Author: tirana

Edhe pse i gjithë vendi kaloi një periudhë të vështirë financiare si pasojë e pandemisë COVID, deputetët shqiptarë nuk kanë hequr dorë nga përfitimet. Deputetët e Partisë Socialiste vendosën të heqin dorë nga gjysma e pagës së tyre mujore, duke e vënë në dispozicion të buxhetit të shtetit, për zbutjen e pasojave financiare nga virusi Covid-19. Deputetët iu bashkuan kështu nismës së qeverisë për përgjysmimin e pagës së ministrave, kryeministrit dhe anëtarëve të bordeve shtetërore. Por në bazë të dokumenteve të siguruara nga tirananews.al, duket se ata kanë ruajtur të paprekur dietat, karburante, honorare etj. Nga verifikimi rezulton se vetëm…

Read More

Donald Rushiti, 26-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe si Doni është dënuar me 12 vite burg nga drjetësia italiane. La Stampa shkruan se Doni, ishte nën akuzën e vrasjes. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mes datës 21 dhe 22 tetor të vitit 2017 ku Shpëtim Frashëri, 39 vjeç, u qëllua për vdekje dhe vdiq menjëherë pas shtrimit në spital. Në kërkim u shpall Rushiti, në atë kohë 23 vjeç dhe bashkëpunëtorë të tjerë të vrasjes, ende të fshehur: Hasim Murataj, Cerciz Banushi, Sabri Brakaj, që janë ende në kërkim. Doni u arrestua në Tiranë, në vitin 2018, ku dhe ishte fshehur dhe…

Read More

Vetëm pak minuta i ndante nga liria 2 shqiptarët që vuanin dënimin në burgun e Avellino të Napolit, pasi policia e burgjeve arriti të pengonte mëngjesin e kësaj të diele një prej arratisjeve më spektakolare të kohëve të fundit atje. Skema e arratisjes ishte e ngjashme me atë të filmit të njohur “The Shawshank Redemption”, sepse edhe shqiptarët kishin hapur një vrimë në murin e qelisë së tyre. Nëse në film, vrima mbulohej nga një poster, shqiptarët e maskuan hyrjen me atë që dukej si mur i vërtetë, por në realitet e kishin suvatuar me brumë, që të dukej sikur…

Read More

E shtuna e kësaj jave është mbyllur me një përplasje fizike. Dalja nga karantina dhe rihapja e lokaleve po rikthen në skenë edhe përplasjet mes të rinjve, që fundjavave në Shqipëri janë jo të pakta. Së fundmi, faqja në Instagram, JOQ, ka publikuar një video që ja kanë dërguar në inbo dhe shkruan se bëhe fjalë për sherr mes disa djemve e vajzave. “Ua do na lidhin, po ç’po të bëj unë ty,”– dëgjohet në sfond ndërkohë që shumë fjalë nuk kuptohen. Zhurma, ndalimi i mjeteve dhe grumbullimi i njerëzve tregon që sherri ka qenë i fortë.

Read More

Nga 1 Shtatori 2020 mijëra biznese do të përballen me një regjim të ri, ku duhet të lëshojnë fatura elektronike. Ministria e Financave po merr një pas një hapat për vënien në jetë të projektit të fiskalizimit. Në udhëzimin e publikuar së fundmi, bëhen e dije detajet dhe elementet bazë dhe teknike të një fature elektronike dhe fature shoqëruese, lëshuesit dhe marrësit e tyre, procedura e lëshimit dhe shkëmbimit të faturave elektronike dhe dokumenteve shoqëruese. Sipas udhëzimit, fatura elektronike duhet të përmbajë elementët bazë të mëposhtëm: a) titullin “Faturë tatimore” i cili specifikohet me kodin e llojit të faturës b)…

Read More

E diela në spitalin Infektiv nuk kishte vetëm momente të vështira për shkak të koronavirusit, por edhe emocione, jashtë kangjellave rrethuese të spitali. Me një buqetë me lule ky zotëri priste partneren të dilte, pasi rezulton se e kishte fituar betejën me koronavirusin. Pacientja që ka lënë spitalin infektiv është një shtetase ukrainase e cila rezultoi pozitive me Covid-19 disa ditë më parë në Sarandë. Sipas pretendimit të saj dhe te familjarëve, e reja u identifikua me koronavirus në qytetin e Sarandës, aty ku edhe kanë banesën e tyre, duke përgënjeshtruar lajmin se kanë lëvizur në drejtim të qytetit bregdetar…

Read More

Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, që kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro, u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos. Dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u arrestuan. Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe, raportojnë mediat në vendin fqinj. Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi përmes një reagimi në Facebook i kërkon ambasadorëve Soreca dhe Borchard që të tregojnë, “arsyen” dhe shkakun e vërtetë përse pse ‘u zbythën nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHRIT për administratë zgjedhore’. Murrizi e cilëson konsensusin e vendosur mes PD-PS-LSI, me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, si një pazar të pistë për të mos patur reformë zgjedhore. “Kush mund ti bej hesapet pa hanxhin, mund te ngelet si nje “ han” i braktisur dhe i rrenuar Ambasadoret Soreca dhe Borchard te tregojne “ aresyen” dhe shkakun e vertete perse u zbythen nga rekomandimi kyç i OSCE dhe…

Read More

Futbollisti shqiptar që luan me skuadrën Seinajoki në Finlandë ka shpëtuar jetën e një fëmije që po mbyteshe në një liqen artificial. Në një intervistë për “Tellerreport”, Mehmet Hetemaj ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ishte ora 12 e mesditës kur Hetemaj së bashku me nënën e tij kishin parë fëmijën duke u mbytur. “Nëna ime shkoi shpejt tek fëmija, por pashë se te dy kishin vështirësi. Pastaj u hodha në ujë dhe arrita që ta tërheq fëmijën nga uji dhe e solla në breg”, tregoi Hetemaj.

Read More

Edhe pse jemi ende në qershor, televizionet e mëdha kanë menduar që tani për ndryshime dhe risi në sezonin e ardhshëm që nis në shtator. Prej kohësh po përflitet që “Portokalli” pas 17 vitesh do të largohet nga “Top Channel”, po zyrtarisht ende nuk i kanë konfirmuar këto zëra. Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se regjisori i këtij spektakli humori Altin Basha, nuk do të jetë më dhe ai do të largohet nga “Top Channel”, ndërsa për fatin e “Portokalli” ende nuk ka asgjë konkrete. Të njëjtat burime thonë se ndryshime rrënjësore do të ndodhin në bordin drejtues të…

Read More

Edhe java e ardhme do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm shoqëruar herë pas here me reshje shiu dhe rrufe. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se mund të ketë përmirësime të motit vetëm të premten e javës së ardhshme. Parashikimi: Në javën e ardhshme do të vijojë qarkullimi në Mesdhe i masave ajrore të paqendrueshme. Përgjatë maleve, reshjet në formë shtrëngatash do të jenë të pranishme gjatë mesditës e pasdites së të hënës. E marta do të nisë me reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa gjatë ditës dotë rikthehen në juglindje e lindje. E njëjta situatë, do…

Read More

Azem Hajdari flet për herë të parë mbi jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”. Më i vogli i familjes gëzon sot plot 22 vite, pasi lindi pikërisht pak muaj pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Thotë se edhe pse nuk e ka njohur atë, e quan një nga frymëzimet më të mëdha, ndërsa me krenari e cilëson motivuesin më të madh shpirtëror dhe ruan me fanatizëm një unazë që i përkiste atij. Hajdari nuk e fsheh interesin për t’u përfshirë në sferën politike në një të ardhme ndoshta jo shumë…

Read More