Author: tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar sot gjashtë persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi u zbuluan teksa po përpiqeshin që të vidhnin nën kërcënimin e armëve një banesë në kryeqytet. Mësohet se të arrestuarit janë Spartak Qoku, Petro Sava, Aleks Kala, Klaudio Metaj si edhe Franci Alimi. Ky i fundit u arrestua për tritolin që iu vu një lokali tre ditë më herët në Tiranë. Ky grup, dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera të ngjashme në muajt e mëparshëm në Tiranë. Gjatë arrestimit atyre i janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Yjet ju ftojnë që të dashuroni dhe ta lini veten të udhëhiqet nga ndjenjat. Mundësitë nuk do të mungojnë. Në punë, pas një periudhe të vështirë, gjërat më në fund do të përmirësohen dhe do të ecin më mirë. Demi Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi gjatë kësaj dite do të keni prirje që të grindeni edhe për gjërat më të…

Read More

A e dinit se lëkura rinovohet natyralisht çdo 30 ditë? Kjo, sipas ekspertëve, ndodh kur shtresa e jashtme e lëkurës nxjerr qelizat e vdekura dhe i zëvendëson ato me të reja. Nxjerrja e qelizave të vdekura ndodh gjatë gjithë ditës dhe shpesh njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për sasinë e eliminuar të qelizave të vdekura. Ky proces mund të përshpejtohet falë solucioneve kozmetike siç është eksfolianti, por përdorimi i tij kërkon kujdes. Këshilla Praktike Për Eliminimin e Qelizat e Vdekura Të Lëkurës Nëse jeni dashamirës të solucioneve kozmetike, atëherë kujdesuni që ato të jenë me substanca sa më natyrale dhe…

Read More

Koronavirusi i ka ndarë njerëzit nga të dashurit e tyre për muaj me radhë, e me sa duket ky distancim do të vijojë ende, të paktën deri sa të ketë një zgjidhje që do t’i japë fund pandemisë. Ky është momenti kur të afërmit përqafojnë njëri-tjetrin përmes një “perdeje plastike transparente” në një shtëpi pleqsh në Sao Paulo, Brazil, në mesin e pandemisë së koronavirusit. Brazili ka kaluar Britaninë, duke u renditur i dyti për numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19. Të dielën Brazili kishte rreth 43 mijë viktima. Në krye të listës renditen Shtetet e Bashkuara, mbi 115…

Read More

Opozita parlamentare është e ndarë në disa fronte me kërkesa të ndryshme, por pjesën më të madhe e bashkon fakti që nuk do të votojnë paktin për reformën zgjedhore që u arrit në Këshillin Politik pa u plotësuar kushtet e tyre. 11 deputetë, kryetarë partish të vogla kanë dalë sot me 8 propozime të reja mbi Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë. Mes 11 deputetëve që kanë dalë me propozimet e reja janë; Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Vasil Sterjovski, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi, që janë edhe kryetarë partish të vogla. Ata deklarojnë se nuk do…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, pasi kanë goditur me thika e me sende të tjera të forta 3 shtetas të tjerë. Uniformat blu të kryeqytetit thanë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet H. M. dhe M. Q. dhe D. M. Njoftimi i policisë: Tiranë Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave. Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në…

Read More

Prezantuesja e “Klanifornia”, Marina Vjollca në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan tregoi se ka humbur 10 kilogramë. Marina tregoi se nuk ka mbajtur asnjë dietë dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet fizik. “Rashë në peshë rreth 10 kile, nuk e di se çfarë ndikoi tek unë që u dobësova shumë dhe njerëzit e vunë re. Shumë njerëz më thanë je duke mbajtur dietë apo jam duke bërë ndonjë aktivitet fizik. Nuk është fare e vërtetë, nuk e di çfarë ndodhi. Mbase periudha stresuese e pandemisë”, u shpreh Marina.

Read More

Ti mund të jesh një buf nate apo këndez i mëngjesit, por rezulton se yjet mund të kenë të bëjnë në atë se sa orë gjumë të duhet bazuar në karakterin tënd. Dhe nuk ka rëndësi nëse po i lufton tendencat e natyrshme të shenjës tënde apo jo, mundet të ketë një numër të caktuar orësh për gjumë për të mbajtur trupin të balancuar dhe në formë, sipas horoskopit. Sigurisht, bën mirë të dëgjosh trupin dhe yjet – edhe nëse kjo do të thotë të ulesh më herët nga sa mund të dëshirosh në mënyrë që të sigurosh ato minutat…

Read More

Me kufizimin transportit urban, deputeti 80-vjeçar Selami Jenisheri ka zgjedhur si mjet lëvizës në kryeqytet biçikletën e tij ngjyrë rozë. Ai tregon se do të votonte me kënaqësi listat e hapura e jo ato që thotë Rama dhe Basha. “Unë jam i lumtur që arrita të bëhem deputet në moshën 78-vjeccare. Jam njeri me fat. Zoti më ka dhënë energji që të shëtis me biçikletë nga Shkodra në Tiranë në kohë të mirë. Kur bie shi udhëtoj me autobus. Takoj miq e shokë të cilët më japin kurajo për të qenë i fortë. Po do më pëlqente që deputetët të…

Read More

Ka qenë e gjatë seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ky gjyqtarja Fatmira Hajdari doli që prej orëve të para të mëngjesit, për të kaluar në “sitën” e Vettingut. Në dalje, pas mbarimit të seancës gjatë drekës, gjyqtarja është parë të largohet e vetme, ndërsa në duar mbante një dosje. Hajdari është përlotur sot para trupës së KPK, teksa jepte shpjegimet për pasurinë e saj. Hajdari ka sqaruar pasurinë e saj, duke thënë se jeton ende në vilën që ka blerë bashkëshorti i saj i ndjerë, Azem Hajdari, në vitet 90. Gjyqtarja është shprehur se ka bërë gjithmonë deklarime…

Read More

TikTok në vetëm pak vite aktivitet po minon epërsinë e YouTube për fëmijët midis 4 dhe 14 vjeç. Në këtë grupmoshë, sipas një studimi të kryer në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Spanjë nga ndërmarrja digjitale e sigurisë ”Qustodio”, fëmijët shpenzojmë mesatarisht 85 minuta në ditë në platformën Google, ku në TikTok kalojnë 80 minuta, thënë ndryshe 100% rritje në vitin 2019 dhe 200% në vitin aktual. Në fillim të vitit 2020, ekspertët shpjegojnë se në SHBA djemtë kaluan 86 minuta në ditë në YouTube dhe 82 në TikTok, në Britani 75 në të parën dhe 69 në të dytën…

Read More

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber theksoi sot se, “Qeveria shqiptare i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptar që duhej të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19. “Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ka mbështetur mbi 600 qytetarë shqiptar që të udhëtojnë nga SHBA drejt Shqipërisë nëpërmjet procesit të riatdhesimit”, shtoi ajo. Ambasadorja nënvizon se, “duke filluar nga data 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm…

Read More