policia u njoftua të dielën se ishte tentuar hyrja me forcë në vilën e tij luksoze në qytetin Foshan në provincën jugore të Guangdongut; ishte i biri i pasanikut ai që lajmëroi forcat e rendit pasi arriti të shmangte rrëmbyesit. Të gjithë personat e përfshirë u arrestuan dhe askush nuk u lëndua, tha policia. Përdoruesit e mediave sociale e krahasuan këtë…

Read More

Një aksident është raportuar në aksin rrugor Fier-Seman në vendin e quajtur ”Hoxhare e Vjetër”, ku një makinë është përplasur me një mjet bujqësor. Nga përplasja, automjeti ka rënë i përmbysur në kanalin anësor të rrugës. Banorët e zonës kane ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjeti. Në të udhetonin tre persona të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Read More

Prej momentit kur bënë publike ndarjen, Noran Istrefi dhe Robert Berisha kanë treguar se ruajnë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin. Madje në projektet që publikojnë, ata e mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin. Së fundmi Roberti ka udhëtuar drejt Ulqinit dhe Nora nuk i është ‘ndarë’ as atje. Këngët e Norës janë lëshuar në prapaskenë dhe ky detaj nuk e ka penguar aspak Robertin. Ai ka xhiruar momentin duke e postuar në InstaStory si formë përkrahjeje me Norën të etiketuar në postim. Ky veprim tregon edhe një herë marrëdhënien e tyre mjaft miqësore.

Read More

Nga Kastriot Dervishi Deri në vitin 1966, në bazë të platformës së fshehtë, oficerët e Sigurimit nënshkruanin një deklaratë besnikërie dhe sekreti. Deri këtë kohë, kjo deklaratë nuk dallonte shumë në thelb nga ajo e bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Pas vitit 1966, u vendos që të mos u merrej më deklaratë besnikërie oficerëve në fjalë. Po ashtu, për bashkëpunëtorët e Sigurimit, anëtarë apo kandidatë partie, u hoq deklarata në fjalë sepse kjo konsiderohej e tepërt.

Read More

Një 9 vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Moçan të Korçës. Sipas inofrmacioneve të Policisë, i mituri me inicialet M.A duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Maliq/Informacion paraprak Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës…

Read More

Profesoresha e Universitetit të Historisë dhe Filologjisë të Tiranës, Dhurata Shehri, ka konstatuar 15 gabime nga 30 pyetjet e testit të letërsisë për maturën 2020. Shehri ngre 15 pikëpyetje, që janë 50% të gjithë testit, duke konstatuar gafa të rënda që janë bërë në strukturimin e fjalive apo në alternativa. 15 PIKËPYETJE NË 30 PYETJET E LETËRSISË. 1.Pyetja 33 janë dy alternativa asnjëra krejtësisht e saktë, por të dyja me nga një pjesë të saktë: pra as shkallëzim dhe apostrofë, as pasthirmë dhe enumeracion, por enumeracion dhe apostrofë2. Pyetja 34, alternativa d që është dhënë si e saktë është e…

Read More

Momente paniku në “Loro Boriçi” në sfidën Vllaznia – Bylisi. Andi Hadroj përplaset kokë më kokë me Markun dhe humbet për një moment ndjenjat. Është dashur ndërhyrja e 2 stafeve mjekësore dhe ambulancës, që situata të qetësohej dhe për fat të mirë futbollisti është përmendur. Menjëherë ai është nisur drejt spitalit me ambulancë për një kontroll më të detajuar.

Read More

Valer Kolnikaj është një nga personazhet më të komentuar që ka dalë nga reality show ”Big Brother”. Ai shpesh herë vihet në qendër të medias për shkak të fotove që poston  apo dhe deklaratave që jep. Së fundmi, ai është emëruar edhe si shef i sektorit shëndetësor në burgun e Reçit, Shkodër. Për këtë eksperiencë ai ka folur në programin ‘Rudina” ku ka treguar si e ka përballuar këtë situatë të vështirë në burgun e Reçit. Përveç punës, Valerit iu desh të përballej me disa kërkesa të bashkëshortes, Mandalenës, e cila, i renditi Valerit ne nje video live disa pakënaqësi…

Read More

Në spital po shtrohen edhe mosha të reja, të prekur me Covid-19. Mjekja e Spitalit Infektiv, Migena Qato thotë se në pavion po marrin ndihmë edhe të rinj të moshës 30 vjeç. “Sigurisht që edhe moshat e reja nuk po mungojnë tek të hospitalizuarit, ndaj mosha nuk po paraqet më një faktor riskues nga njëra anë, por edhe lehtësues nëqoftëse mendojmë për pjesën tjetër”. Shumica e të shtruarve janë të moshës 50-60 vjeç. Të shtuar për shkak të komplikacioneve nga Covid janë 50 persona, një rritje e ndjeshme në krahasim me dy javë më parë, ku numëroheshin vetëm 28 paciente. …

Read More

Garnizoni “Skënderbej” gumëzhiu sot nga të rinjtë e rekrutuar së fundmi në Forcat e Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një postim në Facebook shkruan “127 djem dhe vajza, pasi u testuan për COVID-19, sipas të gjithë protokollit shëndetësor, për 3 muaj do të kenë shtëpinë e tyre të re, Shkollën e Trupës në Bunavi”. “Stërvitja Individuale Bazë krahas vështirësive fizike e psikologjike, këtë vit do të zhvillohet nën masa të rrepta kundër përhapjes së pandemisë”, u shpreh Xhaçka. Ministrja Xhaçka u uroi suksese të rinjve, duke i cilësuar ata “energjia e madhe e Forcave të Armatosura”.

Read More

Thellohet skandali i abuzimit seksual me 15-vjeçaren në periferi të Tiranës, ku për momentin janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe ish-roja i gjimnazit. Vajza e mitur është abuzuar seksualisht mbi 15 herë nga Abaz Doku, ndërkohë një fakt i ri ka dalë gjatë hetimeve, ku në telefonin e Abazit prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga Abaz Doku, dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B. Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abaz Dokut në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe…

Read More