Author: tirana

Aktori Agron Llakaj ka folur për zërat që po qarkullojnë se ai do të marrë sërish drejtimin e ‘Portokallisë’. Llakaj tha se nuk e mendon më rikthimin në skenën e programit të humorit “Portokalli”. Të paktën kështu është shprehur aktori në një prononcim për “revistawho.com”, për të cilën thotë se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht. Aktori i njohur i “AlPazar”, shpreh mirënjohjen për “Portokalli”-në, duke e quajtur “akademia e parë e humorit shqiptar” dhe thotë se nuk do të donte kurrë një mbyllje të saj. “Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka…

Read More

Një kompani britanike pretendon të ketë krijuar një krem të ri i cili do t’i bëjë konkurrëncë Viagrës, por me efekte më të pakta anësore. Futura Medical thotë se produkti i ri me emrin Eroxon , e bën efektin brenda 5 minutave, edhe pse zgjat vetëm për gjysmë ore. Shkencëtarët mendojnë se kjo do të lejojë që të dashuruarit të jenë më spontanë. Firma farmaceutike tha se produkti i ri është testuar nga 230 burra dhe 44% e tyre i kanë ndjerë efektet brenda pesë minutave nga aplikimi ndërsa 70% e tyre brenda 10 minutave. Ndërsa Viagra merret në formë…

Read More

Fjala e fundit për një kompromis për Reformën zgjedhore i ka mbetur tanimë opozitës, ndërsa shumica, sipas ambasadores amerikane Yuri Kim, bëri të gjithë lëshimet e kërkuara. Nga residenca e saj ku palët për dy ditë me radhë zhvilluan bisedimet, në prani dhe të ambasadorit të Bashkimit europian Luigi Soreca dhe atij britanik Duncan Norman, ambasadorja Kim ishte e drejtpërdrejtë mbrëmjen e së mërkurës, kur tha se opozita duhet t’i thotë “PO” asaj që e quajti “një marrëveshje shumë të mirë”. Zoti Basha reagoi menjëherë duke u shprehur se “ka mbetur një çështje pa zgjidhur” dhe se opozita “do të…

Read More

Eros Grezda është dënuar me 4 ndeshje pezullim, për shkak të sherrit me lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak pas përfundimit të takimit, të vlefshëm për Kupën e Kroacisë. Në vendimin e marrë ditën e sotme, është njoftuar se Grezda dënohet me 4 ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive në vend. Një dënim ky jo shumë i rëndë për shqiptarin, duke ditur se për ngjarje të tilla parashikohen dënime edhe më të rënda. “Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko…

Read More

Australianët do të kenë mundësinë që të shohin një hënë të pazakontë pasi një eklips do të ndodhë në orët e para të së shtunës. Fenomeni në fjalë, që njihet ndryshe si eklips penumbral, ndodh kur toka, dielli dhe hëna vendosen në një vijë. Kjo do të thotë se toka nuk e lejon dritën e diellit që të arrijë hënën, duke krijuar kështu një hije mbi të. Pamja e pazakontë do të mund të shihet rreth e qark vendit ndërsa pritet që të nisë rreth orës 3.45 të mëngjesit në bregun lindor dhe në 1.45 në atë perëndimor. Astrofizikani David…

Read More

Prezantuesja e njohur, Klea Huta dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda, gjatë ditës së sotme (e enjte) janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vet çifti përmes postimeve që kanë publikuar në rrjetet sociale. Të njëjtit janë shprehur mjaft të lumtur për anëtarin e ri në familje, i cili njëherësh është fëmija i parë i dyshes së njohur të showbizit shqiptar. “Të dashurojmë Krid! 04.06.2020. E paç jetën të gjatë e të lumtur o bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Zot faleminderit. Por mbi të gjitha faleminderit ty Elgit Doda dashuria e jetës…

Read More

Zbardhet dosja hetimore e operacionit ku u vunë në pranga 2 pronarë hotelesh dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion. Prova të pakundërshtueshme për hetimin kanë qenë bisedat që vajzat kanë pasur me klientët, kur bien dakord për pazarin. Telefonatat dhe mesazhet janë zbardhur të plota në dosjen e Prokurorisë së Kavajës, ku vajzat komunikojnë me klientë të ndryshëm, me të cilët bien dakord për paratë që duhej të paguanin për një orë apo për një natë. Gjithashtu, edhe për vendin se ku do të qëndronin. Në dinamikë të hetimeve, nëpërmjet raporteve të vëzhgimit, janë evidentuar lëvizjet e të dyshuarave, takimet…

Read More

Në lidhje me vrasjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd në SHBA ka reaguar dhe dukesha Meghan Markel. “Më vjen keq që duhet të rriteni në një botë, ku e gjithë kjo është akoma aktuale. Ajo që po ndodh në vendin tonë dhe në qytetin tonë të Los Anxhelos është absolutisht shkatërruese”- ka thënë Meghan në një video mesazh drejtuar maturantëve të shkollës së saj në Kaliforni. “Nuk isha e sigurtë se çfarë duhet t’ju thoja.kisha frikë se mos thoja gjëra të gabuara, por në fund e kuptova që e vetmja gjë e gabuar është të mos thuash asgjë të…

Read More

SPAK ka rrëzuar Operacionin Forca e Ligjit, pasi ka hequr sekuestron për 48 pasuri. Sipas SPAK, thuhet se bllokimet janë bërë në kundërshtim me Aktin Normativ. Mbi zbatimin e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 në periudhën nga data 31.01.2020 deri 31.05.2020. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri. Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49…

Read More

Në kushte normale merkato e futbollistëve në këtë moment do të kishte gjithë vëmendjen e opionionit sportiv, por edhe pse kjo nuk po ndodh, raportimet thonë se po përgatitet lëvizje të bujshme. Mediat në Angli thotë se Manchester City i Pep Guardiolës nuk njeh krizë koronavirusi ndaj ka hedhur grepat për një qendërmbrojtës, i cili do të ishte shtyllë për ekipin. Dhe objektivi është gati. Ai quhet Ruben Dias dhe është pjesë e Benfica-s në Portugali, ndërsa për kartonin e tij përmenden shifra të çmendura. Për 23-vjeçarin raportohet se City mund të paguajë deri në 100 mln euro, diçka e…

Read More

Rama komentoi edhe deklaratën e fortë të ambasadorës së SHBA mbrëmjen e djeshme për reformën zgjedhore. Rama tha se ata që tashmë kanë topin sipas ambasadores duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë . Por edhe në këtë rast Rama nuk i kurseu batutat dhe ironitë për opozitën në Kuvend, por edhe asaj që është jashtë Kuvendit. “Ata që kanë topin, po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do gjuhet por do mbahet poshtë fanellës, pak humor kamzalinjsh, siç jemi ne të dy, pra nuk e dimë si do shkojë procesi, ajo që dimë është që…

Read More

Një 34-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë në rrugën “ 5 Maji” në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ku shoferi R.Ç., 24 vjeç ka aksidentuar këmbësoren R.Dh., 34 vjeçe. Gruaja e plagosur u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i aksidentit nuk është alarguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More