Author: tirana

Këtë vit, Stresi e priti ditëlindjen e tij sapo hyri mesnata, në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të shumtë. Ai organizoi një super festë e cila zgjati thuajse gjithë natën dhe në rrjete sociale ndau pamje nga festa e ditëlindjes. Reperi mbushi 33 vjeç, mirëpo prindërit e tij ende e urojnë njësoj si kur ishte fëmijë. Me fjalë të veçanta nga zemra, e ëma dhe i ati i kanë zbukuruar ditën Stresit me dedikimet e tyre të publikuara në Facebook. Fjalët e ëmbla të prindërve, reperi s’mund të linte pa i ndarë me ndjekësit, teksa lë të kuptohet se është…

Read More

Një studim i ri vjen nga Florida: Koronavirusi ka mundur të mutohet prej disa muajsh. Sipas studiuesve në këtë mënyrë ai është bërë më infektues, kjo përmes një gjeni të proteinës Spike D614G, i bërë tashmë i njohur nga grupe të tjera kërkimore dhe tani i studiuar edhe në laborator. Testet laboratorike, sipas studiuesve amerikanë, kanë treguar se mutacioni i konfirmuar nga ky studim i ri, e bën proteinën Spike më të qëndrueshme, duke e bërë gjithë procesin më infektues. Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Scriptps në Florida kanë deklarua se në bazë të një seri eksperimentesh me tub-provë, është…

Read More

Nga Ylli Dylgjeri Nena ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat nga skleroza. Ka punuar 40 vite në sistemin e kaluar dhe sot ka mbi 30 vite në pension. Trashëgon familjen, 2 vajza e 1 djalë e plot nipër e mbesa.. Bashkë me familjen trashëgon nga sistemi edhe 2 dhoma e 1 guzhinë. Plot 56 metra katror… Ne Vitet 90, kur te birin e zgjuan nje nate ne te gdhire, Ajo u tremb nga zhurmat qe vinin nga qyteti Studenti. Me kerkuan ne alarm, te shkoj edhe une aty. Ishin ngritur studentet ne revolte! Kerkonin liri, bararazi, demokraci.…

Read More

Klea Huta dhe Elgit Doda në fillim të këtij muaji u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid. Në postime të shumta në rrjete sociale, Klea ka treguar se djali ka ndryshuar tashmë përgjithmonë jetët e tyre. Herë pas here, ajo ndan foto nga momente të ëmbla me të birin, duke lënë të kuptohet se është një mama “e fiksuar” pas fëmijës së saj. Klea qëndron thuajse gjithë kohës me Kridin, madje rri e vështron edhe kur ai fle gjumë. Një pozë të tillë ka ndarë…

Read More

Prokurori Olsian Çela ka dhënë urdhër që të kontrollohet veprimtaria e Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prokurorinë e Tiranës, me qëllim ristrukturimin e saj përmes ndryshimit të organikës së oficerëve në 12 prokurori. Çela ka urdhëruar që kontrolli të bëhet për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, nisur nga problemet e konstatuara gjatë analizave vjetore mbi ngarkesën në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, kërkesave të ardhura nga disa prokurori për shtim të numrit të OPGJ, si dhe analiza statistikore e të dhënave që lidhen me shpërndarjen e ngarkesës…

Read More

Ish kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka reagur këtë të hënë në lidhje me gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila u përball sot në procesin e vetingut në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Bruçaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook e akuzon gjyqtaren Hajdari se në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ish kreu i KMSH në reagimin e tij thekson se gjyqtarja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë…

Read More

Reforma zgjedhore duket se ka profilizuar një sërë rrymash brenda për brenda opozitës parlamentare. Formalisht duket se ajo që i bashkon është fakti për të mos votuar marrëveshjen PS- PD- LSI, për reformën zgjedhore, por nga ana tjetër, praktikisht, lista e kërkesave nga opozita parlamentare vetëm sa zgjatet. 11 deputetë, kryetarë partish të vogla, kanë dalë sot me 8 propozime të reja mbi Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë. Deputetëve që kanë dalë me propozimet e reja janë: Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Vasil Sterjovski, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi, që janë edhe kryetarë partish të vogla.…

Read More

Shërbimi Informativ i Shtetit ngre alarmin se njerëz të drejtësisë, po bëjnë manovra për të ndikuar tek zyrtarët e vettingut. “Për shkak të masave të shtuara kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Vetting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj. SHISH-i jep kontribut konkret në këtë drejtim për të zbuluar përfshirje të mundshme të…

Read More

Identifikohen emrat e personave që u përfshinë në një konflikt të dhunshëm në Tiranë, që çoi në arrestimin e 3 personave. Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”. Pas hekurave përfunduan dy vëllezërit Besim Sokolajk, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç, si dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç. Ndërkohë, që ata akuzohen se kanë dhunuar shtetasin Xhuljo Musa. Ky i fundit bëri edhe denoncimin në polici se për motive të dobëta, pas një sherri të ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në Tiranë, si fillim e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas me një thikë në krahun e djathtë. Po…

Read More

Gjatë këtyre ditëve nga personazhet e njohur të shoëbizit shqiptar kanë ardhur lajme shumë të ëmbla që padyshim na kanë zbukuruar ditën. Jonida Vokshi, Olta Boka dhe Alba Çobaj janë tre nga vajzat e ekranit që po presin të bëhen nëna për herë të parë. Të treja tashmë kanë publikuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe janë në muajt e fundit të shtatzënisë. Mirëpo Jonida, Olta dhe Alba kanë një të përbashkët në shtatzënitë e tyre. Të treja do të bëhen me vajza. Lidhur me gjininë e fëmijës, Jonida është shprehur: “Besniku dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm…

Read More

Ditën e djeshme Ledion Liço festoi ditëlindjen dhe përvjetorin e martesës me Sara Hoxhën. Moderatori prej kohësh ka hequr dorë nga rrjetet sociale dhe nga ekrani, kështu të vetmet herë kur publiku mund ta shohë është përmes postimeve nga Sara apo Lori Hoxha. Ditën e djeshme Sara postoi pas kaq shumë kohësh një foto me Ledionin, ku çifti shfaqeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. “Duke festuar me Zotin Ledion Liço sonte”, shkruan Sara krah fotos, në të cilën Ledioni shfaqet i veshur me kostum të zi dhe Sara me një fustan me lule.

Read More

Nuk janë të pakta martesat të cilat përfundojnë në kohë rekord pas dasmës, por martesa në fjalë ka një histori epike. Ngjarja ka ndodhur në Indonezi, ku një 31-vjeçar ka kërkuar divorcin dy ditë pas martesës duke akuzuar për mashtrim “nusen” e cila në të vërtetë ishte një mashkull. Në Indonezi, në Muh, një djalë i ri u martua me 25-vjeçaren me emrin Mita pas njohjes në Facebook. Martesa e shpejtë bëri që cifti në të vërtetë të mos e njohë taman njëri tjetrin. “U takuam për herë të parë për një kafe, nuk kisha dyshuar asgjë dhe u dashurova.…

Read More