Author: tirana

Pas Tiranës numrin më të lartë me të infektuar u raportua nga Ministria e Shëndetësisë që shënohet në Shkodër. 31 testimet e kryera nxorën pozitiv 18 shtetas, ku për fat të keq vatrat e reja kanë prekur edhe institucionet shëndetësore apo ato të drejtësisë, duke ju shtuar listës së fasonerive, si dhe lagjeve të tjera të qytetit ku kishin rezultuar më herët qytetarë pozitiv me koronavirus. Nga të dhënat e bëra publike prej autoriteteve shëndetësore, mësohet se rastet e reja përveç transmetimeve komunitare, janë një shofer ambulance, një infermiere në njësinë administrative Dajç të nën Shkodres, një punonjëse e Gjykatës…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”. Xhensila e ka hapur zemrën si asnjëherë tjetër, duke rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë. Prindërit e këngëtares janë ndarë para shumë vitesh dhe ajo është rritur pa të atin. Sot Xhensila foli për herë të parë për të, duke treguar se pavarësisht të gjithave e do shumë. Për të është e rëndësishme që të jenë të dy të lumtur. “Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë,…

Read More

Gennaro Gattuso është një trajner dhe njeri që nuk sheh në sy askënd, edhe nëse je një kampion apo yll, e as edhe nëse je paguar shumë nga klubi në merkato! Të gjithë trajtohen njësoj dhe do të marrin atë që japin. Rasti më i fundit, pasi dikur e pësoi Kalinic, ka të bëjë me Hirving Lozanon, i cili është përjashtuar nga stërvitja e Napolit sepse nuk po jepte maksimumin dhe dukej i përgjumur, sipas asaj që ka njoftuar “Sky Sport”. Kështu, Rino nuk ka duruar dhe i ka kërkuar të largohet në dhomat e zhveshjes dhe të bëjë dush.…

Read More

Kryeministri Edi Rama reagon për situatë alarmante të krijuar në Durrës nga plehrat, duke thënë se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni! Rama shkruan në “twitter” se nuk duhet keqpërdorur shqetësimi i durrsakëve për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme. “Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”,…

Read More

Përdorimi i maskave në Itali ka mënjanuar më shumë se 78 000 infeksione midis 6 prillit dhe 9 majit, sipas një studimi amerikan, të koordinuar nga nobelisti për Kiminë, Mario J. Molina, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Studimi i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, krahason strategjitë e përdorura në Itali me ato në Nju Jork dhe Wuhan duke arritur në përfundimin se detyrimi i maskës në vendet publike është mjeti më efektiv për të ndaluar përhapjen e Covid-19. “Transmetimi në ajër i virusit është shumë agresiv dhe përfaqëson rrugën kryesore të përhapjes së sëmundjes. Analiza…

Read More

IKMT vijon me kontrollet në plazhe e hapësira publike për të verifikuar ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim me ligjin apo rregullave teknike. IKMT njofton se gjatë kontrollit të kësaj jave janë verifikuar 11 ndërtime pa leje në linjën e bregdetit në Dhërmi. Këto 11 objekte pa leje janë prishur, ndërsa ndaj pronarëve janë marrë masa administrative. Njoftimi i plotë: Dhërmi – IKMT prish 11 objekte të ndërtuara pa leje, ngritur në rërë IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara enkas për sezonin turistik…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Unanimisht, me 5 vota pro, KQZ ka vendosur që Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, duke e konfirmuar kështu në detyrë. Ajo që vihet re është se edhe kreu i KQZ, Klement Zguri, figurë e cila vjen nga e djathta,  ka shprehur votën e tij PRO vazhdimit të mandatit të kryebashkiakut të Matit. Sipas KQZ, Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton që nuk ka asnjë pengesë për të vijuar punën. Debati në KQZ: Përfaqësuesi i PS në…

Read More

Akademia e Arteve dhe Shkencave njoftoi sot se do të shtyjë datën e “Academy Awards” nga 28 shkurti deri në 25 prill 2021. Në një takim virtual në platformën “Zoom” të bordit të zyrtarëve të përbërë nga 54 anëtarë, ku bëjnë pjesë personazhe të njohur, si Steven Spielberg, Laura Dern dhe Whoopy Goldberg, drejtuesit e Akademisë vendosën se një valë e dytë e mundshme e COVID-19 në vjeshtë dhe dimër paraqet rrezik të madh për organizimin e një ngjarjeje të tillë në shkurt. Gjithashtu, Akademia ka ndryshuar edhe rregulloren. Për t’u kualifikuar, një film artistik duhet ta ketë datën e…

Read More

Në datën 22 qershor hyjmë zyrtarisht në shenjën e tyre, mirëpo jeni të sigurtë që dini gjithçka për Gaforren? Mund të jeni mike të ngushta prej shumë vitesh, mirëpo në një moment mund t’ju duket sikur nuk e keni njohur kurrë. Është mëse normale e gjitha kjo, shoqet Gaforre janë të tilla.. të papara dhe speciale. Ja si t’i njihni ato. 1.Është shumë e ndjeshme: Mos ‘’guxoni’’ t’i thuash se je në pritje të ëmbël, apo që ke fituar bursën e studimit që prisje prej kohësh, pasi duhet kohë për ta qetësuar dhe fshirë lotët. Do t’i duket sikur po…

Read More

Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje në çdo moshë, por pasi të kalojmë të 30-tat trupat tanë bëhen në mënyrë progresive më pak të aftë për të toleruar ushqimin jo të shëndetshëm. Do të ishte mirë të kujdeseshim që tani për këtë. Këto janë ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni pas të 30-tave. Kosi me fruta Ne shpesh blejmë kos me fruta në supermarket si një zgjidhje të lehtë dhe të shëndetshme por fatkeqësisht ato kanë një sasi sheqeri të tepruar. Më shumë sheqer se sa duhet të hamë në një ditë të tërë. Soja Këtu është një tjetër përbërës…

Read More

Krahas masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, efektivët e Policisë Rrugore të kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese për shkeljet që janë jo vetëm rrezik i shtuar për aksidentet rrugore, por edhe fenomen shqetësues për mbarëvajtjen e trafikut në tërësi. Policia e Shtetit bëri të ditur se patrullimet dhe kontrollet janë përqendruar në ato segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat janë evidentuar me risk të lartë për ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe…

Read More

Për herë të dytë në histori, astronomët kanë zbuluar një sinjal përsëritës me një model, domethënë, një breshëri të shpejtë misterioze (FRB) të përsëritura në intervale të rregullta. Burimi i tyre është i panjohur në këtë kohë. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të sinjaleve misterioze nga hapësira e thellë, ose FRB, është se ato janë jetëshkurtra dhe të paparashikueshme. Ato zakonisht shfaqen papritmas dhe zgjasin vetëm disa milisekonda. FRB të përsëritura, d.m.th. kur nuk është vetëm një interval, por disa me radhë, janë shumë të rralla dhe veçanërisht tërheqin vëmendjen e shkencëtarëve. Përkatësisht, këto shpërthime janë një nga misteret…

Read More