Duket se Marina Vjollca ka edhe një anë mjaft të ‘çmendur’, megjithëse e kemi parë gjithmonë të kuruar edhe shumë elegante. Me anë të disa pamjeve në Instastory, moderatorja bukuroshe ka zbuluar se dikur ka qenë një fanse e madhe e motorrit dhe ka ditur ta ngasë shumë mirë atë. Por këtë pasion të saj nuk e aprovon Getoari, me siguri për shkak të rrezikshmërisë së lartë. “Bindeni @ghettogeasy të më lërë t’i jap motorrit se nuk më lë më”, ka shkruar Marina në postimin e fundit në ‘Instastory’, duke iu drejtuar ndjekësve të saj.
Author: tirana
E siguruar me një portë gri, nga jashtë duket shumë pak pjesë nga banesa super luksoze e Ardian Çapjes që mbeti i plagosur ditën e sotme. Kjo pasi e gjithë shtëpia është e rrethuar me pemë palmash. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në hapësirën mes dy vilave është vendi ku 55-vjeçari u qëllua me snajper. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Çapja, i ndodhur në banesën e tij, ka dalë nga vila 3-katëshe, duke kaluar në pjesën e pasme të saj. Por nuk e ka ditur që po vëzhgohej nga një snajper. E gjithë ngjarja është filmuar nga…
Reperi i njohur, Mc Kresha, është bërë baba për herë të parë. Edhe pse ai apo partnerja e tij nuk e kanë bërë ende publik lajmin, ka qenë babai i Erzinës i cili e ka shkruar lajmin emocionues për të gjithë, duke zbuluar edhe emrin e vogëlushes. “Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin”, shkruan ai në një status në ‘Facebook’. Ky emër, ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.
Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar. Edhe pse vitet kalojnë, Xhemi ka po të njëjten elegancë e po të njëjtën freski të shumë viteve më parë. Këtë e vërteton fare lehtë një fotografi e publikuar nga “Geraldina Sposa”, ku Xhemi shfaqet me një fustan nuseje, gati për të sfiluar. Kjo foto, e ripostuar edhe nga vetë moderatorja, është nga viti 2008. Edhe pse kanë kaluar 12 vite, në fytyrën e Xhemit nuk ka ndryshuar asgjë.
Pas 6 muajsh është zbardhur ngjarja e bujshme në Berat, ku dy binjakë 5 muajsh humbën jetën. Sipas analizave të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe që tashmë kanë mbërritur zyrtarisht pranë institucionit të Prokurorisë së Beratit, ka rezultuar se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit. Mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve, asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre. Mësohet se në raportin e analizave thuhet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike,…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Në dashuri ka ardhur momenti për të folur hapur dhe nëse situata është e parikuperueshme, mund të vendosni që ta mbyllni. Bëni mirë që të shfrytëzoni momentet negative, për të kuptuar se si duhet ti zgjidhni problemet. Në punë, më në fund do të ketë rikuperim dhe do të merrni oferta të mira. Demi Stresi që ju ndjek prej disa…
Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, pasi nuk ka më asnjë rast aktiv. Nisur nga mesnata e sotme, sipas kohës lokale, distancimi fizik nuk do të kërkohet më dhe nuk do të ketë kufizime në tubimet publike. Kufijtë, megjithatë, do të mbeten mbyllur. Zelanda e Re nuk ka raportuar raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, për më shumë se dy javë. Kryeministrja Jacinda Ardern tha se “ka vallëzuar pak” kur i është thënë se vendi nuk ka më raste aktive me koronavirus. “Edhe pse jemi në pozitë më të sigurt dhe më…
Një prej tre autoportreteve të Rembrandtit, do të shitet në ankad nga ”Sotheby’s” në fund të korrikut për 12-16 milionë sterlina, njoftoi sot shtëpia e ankandeve. Tabloja me përmasat 15×20 centimetra, nënshkruar dhe datuar në vitin 1632 nga mjeshtri i madh flamand, përfaqëson atë në moshën 26-vjeçare me veshje të zezë dhe një kapele dhe një jakë të madhe me dantellë të bardhë. Sipas George Gordon i ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron që ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërsa ai ishte në…
Opozita parlamentare i kërkon shumicës socialiste që të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë për reformën zgjedhore dhe dy kushtet e tyre, në të kundërt nuk do ta votojnë në Kuvend. Në letrën, drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama, tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku kërkojnë që tryeza të zhvillohet brenda 48 orëve.
Modelja bukuroshe Kejvina Kthella bëri së fundmi një ndryshim të guximshëm në pamje, si asnjëherë tjetër. Ajo e leu pjesën e përparme të flokëve ngjyrë gri, ndërsa pjesën e pasme vazhdon ta ketë bjonde. Kejvina publikoi në rrjete sociale disa foto të look-ut të ri dhe mori komplimente të shumta nga miqtë dhe ndjekësit. Megjithatë jo të gjithë e kanë pëlqyer pamjen e saj të re. “Tani qenke bërë si plakë”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Kejvina nuk ia ka kursyer një përgjigje epike dhe ka replikuar: “Plaka e ëndrrave tua!”
Ardian Çapja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe po i nënshtrohet një operacioni në Spitalin e Traumës. Plumbi ka hyrë nga pas në shpatull dhe ka dalë në kraharor dhe ka kaluar shumë pranë zemrës duke dëmtuar arterien dhe nervat, raporton BW. Jashtë kamerave drejtori i spitalit Arben Zenelaj tha se gjendja shëndetësore e Çapjas është kritike. Para se të transportohej në Tiranë, 55-vjeçari ka pasur shumë hemorragji. Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Elbadanit “më datë 08.06.2020, rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues…
Presidenti i Republikës Ilir Meta i kthen qeverisë për rishqyrtim në Kuvend, ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar. Bëhet fjalë për ndryshimet që përjashtojnë nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import të jahteve dhe të mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vite. Kreu i shtetit arsyeton se ky ligj nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e Institucioneve Financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë. Argumentet për kthimin e ligjit: – Duke zgjeruar…