Një ditë pasi opozita parlamentare i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkoi të diskutonin për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe listat e hapura, sot kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi do të zhvillojë një takim me disa kryetarë parti jashtë parlamentare. Nga burimet mësohet se në qendër të diskutimit do të jetë reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje mes palëve politike, por deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë që të hapen listat. Opozita parlamentare u thirr në një takim ditën e shtunë edhe nga ambasadorja amerikane dhe i BE-së, por tre kryetarët e grupeve deklaruan…
Author: tirana
Mot i vranët dhe shira të izoluar mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas Meteoalb përjashtim bëjnë vetëm zonat bregdetare, të cilat paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Gjatë orëve të vona të pasdites dhe mbrëmjes kemi përmirësim të motit në vend. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C verilindja deri në 31°C ultësira perëndimore. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, prerja më e madhe e parasë e nxjerrë në emetim deri më tani do të dalë në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti, njoftuan burimet në Bankën e Shqipërisë. Vitin e kaluar banka e Shqipërisë nisi prezantimin e serisë së të kartëmonedhave. Seria e re e ka 6 prerje, 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë. Kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019, ndërsa këtë vit do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë duke…
Publikohet historia e panjohur e aksionit të ndodhur në gushtin e vitit 1941 ku u hodhën në erë depot e municionit që italianët kishin përqëndruar në fshatin Rradhimë të Vlorës, të cilat ruheshin nga Divizioni “Siena”. Memorie.al shkruan se aksion për të cilin në fundin e viteve ’70-të , regjimi komunis i kushtoi filmin artistik të Kinostudios “Shqipëria e Re”, me titull “Në fillim të verës”. Dëshmia e rrallë e Jaup Xhezo Iljazit me origjinë nga fshati Tragjas i Vlorës, i cili me sugjerimin e Hysni Lepenicës, Mehmet Alemit, Skënder Muços dhe Hysni Kapos, mori përsipër dhe kreu aksionin e…
Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili deklaroi në “360gradë” se në këshillin politik nuk është diskutuar një datë zgjedhjesh, por ato do të mbahen nga 15 prilli deri në 15 maj. “Nuk ka vendim për ditë dhe datë zgjedhjesh. Nuk ka pasur negociata për këtë produkt, pasi heq çdo lloj mundësi që zgjedhjet e njëanëshme si ato të 30 qershorit. Data e zgjedhjeve nuk kanë qenë në agjendë, pasi zgjedhjet vendosen nga presioni politik. Zgjedhjet do të jenë nga 15 prilli deri në 15 maj”, deklaroi Vasili.
Eneda Tarifa përpiqet të mos e përmendë shumë, por nuk pati nga tia mbante tek “ Në kurthin e Piter Panit”. Kureshtja e sinqertë fëminore aty, është vërtet çarmatosëse e nuk i mbeti zgjidhje tjetër përveçse t’i përgjigjej pyetjes së sikletshme “pse artistët divorcohen më shumë?” Përgjigja e saj megjithatë, ishte mjaft origjinale. Eneda tha se marrëdhëniet e tyre, thjesht bien më shumë në sy, pasi janë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e publikut. “Jo se ne divorcohemi më shumë, por ne na duket më shumë, sepse jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë”, – tha ajo duke shtuar…
Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi atentatin me snajper që iu bë një prej anëtarëve të fisit të njohur për policinë në Elbasan, Ardjan Çapjas, i cili më herët i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera. Sipas tij, lloji i armës së përdorur për të eliminuar fizikisht Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por i duhet policisë të hetojë e gjejë kush janë realisht autorët, shtoi ai.“Atë tip arme e përdorin forcat speciale, kanë lente me precizion të lartë. Snajperisti ka qenë 250 metra larg, personi normal…
Një histori e panjohur dashurie e ka përfshirë një shqiptare në “listën e kuqe” të Interpolit. Bëhet fjalë për një histori që nis vite më parë mes Naxhije Miftarit dhe Christian Bruecker. Policia beson se ish-e dashura e Christian Bruecker, pra shqiptarja Miftari mund të japë të dhëna jetike për zhdukjen e një fëmije vetëm 4 vjeç Madeleine Mçann në Portugali në vitin 2007, rast i bërë mjaft publik në media. Naxhije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, njeriut që besohet gjerësisht se është përgjegjës për zhdukjen e katër-vjeçares në Portugali në vitin 2007. Autoritetet gjermane kanë lëshuar…
Shija e ujit që qëndron për një kohë në gotë është e çuditshme. Kjo është për shkak se uji i lënë në gotë është më i ndjeshëm ndaj grimcave të pluhurit dhe baktereve në ajër. Në anën tjetër, kur uji ekspozohet ndaj ajrit, ai thith dioksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit konvertohet në acid karbonik. Me fjalë të tjera, kjo është arsyeja pse struktura e ujit ndryshon kur qëndron për një kohë në gotë.Kështu, herën tjetër kur dëshironi të pini ujë gjatë natës, ose mbusheni një shishe ujë ose çohuni dhe mbusheni një gotë ujë të freskët…
Sheshi në Agia Triada, në ishullin Evia të Greqisë ishte i mbushur me njerëz të dielën me rastin e festivalit të parë në zonë pas pandemisë. Por fill pas mesnate 12 pasdite dhe ndërsa festa po fillonte të ndizej në një lokal që priti kantautorin Michalis Maragakis, një patrullë policie mbërriti në zonë. Pas kontrollit, policia i pezulloi aktivitetin lokalit për 15 ditë dhe e gjobiti me 3000 euro.
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se një fëmijë 8-vjeçar ka parë atentatorët e Ardian Çapjas, dhe i ka përshkruar ato si persona të veshur me rroba të zeza, me kapuç dhe me pistoletë. E ftuar në studion e ‘Real story”, Lala tha se i vogli pritet të merret sërish në pyetje. “Personat e kanë ruajtur Çapjan. Është qëlluar në shpatullën e majtë më pas e ka marrë nipi i tij. Rrugica që të shpinte te banesat e tyre kontrollohej me derë me pult, rrugica tjetër me derë të blinduar. I gjithë servisi ishte i populluar nga njerëz të Çapjas. Autorët…
Pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihet edhe si Lugina e Preshevës, janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës thonë se është shumë e rëndësishme që partitë politike kanë arritur një unifikim që bashkë të marrin pjesë në zgjedhje. Ata thonë po ashtu se synimi i tyre është arritja e të paktën tri vendeve në Kuvendin e Serbisë. Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik,…