Përdhunimi i 15-vjeçares në periferi të Tiranës nga roja i shkollës ka sjellë solidarizim mbarëshoqëror. Në muret e kryeqytetit janë parë mbishkrime të ndryshme si “Mos përdhuno!”, “Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi!”, “Pedofilët e kanë vendin në burg jo në shkollë”.
Kujtojmë se Abaz Dogu, 65 vjeç përdhunoi një 15-vjeçare dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.
Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure “Sa** K*va” derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të.
Rezultoi se i moshuari kishte punuar si roje në shkollën ku studionte e mitura.
