Donald Rushiti, 26-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe si Doni është dënuar me 12 vite burg nga drjetësia italiane. La Stampa shkruan se Doni, ishte nën akuzën e vrasjes.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mes datës 21 dhe 22 tetor të vitit 2017 ku Shpëtim Frashëri, 39 vjeç, u qëllua për vdekje dhe vdiq menjëherë pas shtrimit në spital.
Në kërkim u shpall Rushiti, në atë kohë 23 vjeç dhe bashkëpunëtorë të tjerë të vrasjes, ende të fshehur: Hasim Murataj, Cerciz Banushi, Sabri Brakaj, që janë ende në kërkim.
Doni u arrestua në Tiranë, në vitin 2018, ku dhe ishte fshehur dhe u ekstradua drejt Italisë, ku mori dhe dënimin.
Në mbrëmjen e krimit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq të panjohur, kishte pasur një përplasje me fjalë me katër të pandehurit në lokalin “Chic”, një lokal 24-orësh.
Pas daljes nga bari, Frashëri, u ndoq nga të rinjtë dhe në mes të rrugës, e qëlluan me një armë zjarri pistoletë me kalibër 45.
