Author: tirana

Pjesë e protestës në formën e marshimit të Shoqërisë Civile, pas përdhunimit të 15 vjeçares nga Babrruja ka qenë edhe babai i saj. Në fjalën e tij para mediave, deklaroi se është në hasmëri dhe i kërkoi shtetit që ta shpërngulë në një shtëpi tjetër sepse i bëjnë shantazh se do ta vrasin. “Dëgjova në parlament sot se Edi Rama denoncoi atë djalin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen. Të…

Read More

Dy punonjës policie janë plagosur në Lezhë pasi mjeti me të cilin po lëviznin doli nga rruga. Ata janë dërguar në spital, ndërkohë që sipas informacioneve të pra, shpejtësia e makinës ishte mjaft e lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin. Punonjësit e policisë ishin duke ndjekur një person të dyshuar gjatë një operacioni policor.

Read More

Julka Gramo ka bërë një postim ndryshe në kuadër të rastit së 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës. Me anë të një videoje të shkurtër, Ian, Greg dhe vetë Julka kanë shprehur disa fjalë nëpërmjet tre pankartave. “Mos hesht, trego”, “Të kam xhan”, “Ti nuk je vetëm” janë frazat që Julka dhe djemtë kanë zgjedhur për të dhënë mesazhin e tyre. Kjo e fundit ka realizuar edhe një shkrim, ku ka treguar se komunikimi i vazhdueshëm i prindërve me fëmijët është një ndër faktorët kryesorë, që do të mbajë rrezikun larg të vegjëlve. Nëpërmjet shembujve personalë, Julka është shprehur:…

Read More

Ish-presidenti ka zbërthyer frazën e ambasadores amerikane Yuri Kim se tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës. Ai tha se kjo deklaratë nënkuptonte se tani që të kanë shënuar gol mund ta nisësh lojën nga porta jote. “Së pari nuk do kisha kurajo të perifrazoja një metaforë të ambasadores. Ajo i takon autorit ta interpretojë. Unë i kam parë zhvillimet në dinamikë. Kryeministri sot duke perifrazuar metaforën për topin te Lulzim Basha ai përdori shumë variante. Po ta zbërthejmë metaforën në mënyrë korrekte ata nuk thanë zoti Basha e ke topin dhe gjuaje penalltinë por tha se topi është në fushën…

Read More

Ashtu si edhe shumë personazhe të njohur në protestën e ditës së sotme, e cila mori spunto nga abuzimi me vajzën 15-vjeçare, ka postuar disa foto në rrjetet sociale edhe aktorja, Rudina Dembacaj si për të thënë që ishte aty. Edhe pse bluzja ishte me logon e motos së protestës, sytë na mbetën tek rripi i saj Louis Vuitton. Jo për gjë, por ngaqë jo të gjithë kanë mundësinë të blejnë një rrip të tillë, ai tërheq edhe më shumë./ Tirananews.al

Read More

Përdorimi i më pak makinave për të shkuar në punë ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit, por me rastin e Ditës Botërore të Biçikletave që festohet çdo vit më 3 qershor, këto janë disa sugjerime mbi përfitimet personale të përdorimit të përditshëm të biçikletës nga kardiologu dhe mjeku sportiv Guidalberto Guidi, i pyetur nga Dottori.it 1.Përdorimi i përditshëm i biçikletës është i mirë për të gjithë, përfshirë njerëzit me patologji. Aktiviteti që praktikohet me çiklizëm, dhe që përfshin zona të mëdha të muskujve, siguron energji për kohë të gjatë. Këshilla për të rritur përdorimin e saj është e vlefshme…

Read More

Protestës kundër abuzimit në Bulevardin “Nënë Tereza” i janë bashkuar edhe personazhe ta njohur të ekranit. Së fundmi, ka qenë ish-deputetja e PD Grida Duma, e cila ka publikuar një foto, ku shfaqet krah disa vajzave të reja dhe moderatores Eni Vasili. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka marrë ndryshimi i ‘look-ut’ të Dumës, e cila si rrallëherë ka bërë kaçurrela. Kujtojmë se kjo protestë mori spunto nga rasti i fundit i përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe të rinj në Kamëz.

Read More

Kryeministri Edi Rama bën me dije se gjatë pandemisë pagat e luftës u janë miratuar 77 mijë e 221 bizneseve si dhe 209 mijë e 316 punonjësve. 38,672 biznese me 65,078 punonjës kanë përfituar deri tani për pagë lufte nga paketa e parë teksa nga paketa e dytë kanë përfituar pagë lufte 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës. STATUSI i PLOTË 🟢Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta. Sot në disa biznese në Tiranë, përfitues të “Paketës së Parë” 26,000 lekë dhe “Paketës së Zgjeruar” prej 40,000 lekë. ✅Deri tani janë miratuar “paga lufte” për…

Read More

Në shkelje të hapur të procedurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancë për subjektin e rivlerësimit Entela Shedula, me detyrë gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. Edhe pse procedura e ka të saktësuar mjaft qartë se si zhvillohet një seancë e rregullt vettingu, treshja e anëtarëve Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi kanë vijuar punën. Seanca e sotme e KPK u zhvillua pa sekretari gyqësore edhe pse ajo është një pjesë e rëndësishme përbërëse e trupit gjykues, raporton tirananews.al. Prezenca e sekretarit gjyqësor në zhvillimin e seancave gjyqësore përbën domosdoshmëri, për arsyen e thjeshtë…

Read More

Aktorja e njohur, Arjola Demiri i ka organizuar një ditëlindje përrallore për 13 vjetor vajzës së saj, që quhet Hegla. Një festë me supriza dhe dhurata speciale ka qenë kjo për vajzën e saj e përgatitur me shumë dashuri nga aktorja. Në urimin e saj në “Instagram” Arjola e uron me fjalë zemre. “Helga Zoti të dashtë gjithmonë! Mami të ka bekuar që kur u takuam në krahët e njëra-tjetrës si sot 13 vite më parë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ajo.

Read More

Dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet prostitucioni janë lënë në burg. Gjykata e Kavajës ka evndosur arrest me burg për Bujar Gjuzin dhe Fatmir Hoxhën ndërkohë për 5 shtetaset që ata i shfrytëzonin si prostituta duke përfituar 1/3 e fitimit për pagesa deri në 100 euro janë dërguar në arrest shtëpie. NJOFTIMI Gjykata e Kavajës ka caktuar masat e sigurisë për 7 personat e ndaluar në operacionin “Zhuri”. Gjykata vendosi “Arrest me burg” për pronarët e 2 hoteleve ne Rrogozhinë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha të cilët akuzohen për “Pershtatje e ambjenteve për ushtrim prostitucioni,…

Read More