Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sezon turistik i sigurt, Manastirliu: Hapim 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe

14:50 / June 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ll 2 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, e rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19. Ka nisur edhe programi i dezinsektimit, për një sezon turistik të sigurt.

“28 qendra shëndetësore verore do të hapen pranë zonave turistike me shërbim 24/7 për të garantuar një sezon turistik të sigurt”. Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta deklaroi se, pavarësisht situatës së përballjes me COVID19, kanë vijuar pa u ndalur investimet në shëndetësi. Qendra shëndetësore e Golemit është rehabilituar plotësisht në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore dhe është gati për t’i shërbyer, jo vetëm 12 mijë banorëve të kësaj zone, por edhe pushuesve të shumtë gjatë sezonit turistik. Si kjo qendër, do të jenë 28 qendra shëndetësore që hapen më datë 15 qershor në zonat turistike bregdetare dhe ato malore.

“Hapim si çdo vit 28 qendra shëndetësore përgjatë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore. Do të jenë 133 mjekë dhe infermierë që do të shërbejnë në këto qendra verore si dhe kemi marrë masa për pajisjen e tyre me barna dhe materiale mjekësore. Do të ketë gjithashtu një koordinim nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me postacionet e autoambulancave, për një sezon turistik të sigurt”, tha Manastirliu.

Duke kërkuar vigjilencë maksimale për respektimin e mjeteve të mbrojtjes personale dhe masave në këtë situatë epidemie, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se vëmendje të posaçme do të ketë protokolli i sigurisë sa i takon COVID19.

“Këto qendra shëndetësore verore, me stafin e tyre, do të kenë një protokoll për identifikimin e rasteve të dyshuara për COVID19 dhe nëpërmjet urgjencës kombëtare do të organizohet puna edhe në këto qendra, për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ka nisur edhe programi i dezinsektimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për të garantuar një sezon turistik të sigurt.
Sipas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, zonat ku do të hapen qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.