Vannesa Bryant ka informuar ndjekësit, se ajo dhe vajza e saj kanë bërë disa veprime në profilet e të
Gjatë muaj më parë basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ndërruan jetë.
Pjestarët e tjerë të familjes po mundohen që të ecin përpara dhe të vazhdojnë jetën e tyre mirëpo duket se po hasin disa vështirësi në rrjetet sociale.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Vannesa Bryant ka informuar ndjekësit, se ajo dhe vajza e saj kanë bërë disa veprime në profilet e të ndjerëve.
Ajo kishte shpjeguar se i është dashur që të bllokojë profilet e Kobe dhe Gianna në rrjetet sociale, pasi fotografitë e tyre po i bëjnë të ndihen në siklet.
“Faleminderit për të gjithë dashurinë. Natalia dhe unë, fatkeqësish kemi bllokuar profilet, sepse ka qenë e vështirë të jemi në rrjete sociale dhe të shohim në mënyrë konstante fotografitë e më të dashurve tanë”, ka shkruar ajo.
Ndaj, ata e kanë menduar bllokimin e faqeve të fansave si zgjidhjen më të mirë për ta ndihmuar veten të shërohen.