I gjithë blloku operator tek spitali Francez në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Bëhet me dije se të gjitha rastet janë nga kontaktet e dy specializanteve që rezultuan pozitiv me Covid-19 dy ditë me parë.
Nuk dihet ende origjina e marrjes së infeksionit, ndërkohë që së fundmi rasti i marrjes së virusit nëpër ambjentet spitalore është kthyer në një shqetësim real dhe të madh. Spitali Francez në QSUT mbulon 3 specialitete si ORL, Okulistika, dhe Oro-Maxillo-Facial.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime, nga të cilat 69 kanë rezultuar pozitive me Covid 19. Kemi raste kontaktesh të mëparshëm të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, pas hetimit epidemiologjik, por edhe raste të reja, që janë në hetim sipas MSH.
