Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, e rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19. Ka nisur edhe programi i dezinsektimit, për një sezon turistik të sigurt. “28 qendra shëndetësore verore do të hapen pranë zonave turistike me shërbim 24/7 për të garantuar një sezon turistik të sigurt”. Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta deklaroi se, pavarësisht situatës së përballjes me COVID19,…
Author: tirana
Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020. Uniformat blu shprehen se 550 punonjës policie janë angazhuar në mbarë vendin për mbarëvajtjen e provimit të gjuhës së huaj të maturës. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit 550 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020. Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare “Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2020 në Republikën e Shqipërisë”,…
Me maska dhe doreza maturantët dhanë sot provimin e parë. Provimi i gjuhës së huaj nisi në orën 10 dhe zgjati për 2 orë.Disa nga maturantët kanë dalë me lot në sy e disa të gëzuar, ku janë puthur dhe përqafuar me prindërit që i prisnin jashtë shkollës.
Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” i kërkon Ministres së Arsimit Besa Shahini të paguajë mësuesit. Vokshi deklaron se megjithëse është data 8 qershor mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat duke sjellë vështirësi për familjet e tyre. Postimi i Albana Vokshit Paguaji mësuesit #Besa!! Sot është data 8 qershor. Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat. Paguaji mesuesit Besa! Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj. Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta…
Eurosport ka kryer një sondazh, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1 milionë persona, në lidhje me “Tenistin më të mirë të të gjitha kohërave”. Në vendin e parë është renditur Novak Djokovic, aktualisht numri 1 në botë. Ai ka lënë pas Roger Federer dhe Rafael Nadal. “Jam i nderuar që në këtë sondazh më kanë zgjedhur mua si tenisitn më të mirë. Janë gati 1 milionë persona. Gjithsesi, ky është një debat që zhvillohet prej kohësh dhe që do të vazhdojë derisa të dalë një tenist që të na mposhtë të treve”, tha Djokovic. Në fakt, rezultati ka…
Këngëtari i njohur Devis Xherahu ishte i ftuar së fundmi në “Why not”, ku gjatë emisionit tregoi një histori me një vajzë që kishte njohur në Las Vegas gjatë një koncerti. Devisi tregoi se vajza në fjalë ishte fansja e tij e zjarrtë dhe se i ati i saj i kishte treguar sesi vajza e kishte mbushur murin me fotot e tij. “Një herë kam qenë në Las Vegas. Në 2007 shkova në një turne Amerikë-Kanada. Qyteti i parë ishte Las Vegas, siç po këndoja pashë dy motra që ngjisnin shumë. Njëra vetëm qante, e thashë si ka mundësi. Një…
Me 14 Janar të këtij viti, çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Duam, si kënga e tyre. Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale por kanë preferuar të mos e zbulojnë ende portretin e tij. Së fundmi Miriami ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël me Duamin në krahë. Ajo shihet e veshur me fustan të bardhë dhe ka pozuar në natyrë. “Sot dhe asnjëherë nuk do jesh vetëm. Unë do jem…
Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut, pesë prej të cilave i gjeni të renditura në këtë artikull. Më shumë energji Momenti i përplasjes së ujit në trup është shokues. Megjithatë, momenti i shokut zgjat pak. Njeriu do të jetë në gjendje të marrë frymë thellë, rrahjet e zemrës janë të larta dhe i gjithë trupi merr një furnizim të menjëhershëm me gjak. Ky ndikim i fortë i ujit të ftohtë do të vërehet gjatë sepse njeriu do të ketë energji natyrale gjatë ditës. Qarkullimi më i mirë i…
Një çift i moshuar ka pasur një ribashkim emocional pasi kaluan 5 muaj larg njëri-tjetrit në shtëpi të ndryshme për shkak të bllokimit nga koronavirusit. Polici në pension Peter Foster, 87 vjeç, dhe gruaja e tij Doreen, 91 vjeç, u detyruan të ndaheshin kur Pjetri u diagnostikua gjatë kësaj kohe me limfona dhe rreziku që ai të infektohej me koronavirus ishte tepër i madh, për këtë arsye ai zgjodhi që të qëndronte larg të shoqes këto muaj. Limfona është një kancer që fillon në qelizat luftuese të infeksionit të sistemit imunitar. Fotografitë e kapura gjatë momentit të ritakimit të tyre…
Jo të gjithë njerëzit e pranojnë humbjen dhe kanë sjellje nga më të çuditshmet në situata të pafavorshme. Shenjat e zodiakut që nuk dorëzohen kurrë, derisa marrin atë që duan janë këto: Demi Mendja juaj nuk është e përgatitur për një dështim, pasi jeni gati të ktheni përmbys botën për të arritur suksesin që dëshironi. Të lindurit nën shenjën Demit shpresojnë të arrijnë rezultate maksimale dhe në rastet kur situatat ndryshojnë, ndodh një kaos mendor nga i cili demat mezi dalin. Dashi Nuk kanë gjë tjetër në mendje veçse të kenë sukses në jetë. Ruajtja e pushteti është e rëndësishme.…
Janë zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen e Ardian Çapjas në shtëpinë e tij gjatë paradites së sotme, raporton Dosja.al. Mësohet se ai është qëlluar nga një snajper dhe se plumbi e ka marrë në shpatull.Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në Elbasan. Ardian Çapja është emër jo i panjohur teksa i është bërë më herët dhe atentat. Më 26 dhjetor të 2017 ai është qelluar me kallashanikov. Ende nuk ka asnjë pistë konkrete për atentatin ndaj familjes Çapja, por më kryesorja lidhet me konfliktet e vjetra të fisit. Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të…
Dj Sardi ka preferuar gjithmonë që jetën private ta ruajë sa më larg syrit të publikut. Megjithatë disa muaj më parë u zbulua lidhja e tij e re, me një vajzë që nuk është personazh publik. Së fundmi Sardi ka udhëtuar me partneren drejt bregdetit dhe nuk ka munguar një postim në rrjete sociale. Ai ka publikuar në Instastory një foto intime, në të cilën shihet se i ka vendosur duart në vithet e të dashurës, teksa qëndrojnë të shtrirë në rërë. Portreti i vajzës nuk duket në foto pasi Dj po mundohet ta mbajë sa më larg vëmendjes së…