Ashtu si gjithmonë Arbana Osmani ka dal për të bërë pazare me Xhemi. Por ajo ndihet “keq”, sepse tashmë për shkak të pritjes së ëmbël ka shtuar disa kile dhe veshjet që zgjedh mikja e saj më e mirë Xhemi i duken shumë të vogla, ndërsa të sajat shumë të mëdha. Nw videot që ajo ka postuar në Instagram e quan veten “derr”./ Tirananews.al
Author: tirana
Një sherr midis disa personave është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Siç shihet dhe në video, dy persona janë përplasur fizikisht me një të ri. Ata fillimisht debatojnë, ndërsa më pas situata përshkallëzohet dhe midis tyre nis një konflikt fizik. Dy personat, një i ri dhe një burrë në moshë, nisin të godasin një të ri me grushte, i cili përpiqet të shmanget.
Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luhen më 12, 13, 14 dhe 15 gusht, gjysmëfinalja më 18 dhe 19 gusht, dhe finalja më 23 gusht, sipas Sky Italia. Është interesante se shorti për tetë finalistët e Ligës së Kampionëve do të mbahet kah mesi i korrikut, përkatësisht para ndeshjeve të kthimit. Tani për tani dihet se Atalanta, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain dhe Leipzig janë mes tetë më të mirëve, dhe katër skuadrat e tjera do të dihen pas ndeshjeve Juventus – Lyon, Barcelona – Napoli, City- Real Madrid dhe Bayern – Chelsea. UEFA gjithashtu ka vendosur të mos…
Operacioni Forca e Ligjit kërkon nga Kastriot Jaupi deklarimin e pasurisë. Jaupi është një personazh i njohur për drejtësinë. Po kush është Kastriot Jaupi i dënuar për vrasjen e major Ilir Ngresit? Vrasja për të cilën u akuzua Kastriot Jaupi ndodhi në qytetin e Vlorës në vitin 2000, kur ish-zyrtari i policisë major Ilir Ngersi u qëllua me armë zjarri duke gjetur vdekjen. Më datë 12 nëntor 1997, Kastriot Jaupit i vritet i vëllai, i quajtur Ilir Jaupi gjatë një kundërveprimi me armë ndaj forcave të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur Guri i Bardhë në Berat.…
Pas ditëve në izolim për shkak të pandemisë së Koronavirusit, moderatorja e njohur kosovare Elita Rudi ka vendosur të bëjë disa ditë pushime dhe ka zgjedhur bregdetin shqiptar. Ajo ka publikuar foto të saj pranë bregdetit të jugut, ku shfaqet mjaft në formë. Po ashtu, Elita ka treguar se shoqërohet nga familja e saj, duke ndarë foto të vogëlushit të saj, Zëri, teksa luan në rërë. Hapja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë dhe temperaturat e larta ka bërë që shumë qytetarë kosovarë të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe me sa duket Elita është një nga këto. Me siguri në ditët…
Skënderbeu barazoi 1 – 1 me Laçin në shtëpi. Kurbinasit shënuan të parët, por korçarët barazuan në minutat e fundit, duke mbrojtur pozitat në vendin e tretë. Për Skënderbeun është barazimi i parë pas 6 fitoresh radhazi në kampionat.
Kryetarja e Komunitetit Anti-Covid Mira Rakacolli e ftuar në emisionin “Top Talk”, u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat e thëna, të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, të përdorin dezinfektantë, pasi në këtë mënyrë nuk rrezikojmë të rikthehemi në karantinë. “Ju thashë këtu nuk ka një përgjigje të prerë, indikatorët që unë ju përmenda do të na dërgojnë në shifra që mund të dërgojnë në kolaps sistemin shëndetësor ose në numër të madh të infektuarish, atëherë mund të kthehemi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Unë bëj apel për njerëzit. Po të respektojmë të gjithë bashkë me rigorozitet…
Celeste Barber, një aktore australiane, komediane dhe shkrimtare është mjaft e famshme në rrjete sociale. Do thoni ju pse? Ajo ka mbi 3.7 milionë ndjekës në Instagram dhe që prej vitit 2015 ajo nisi një ‘eksperiment’ me qëllim për të treguar sesi do të dukeshin fotot në të vërtetë nëse në vend të njerëzve të famshëm, njerëz të thjeshtë do ti kishin postuar ato. Më poshtë do të shihni foto të zgjedhura, të cilat do të ju bëjnë të buzëqeshni fort…
Pas përfundimit të mbledhjes, Damian Gjiknuri ka thënë për mediat se ka ende disa pika për t’u diskutuar në lidhje me KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore për të cilat PD ka kërkuar më shumë kohë pasi kërkon të konsultohet me ekspertët e saj. Ai tha se do të mblidhen sërish nesër dhe shpresojnë që të mbyllin përfundimisht Kodin Zgjedhor dhe të jetë gati për t’u votuar në Kuvend. “Kemi pranuar raportin 1 me 3 të financimi publik dhe privat, nesër do të vazhdojmë mbledhjen tjetër. Ka ende disa pika për t’u diskutuar si çeshtja e…
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas marrëveshjes që u nënshkrua nga palët në 5 qershor, do të lejohen koalicionet parazgjedhore. Por ai dokument i firmosur nga Gjiknuri, Bylykbashi, Vasili dhe Hajdari kundërshtohet nga opozita parlamentare, e cila ka kërcënuar se nuk do ta japë votën nëse nuk përfshihet edhe çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Por bashkë me këtë kusht, një nga krerët e grupeve parlamentare opozitare, Nimet Musai, deklaroi se ata janë edhe për ngritjen e pragut elektoral në 5 % dhe moslejimin e koalicioneve parazgjedhore. Një ide të tillë dje e mbështeti edhe deputeti i PS-së Adnor Shamti,…
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri shprehet se përpjekja për të ndaluar koalicionet parazgjedhore është një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj mundësisë për rotacion politik. Sipas tij, sistemi proporcional pa koalicione shërben për të ndihmuar PS-në të marrë më shumë vota. “Cdo perpjekje per te ndaluar koalicionet parazgjedhore eshte nje goditje e drejteperdrejte ndaj mundesise per rotacion politik e sherben per te mbajtur Ramen dhe PS ne pushtet ne zgjedhjet e 2021!Vetem nje koalicion zgjedhor apo dy te tille te djathte mund te arrije rotacionin ne zgjedhjet e ardhshme! E djathta perbehet nga PD dhe disa parti me te…
Policia Rrugore bën me dije se javën që kaloi ka arrestuar 20 shoferë, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të papajisur me leje drejtimi. Po ashtu, janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme. Mësohet se nga kontrollet janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm, semafor. Janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara…