Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas Labinot Tahirit shpërthen edhe Delinda Disha: COVID-19 është një mashtrim

16:20 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DELINDA DEISHA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që ekonomia shqiptare është në kolaps për shkak të pandemisë që ka shkaktuar 37 viktima dhe 82 të infektuar ditën e sotme, për të mos folur për 435,662 të vdekurit dhe më shumë se 8 milionë të infektuarit në botë, figura publike vijojnë me deklarata absurde që thonë se koronavirusi është një mashtrim.

Pas Labinot Tahirit, i cili tha se “koronavirusi është një gënjeshtër”(lexo këtu), tani edhe aktorja e njohur e Klanifornia-s, Delinda Disha mendon se kemi të bëjmë me një lloj mashtrimi për të përhapur panik.

Në një status në InstaStory ajo shkruan fjaklë për fjalë: “COVID-19 është një mashtrim i madh për të hapur panik në popullsi për të bërë vaksinën. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i thënë jo. Një gënjeshtër që po i shkatërron njerëzit psikologjikisht dhe ekonomikisht”.

1 25

Sa i përket kësaj deklarate, vetëm për një gjë mund të biem dakord, që situata po i shkatërron njerëzit ekonomikisht dhe psikologjikisht! Por është absurde t’iu kërkosh sot atyre personave që kanë humbur familjarin e tyre nga virusi ose kanë frikë për jetën ndërkohë që marrin frymë përmes aparaturave tek Infektivi, që të mendojnë se gjithçka është e stisur për hir të një vaksine që nuk ka dalë akoma dhe nuk dihet nëse do të dalë ndonjëherë!

2 21

Fatkeqësisht nuk janë të paktë njerëzit që mendojnë si Delinda, dhe mjafton të shohësh komentet në rrjetet sociale të iconstyle.al për të kuptuar edhe arsyen përse sot ka plot njerëz që nuk do të respektojnë rregullat apo masat e mbrojtjes, duke rrezikuar kështu jo vetëm veten por dhe të tjerët!

Nuk e dimë nëse këta njerëz presin të provojnë në lëkurën e tyre infektimin me virus për ta besuar, dhe urojmë mos ta provojnë kurrë, por të paktën të mos marrin përsipër të bëjnë rolin e ekspertëve, por t’ua lënë këtë detyrë autoriteteve që kanë 3 muaj që bëjnë thirrje për respektim të masave mbrojtëse dhe distancimit social.

Nëse nuk duam që të infektohemi, ose më e pakta, t’i rikthehemi qëndrimit të detyruar në shtëpi,  është koha për ndërgjegjësim total. Personazhet e njohur të ekranit siç është Delinda, në rastin e sotëm, ose Labinot Tahiri, mund të kontribuojnë duke solidarizuar mijëra fansat e tyre që gabimisht po i shtyjnë drejt teorive konspirative.

COVID-19 Delinda DIsha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.