Author: tirana

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar debatin me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj për aksionin e shembjeve të ndërtimeve pa leje. Ndreu u shpreh se shtatori është muaji i favorshëm për tu marrë me prishje ndërtimesh pasi turizmi do të cënohej rëndë aktualisht. “Secili ministër ka gjykimet e veta. Siç ka bashkia apo ndonjë institucion tjetër. Nuk është e thënë që të gjitha mendimet duhet të përputhen. Duhet bashkëpunim. Nëse e injoron një institucion dhe nuk denjon të biesh dakord, ose bie dakord dhe vepron ndryshe ka diçka që nuk shkon. Vullneti për të bashkëpunim nuk ekziston dhe nëpërkëmbja…

Read More

Këngëtarja e njohur australiane, Delta Goodrem është sot në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale pas puntatës së mbrëmshme të “The Voice”. Gjatë audicioneve të fshehura, këngëtarja 35-vjeçare i habiti të gjithë kur ngriti këmbët së bashku me Kelly Rowland. Mirëpo pas këtij momenti në rrjet shpërthyen kritikat që i kërkonin Deltas të lante këmbët përpara se t’i tregonte ato në kamera. “Laji ato dreq këmbësh”, shkruan një komentues në Tëitter. “Delta më mirë mbaji ato këmbë poshtë”, “A mund t’i lash ato këmbë para se t’i shfaqësh në kamera?”, shkruanin të tjerë.

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrugën “Memo Meto”, në Tiranë. Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se zjarri ka rënë në shtëpinë e shtetases S.M., 78 vjeçe, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Informacion paraprak Më datë 15.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Memo Meto”, ka rënë zjarr në banesë, e shtetases S.M., 78 vjeçe, ku nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bën të mundur…

Read More

Urgjenca Kombëtare njofton se ditët e fundit është rritur numri i thirrjeve në numrin 127. Sipas Urgjencës javën e kaluar janë regjistruar rreth 11 mijë e 2 qind thirrje, rreth 2500 thirrje më shumë nga java e kaluar. Reagimi “Nisur nga situata e krijuar dhe numri në rritje i të infektuarve me COVID-19, pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore është rritur edhe numri i thirrjeve drejt numrit unik 127. Gjatë javës që lamë pas drejt numrit 127, janë regjistruar rreth 11 mijë e 2 qind thirrje, rreth 2500 thirrje më shumë nga java e kaluar. Po ashtu gjatë kësaj jave…

Read More

Në Krujë të infektuari me Covid-19 po shtohen dita ditës, ku vetëm këtë të hënë rezultuan 8 të infektuar. Nëse deri dje burim infeksioni ishte një fasoneri, rastet e fundit nuk dihen se nga e kanë marrë virusin. Drejtoresha e spitalit të Krujës Yllka Cukalaj në një intervistë televizive është shprehur se infeksioni është përhapur nga pakujdesia e treguar nga qytetarët. “Mund të merrni informacione tek njësia vendore. Ne i japim shërbim çdo personi. Nën kontroll. Shkaqet duhet t’i kërkoni tek njësia qendrore. Për rastet e hetuara njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, të mbajnë maska. U shtuan ngaqë menduan…

Read More

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj ish-deputeti Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit, që prej kohës kur moderatorja bëri publiku lidhjen. Dyshja janë fejuar në muajin maj dhe kjo u bë me dije nga vetë Rudina e cila përmes një postimi në ‘Instastory’ tregoi unazën e fejesës. Mirëpo, ndjekësit prej kohësh kanë ngritur pikëpytje nëse do të ketë një dasëm nga çifti, e duket se së fundmi Rudina ka dhënë një përgjigjie më konkrete. Gjatë një interviste në emisionin e saj me Eneda Tarifën, moderatorja i kërkoi të ftuarës publikisht të jetë e…

Read More

Biznesmeni Elton Ilirjani tashmë është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media e që tërheq shumë vëmendjen me pozat e tij dhe stilin ekstravagant. Së fundmi Eltoni ka prezantuar mbesën e tij Renee, me të cilën ka postuar një foto në Instastory duke e quajtur “Supermbesa”. Renee në profilin e saj ka postuar gjithashtu foto me Eltonin duke shkruar: “E kemi pjeshkërimin në gjak”. Nga fotot e postuara shihet se mbesa e Eltonit është shumë bukuroshe dhe super seksi. Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton edhe vetë Elton Ilirjani.

Read More

Policia dhe Prokuroria kanë zbardhur lëvizjet e Hekuran Billës, para se të ndodhte vrasja te Komuna e Parisit në Tiranë. Në muajin Prill të 2019, Billa ka filluar të lëvizë lirisht, pasi mori vendimin për daljen nga burgu. Gjatë kësaj periudhe ka pasur hyrje dalje të shpeshta në Greqi, Belgjikë, Itali dhe Holandë. Pikërisht në aksin Belgjikë Holandë, 40-vjeçari ka lëvizur më shumë. Disa ditë para se të vritej në Tiranë, Hekuran Billa ishte në Belgjikë. Ai është nisur nga Belgjika për në Angli dhe më pas në Mal të Zi, për t’u futur në kufirin shqiptar në datën 6…

Read More

Karabinierët në Itali kanë zhvilluar sot një operacion të titulluar “Pineta bianca”, duke arrestuar gjithsej 6 persona, njëri u la në “arrest shtëpie”, ndërsa një shqiptar u shpall në kërkim policor. Të arrestuarit shqiptarë janë: Besnik Dini, 38 vjeç, rezident në Frosinone, Françesko Gjergji (24, banues në Frosinone), Altin Prendi (32 vjeç, ishte ndërkohë në burgun e Cassinos për një tjetër krim), Rafaelo Gjoka (27, banues në Frosinone) dhe Dik Tafa (23 vjeç, Frosinone). Në arrest shtëpie është Arbër Tafa, 30 vjeç, gjithashtu rezident në Frosinone, ndërsa shqiptari në kërkim është Jetmir Dini. Operacioni nisi sot në orët e para…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e shkarkimit për Petrit Aliajn pas një procesi të gjatë në të cilin gjyqtari paraqiti disa raporte mjekësore për të shtyrë seancat ndërsa nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit. Së paku një nga raportet e paraqitur nga Aliaj dyshohet se janë të falsifikuara. Trupa në rastin e subjektit Aliaj kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Petrit Aliaj e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar për më shumë se një…

Read More

Mbyllet çerdhja nr.16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë pasi është bërë pjesë e një hetimi epidemiologjik. Një prej edukatoreve i ishte bërë testi për koronavirus dhe kishte rezultuar pozitive. Të parët që janë lajmëruar për mbylljen e çerdhet janë prindërit e fëmijëve, ndërsa për stafin është vendosur që të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Read More

Një maturante nga Gjirokastra nuk ka arritur të hyjë në provimin e matematikës për shkak se është diagnostikuar me COVID-19. Ajo është vetëizoluar së bashku me familjen, pasi është konfirmuar pozitive me koronavirus. Mësohet se adoleshentja është urdhëruar të mos marrë pjesë në provimin e matematikës. Sot mijëra maturantë u janë drejtuar bankave të shkollave për të zhvilluar testin në lëndën e Matematikës. Drejtoritë e shkollave morën masa për matjen e temperaturës tek nxënësit. Këta të fundit por edhe stafi, ishin të pajisur me maska dhe doreza për shkak të COVID-19.

Read More