Mediat “futen” thellë në jetën e personave publike, dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as Princi Ëilliam dhe Kate Middelton, prindër të tre fëmijëve. Si pjesë e familjes mbretërore jemi mësuar t’i shohim të kuruar dhe me pamje perfekte, por fotot e mëposhtme tregojnë anën ndryshe të dukeshës. E dehur, pa të brendshme, me veshje provokuese…janë disa nga fotot që publikojnë vazhdimisht mediat britanike, të cilat dukesha do të donte të mos i shihte askush.
Author: tirana
Shërbimi i Kontrollit të Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar drejtues e punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj. Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qënieve njerëzore, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj…
Luleshtrydhet përdoren gjerësisht në mjekësinë popullore, falë vetive të tyre të shumta. Në veçanti, një krem i bërë me luleshtrydhe përdoret për të trajtuar plagët dhe sëmundjet e ndryshme të lëkurës, ndërsa lëngu i luleshtrydhes përdoret në rastin e inflamacionit të nervave ose mushkërive. Përgatitjet që përmbajnë ekstrakt të gjetheve të luleshtrydheve kanë veti anti-diabetike, anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Përfitimet ndaj luleshtrydheve i kemi falë përmbajtjes së lartë të komponimeve fenolike. Tani do të përshkruajmë në detaje vetite kryesore të dobishme të këtyre frutave për shëndetin tonë. Mbrojtje kardiovaskulare Prania e molekulave antioksiduese, të afta për të zvogëluar oksidimin e lipoproteinave…
Paralajmërimi për bizneset: Edhe 2 ditë kohë për aplikimin, pastaj fillojnë gjobat! Dy ditë nga përfundimi i afatit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar bizneset që të kryejnë aplikimin online për pagën e luftës për punonjësit e tyre. Në të kundërt, ajo paralajmëron se ata do të ndëshkohen me gjobë, ndërkohë që punonjësit do ta marrin pagën automatikisht në llogari. Njoftimi i plotë: “Të nderuar bashkëqytetarë, Që prej datës 1 Prill deri në 2 Qershor, kanë përfituar nga ndihma financiare, Paketa 1 & 2: 73,830 Biznese 187,437 Punonjës Ju rikujtojmë se mbeten edhe dy ditë deri me datë 5…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini ka reaguar pasi Partia Demokratike i kërkoi sot dorëheqjen. Në një postim në “Facebook”, Shahini shkruan se është zemërthyer për secilin rast të ngacmimit apo abuzimit seksual me të mitur që nuk është parandaluar por sipas saj nuk ka kulturë pandëshkueshmëria duke treguar masat e marra pas secilit rast të ndodhur. POSTIMI I SHAHINITJam zemërthyer për secilin rast të ngacmimit apo abuzimit seksual me të mitur, të cilin nuk kemi arritur ta parandalojmë. Për secilin rast të zbuluar apo denoncuar janë marrë menjëherë këto masa:• pezullim apo shkarkim nga puna MENJËHERË, e të…
Ngjarja tronditëse e 15-vjeçares së përdhunuar nga roja e shkollës ka sjellë reagime të shumta. Ditën e djeshme, qendrimi pro i Iris Luarasit për kastrimin e pedofilëve bëri xhiron e rrjetit. Marina Vjollca, në postimin e fundit ka publikuar imazhin përfaqësues të protestës që do të mbahet nesër, më 4 qershor. Nën slloganin “Për fëmijërinë e vjedhur”, Marina ka ndarë disa fjalë. “Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, ka shkruar moderatorja. Ndërsa ndjekësit kanë rënë në të njejtin mendim me Marinën, në një ndër komentet lexohet: “Ata meritojnë dënim me vdekje, Zoti i vraftë!”…
Nga Gazmend SHPUZA Giovani (Gjon) Canale – Kompozitori i madh i Rilindjes sonë Kombëtare AUTORI I HIMNIT TË SHQIPTARISË “BASHKIMI I SHQIPNIS” “K A N G A E M I L E T I T”- MARSHI I LIDHJES SË PRIZRENIT Giovani (Gjon) Canale është një emër që ka mbetur fare pak, për të mos thënë, aspak i njohur jo vetëm në mesin e shqiptarëve por dhe të arbërshëve të Italisë madje dhe në Shkodër ku ai jetoi dhe veproi jo vetëm si klerik por dhe si artist atdhetar i madh i botës shqiptare. Ai është kompozitori i parë i madh…
Personazhet shqiptarë u solidarizuan me protestat për George Floyd në SHBA. Arsye kjo, pse ditën e djeshme pamë kudo në rrjet foto me sfond të zi. Një gjest i tillë nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e konsiderueshme e ndjekësve. Shumica e këtyre të fundit kanë kritikuar ashpër personazhet, duke iu vënë në dukje se Shqipëria ka probleme shumë herë më të mëdha, që sipas tyre askush nga të famshmit nuk ngre zërin. Reagime të kësaj natyre kanë shtyrë Bora Zemanin që nëpërmjet një shkrimi, të thotë të kundërtën. “Pse nuk gjeni paqe asnjëherë, o shqiptarë?”, e ka…
Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re në Kosovë me kryeministër Avdullah Hotin. Përmes një postimi në Twitter, Rama kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre. ”U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.”
Është ajo periudhë e vitit kur të gjithë njerëzit fillojnë të kenë shqetësime nga alergjitë dhe nga temperaturat që ndryshojnë nga mengjesi, në drekë dhe pastaj në darkë. Nëse zgjoheni edhe ju me një dhimbje në fyt në këtë fillim vere, atëherë shenjat nuk janë të mira. Por mund të mos jetë shenjë gripi apo, më keq, virusi Covid-19. Po si të jeni më të sigurt që dhimbja e fytit të kalojë shpejt? Mjekja specialiste Maria Marzella Mantione përcjell një këshillë shumë të rëndësishme edhe të kolegëve të saj për diçka që nuk duhet ta bëni asnjëherë sa herë keni…
Përdhunimi i 15-vjeçares në periferi të Tiranës nga roja i shkollës ka sjellë solidarizim mbarëshoqëror. Në muret e kryeqytetit janë parë mbishkrime të ndryshme si “Mos përdhuno!”, “Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi!”, “Pedofilët e kanë vendin në burg jo në shkollë”. Kujtojmë se Abaz Dogu, 65 vjeç përdhunoi një 15-vjeçare dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta. Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure “Sa** K*va” derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të. Rezultoi…
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte në kërkim për trafik droge. Media spanjolle shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet të jetë kreu i një bande shqiptaro-kolumbiane që trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Europë dhe pastronte para gjithashtu. Të njëjtat medie sqarojnë se shqiptari është arrestuar në Madrid, në apartamentin ku ai jetonte, pasi drejtësi holandeze kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar për të.