Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme për qytetarët e Durrësit dhe banorët e zonave përreth që prej disa ditësh u ngritën në protesa për djegien e mbetjeve në anë të rrugës dhe vende të tjera jo specifike. Në emisionin e Eni Vasilit, Rama tha se brenda kësaj jave do të arrihet marrëveshja mes Bashkisë së Durrësit dhe agjencisë shtetërore që mberret me mbetjet atje, dhe javën tjetër situata do jetë krejtësisht e normalizuar.“Situata do stabilizohet brenda pak ditësh. Sepse na u desh që të rrisnim presionin pozitiv mbi Bashkinë e Durrësit për të finalizuar këtë…
Author: tirana
Përfaqësuesi i socialistëve, Damian Gjiknuri ka ndarë me të gjithë publikun një këshillë që kryeministri Edi Rama i ka dhënë gjatë negociatave për Reformën Zgjedhore. Në një lidhje LIVE në “Top Talk”, Gjiknuri deklaroi se Rama i ka thënë që ai duhet të veprojë sikur të ishte vetë në Opozitë dhe t’i dëgjonte ata. “Madje po të them një gjë, dhe po ta them kështu shumë miqësore. Edi Rama më ka dhënë një këshillë, dhe dua ta ndaj me të gjithë tani. “Në negociata gjithmonë mendim edhe shqetësimin e Opozitës, sikur të ishe ti në Opozitë dhe dëgjoje Opozitën. Në…
Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në “TemA TV”, ka komentuar nisjen e parakohshme të fushatës elektorale nga Lulzim Basha, duke përdorur mjete propagandistike, të ngjashme me ato që Rama ka përdorur shumë vite më parë. Rakipi tha se regjimet janë të vështirë për t’u mundur dhe se kryetari i opozitës, ka vendosur në mënyrë shumë të çuditshme, ta mundë regjimin e Edi Ramës, me bugaçet e Elbasanit, duke i’u referuar video selfiet, që kryetari i PD-së postoi ditën e sotme. “E pashë sot në Elbasan. Zoti Luli Basha mori një bugaçe… Nëse regjimi rrëzohet me bugaçe…
Duket se mandati gjatë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në mungesë të një pasuesi që e pret prej 2 vitesh e ka mërzitur Bujar Leskajn. Në një video të publikuar nga lapsi.al shihet se si kreu i KLSH-së bën mundje me një mikun e tij në një lokal, dukshëm në qejf pas ndonjë dreke mes shokësh. Ajo që bie në sy është se rolin e arbitrit e ka mbajtur një tjetër ish-deputet i Partisë Demokratike, Sali Shehu. Vlonjati Leskaj e humbi raundin e parë ndërsa tek i dyti u përpoq me gjithë forcat për të marrë…
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi. Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi. Duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një emigrant në Greqi, i cili tha se në datën 4 mars 2020, ai sëbashku me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën…
E shohim çdo pasdite me emisionin që mban emrin e saj, por pakkush e di origjinën e moderatores Rudina Magjistarit. Së fundmi Rudina kishte të ftuar në emision këngëtarin Devis Xherahu, i cili është nga Korça. Devisi promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke. Teksa po Diskutonte me Devisin dhe i tha se e ka parë shpesh në Korçë, Rudina zbuloi edhe qytetin e saj të lindjes. “Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?”- u shpreh Rudina.
Çështja e djegies së mbetjeve në Manëz tashmë është bërë një problem kombëtar. Pas protestave të banorëve, duke se autoritetet janë tërhequr dhe plehrat nuk do digjen më atë. Sipas Fax News, sot pasdite në kryeministri është zhvilluar një takim konsultativ me ekspertët dhe është vendosur që mbetjet e Durrësit të dërgohen në Sharrë për një javë. Por ende nuk është vendosur se çfarë do bëhet me to në ditët në vijim, pasi situata është alarmante. Po ashtu mësohet se një propozim është edhe dërgimi i mbetjeve në landfillin e Bushatit në qytetin e Shkodrës.
Gazetari italian Vittorio Sgarbi ka reaguar i revoltuar ndaj artikullit në mediat shqiptare që e kritikon atë pasi e quajti Bylisin qytet antik grek. Sgarbi këmbëngul te deklarata e tij, duke shpërthyer edhe në ofendime ndaj gazetarit, artikullin e të cilit ia kanë dërguar në “WhatsApp”. “E konfirmoj: Bylisi ishte një qytet në Greqinë e lashtë që ndodhet në Iliri,” shkruan Sgarbi duke thënë se Bylisi ishte pushtuar nga Greqia. “Që unë thashë qytet antik grek iu referova civilizimit, arkitekturës dhe jo territorit. Ç’a doni që të çajmë t**pet. Turp për ty që nuk di se Iliria u pushtua nga…
Fëmijët e prekur nga koronavirusi, që kanë pasur dhe inflamacionin e rrezikshëm të ngjashëm me sindromën Kawasaki, po vuajnë nga një sëmundje e re. Ky është rezultati i një studimi të fundit. Të paktën 100 fëmijë në SHBA kanë pasur simptoma inflamatore potencialisht të rrezikshme për jetën pas testimit pozitiv për koronavirus. Numra të ngjashëm ka pasur edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë në Europë. Simptomat ishin të ngjashme me sindromën Kawasaki, një sëmundje që prek 9-20 fëmijë për 100 mijë, në SHBA, nën 5 vjeç. Mjekët janë përpjekur të zbulojnë lidhjen midis këtyre simptomave dhe koronavirusit, por përpjekja…
Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në Vaun e Dejës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 55- vjeçari është gjetur në fshatin Shkjezë ndërkohë nuk ka shenja dhune në trup. Ndërkohë Policia po heton për të gjetur shkaqet e vërteta të vdekjes së 55- vjeçarit.
Kuvendi i Shqipërisë do të ndryshojë ligjin e vitit 2014 për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, me qëllim për të zbuluar ish-bashkëpunëtorët (spiunët) e Sigurimit, të cilët kanë zhdukur dosjet e tyre, në kohë të ndryshme, sidomos gjatë trazirave. Konkretisht do të ndryshojë cilësimi ish-bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Në ligjin në fuqi parashikohet se ish-bashkëpunëtor i ish-Sigurimit është çdo person që vërtetohet se ka bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me organet e ish-Sigurimit të Shtetit. Gjatë zbatimit të këtij ligjit, Autoriteti i Dosjeve ka hasur vështirësi të mëdha për të vërtetuar bashkëpunimin e personave të ndryshëm me ish-Sigurimin, për…
Rudina Dembacaj mbetet një nga aktoret dhe moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media për jetën e saj private. Lidhjen e dashurisë me Mark Frrokun, Rudina nuk po e mban më larg syrit të publikut, por po poston vazhdimisht foto të reja. Në këto postime nuk mungojnë komentet e ndjekësve, të cilave Rudina u përgjigjet gjithmonë me humor. Por një koment i fundit në Instagram i ka tërhequr vëmendjen moderatores dhe ka vendosur t’i përgjigjet me plot seriozitet. “Po e zgjodhe me te mire se veten ta marin te tjerat prandaj kujdes”, shkruan…