Momente paniku në “Loro Boriçi” në sfidën Vllaznia – Bylisi. Andi Hadroj përplaset kokë më kokë me Markun dhe humbet për një moment ndjenjat.
Është dashur ndërhyrja e 2 stafeve mjekësore dhe ambulancës, që situata të qetësohej dhe për fat të mirë futbollisti është përmendur.
Menjëherë ai është nisur drejt spitalit me ambulancë për një kontroll më të detajuar.
