Pronari i një lokali që ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në Korçë, M. D., 43 vjeç është shpallur në kërkim. Ndërkohë që është arrestuar në flagrancë punëtori i tij, R. K., kamarier në këtë lokal, i cili rezultoi i pasiguruar pranë organeve tatimore. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar disa kompjutera dhe monitorë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Author: tirana
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që të rihapet kufiri me Shqipërinë dhe heqjen e masave të lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore. “Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv”, tha Zemaj. Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim…
Pas publikimit të historisë së Adriana Berisha në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, shefi i Policisë së Fushë Arrëzit u arrestua për përdhunim, për tu lënë më pas i lirë për mungesë provash. Në kohën kur kishte qenë e mitur, Adriana shkoi të denonconte në polici, por ndodhi e paimgjinueshmja, shefi i policisë e përdhunoi për së dyti dhe brenda godinës së policisë. Por emri i ish-shefit të Policisë përmendet edhe në rastet e tjera. Është pikërisht Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Camaj, që e akuzon Durakun se i ka kërkuar favore seksuale. Camaj e…
Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një moment gëzimi nga familja e tij. Nëna e tij feston sot ditëlindjen dhe Basha shkruan se kjo është një ndër ditët e tij më të lumtura. “Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!”, shkruan Basha krahas fotove.
Kur ka nisur të qarkullojë në rrjet filmimi që tregonte çastet e fundit të jetës së George Floyd, shumë e kanë parë të zënë pre e habisë dhe e përbuzjes. Një afroamerikan 46 vjeçar, Floyd ka ndërruar jetë më 25 maj, i mbytur teksa një agjent policie i Minneapolis i shtypte qafën me gju gjatë një arrestimi. Por pak lanë provuar të njëjtin familjaritet të tmerrshëm që ka ndjerë Valerie Castile. 4 vite më parë kishte parë një filmim të ngjashëm, ku djali i saj Philando ndërronte jetë pasi një polici e kishte qëlluar gjatë një kontrolli rrugor në periferinë…
Merr fund pritja e shqiptarëve në doganën me Kosovën. Pas një bllokimi për një javë, kryeministri Avdullah Hoti, vetëm pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, ka vendosur për hapjen e kufirit me Shqipërinë, por pa kushte e vendosura nga “qeveria Kurti”. Që do të thotë, tanimë çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokument se ka bërë testin e COVID-19 të 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Qeverisë së re. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që…
Që prej 3 muajsh transporti publik në të gjithë vendin ka qenë i pezulluar për shkak të pandemisë globale. Mirëpo ditën e sotme ka ardhur një lajm i mirë për të gjithë qyetetarët dhe për shoqatën e transportit publik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije para pak minutash në rrjete sociale se në datë 15 qershor rifillon transporti publiku sipas protokollit të miratuar nga ISHP. Ndërkaq për shkak të situatës së krijuar në vend nga Covid-19, ka njoftuar se transporti publik do të funksionojë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar. Gjithashtu ka paralajmëruar që…
Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë e re infektimi me virusin Corona. Shtimin e rasteve autoritetet e lidhin edhe me festimet e Bajramit dhjetë ditë më parë. Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të virusit Corona. Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën, njoftojnë mediat gjermane, duke u bazuar tek autoritetet vendase të shëndetësisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më…
A e dini se femrat e cilës shenjë në Horoskop janë pothuajse gjithmonë beqare? Ato janë femrat Bricjap, pasi për një femër të tillë vetmia është “foleja” e saj. Kjo femër dashuron qëndrueshmërinë. Ajo nuk dëshiron të humbasë kohë me lidhje jo serioze dhe të parëndësishme. Për këtë arsye urren bisedat e kota. Femra Bricjap është tepër realiste, gjithashtu dhe organizatore e shkëlqyer, ndaj gjasat që të gjejë njeriun e zemrës janë minimale.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë Krujës. Zamir Topi, autor i vrasjes së Dashnor Osmanit në pazarin e Korçës është vetëvarur në qeli. Ai është personi që masakroi me sëpatë shitësin e bananeve Dashnor Osmani i cili ishte me origjinë nga Skrapari, por kohët e fundit banonte në fshatin Poçestë të Libonikut. Autori i krimit nuk arrinte të pranonte faktin që një person i ardhur nga Skrapari, t’i zinte pjesën e familjarëve të tij, në varrezat e fshatit.Kjo pasi para disa vitesh, Dashnor Osmani, kishte varrosur babain e tij afër varrit të nënës…
Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës dhe moderatorit Ermal Mamaqi, në dy raste të ndryshme. Berisha po udhëtonte me shpejtësi 127km/h me makinë e tij tip “Benz S320”, ndërsa patrulla e ka ndaluar dhe i ka marrë lejen e drejtimit. Patenta iu hoq edhe moderatorit Ermal Mamaqi, i cili po udhëtonte me shpejtësi 120km/h me mjetin e tij tip “Renault”. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar në rrjetet sociale. “Pa fjale! Nuk i do njeri njerezit e famshem ne kete vend! Do ikin…
Pas investimeve për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, NATO po studion edhe mundësinë për investime edhe në bazën detare të Pashalimanit. Kërkesës zyrtare të dorëzuar në tetor të 2019-ës nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila ka parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, Aleanca e Atlantikut të Veriut deklaron se ka nisur punën në bashkëpunim me autoritet ushtarake shqiptare, për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si kjo bazë mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të Aleancës. NATO iu përgjigj zyrtarisht interesit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare lidhur me kërkesën e autoriteteve…