Nëse po vuani nga simptomat e gripit javët e fundit, nuk jeni të vetmit. Cilat janë dallimet i polenit gjatë muajve? Duke u bazuar në Met Office, sezona e polenit është e ndarë në tri seksione kryesore: Poleni i pemëve, nga marsi deri tek mesi i majit. Poleni i barit, nga mesi i majit deri në qershor, shkruan Metro. Poleni i luleve nga fundi i qershorit deri në shtatorë. Kjo do të thotë që gjatë këtyre muajve jemi në fazën e polenit të barit. Disa nga ne kanë pasur simptoma më herët kjo për arsye të motit të nxehtë, dhe…
Author: tirana
Distancimi social ka qenë një ndër rregullat kryesore që është kërkuar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën për të parandaluar përhapjen e virusit të ri Covid-19. Shumë njerëz janë përpjekur të gjejnë zgjidhje për të zbatuar këtë rregullur duke krijuar kapele të çuditshme apo veshje të ndryshme për të mbajtur larg personat e tjerë në distancën e kërkuar nga autoritetet. Një këpucar rumun ka sjellë risinë e fundit në listën e objekteve të krijuara për ruajtjen e distancimit social. Duke parë se shumë njerëz me dashje ose jo nuk e zbatojnë këtë rregull ai ka prodhuar një lloj të ri…
Simge Sagin është një ndër këngëtaret më të pëlqyera turke. Ajo e ka nisur karrierën e saj që në vitin 2000 dhe këngët e saj priten shumë mirë nga publiku. Babai i Simges është nga Turqia ama e ëma e saj është shqiptare dhe ajo e shpreh me krenari origjinën e saj. Së fundmi, revista “Who” shkruan se këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të një byreku shqiptar të gatuar nga e ëma. Simge është shprehur se të jesh shqiptar është privilegj. Të jesh shqiptar është privilegj. I lumshin duart nënës sime”, ka shkruajtur këngëtarja, e cila tani e…
Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se po sheh shenja se diçka e keqe do të ndodhë në të ardhme. Marrëveshja e saj për një fond rimëkëmbjeje prej 500 miliardë eurosh sugjeron se pandemia COVID-19 ka bërë atë që nuk bënë dot borxhet e fundit, kriza e refugjatëve dhe ajo e politikës së jashtme: të përurojë një fazë të re të projektit europian. Nga Harold James/ Gjatë gjithë kohës që ka qenë kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka treguar vazhdimisht se ajo është gjithmonë gati për surpriza. Tani ajo e ka tejkaluar veten. Në vitin 2010, Merkel i tejkaloi pritshmëritë duke…
Kryeministri Edi Rama ka thënë se është krenar për bilancin në shëndetësi duke thënë se strategjia ishte e mirë dhe Shqipëria doli me bilanc pozitiv nga pandemia. Rama thotë se ekonomia është sfida e madhe e Shqipërisë, duke kërkuar që në këtë 4- mujor të dytë, maj- gusht të ketë një rezistencë dhe më pas në 4- mujorin e fundit të marrë vrull ekonoia familjare dhe kombëtare. Më pas në 2021 Rama siguron se do të normalizohen parametrat dhe jo vetëm do të ringrihet ekonomia. ”Por ama unë e kam thënë gjithmonë, padiskutim që askush askush në këtë vend nuk…
Një aksidnet me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në Allias të Tiranës. Një mjet me drejtuese 28-vjeçaren E. S. ka përplasur këmbësorin 67-vjeçar Xh. Ll., i cili ka ndërruar jetë në spital. Njoftimi i policisë: Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone. Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në…
Reperi i njohur Noizy ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”. Ai ka folur rreth jetës profesionale dhe asaj private duke zbuluar detaje që nuk i kishim ditur më parë. Noizy është shumë i lidhur me fëmijët dhe në studio ka treguar se nëse në të ardhmen do të bëhet me një fëmijë të dytë, i ka menduar gjërat që dëshiron t’i mësojë. Reperi rrëfeu se do t’i mësojë fillimisht boksin, ushqimin dhe muzikën. “Mendoj që edhe prindërit duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë. Nëse do ma japë Zoti të kem fëmijën tim të dytë,…
Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde. Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme. Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës. Mësoni anën e errët të shenjës suaj. Dashi i papjekur!…
Vetëm një ditë para se të rinisë kampionati shqiptar i futbollit, kategoria Superiore është tronditur nga lajmi se një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se futbollisti është pjesë e skuadrës së Bylisit, por nuk i bëhet publik emri, ndërsa është asimptomatik. Skuadra është zhvendosur e gjitha në Fier, atje ku janë kryer edhe tamponët dhe sot priten përgjigjet për lojtarët e tjerë dhe stafin e skuadrës. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja e nesërme mes Bylisit dhe Tiranës, e parashikuar të nisë në orën 17:00, nuk rrezikohet.
Disa mjekë italianë janë shprehur se koronavirusi është “dobësuar jashtëzakonisht shumë” në krahasim me kur “pushtoi” të gjithë botën në fillim të këtij viti. Shefi i Spitalit San Raffaele në Milano,Dr. Alberto Zangrillo thotë se sëmundja tani është shumë më pak vdekjeprurëse dhe “nuk ekziston më klinikisht” në Itali. Mjeku i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi tha që pacientët e infektuar rishtas tregojnë simptoma më të buta dhe se ngarkesa virale në sistemin e tyre është ulur ndjeshëm mes marsit dhe majit. Teoria shkencore sugjeron se viruset mund të bëhen më të dobëta për të mbijetuar, pasi futja në trupin e shumë…
Vajza e abuzuar nga roja e shkollës ka treguar edhe emra të tjerë vajzash dhe bashkëmoshataresh që dyshohet se janë përdhunuar nga 65-vjeçari Abaz Doga. 15-vjeçarja ka thënë se kur iu kishte treguar shoqeve se roja i shkollës e kishte përdhunuar dy prej tyre i kanë treguar “po na ka çuar edhe neve tek ajo shtëpia”. E ëma e vajzës i tha policisë se gjithçka u kuptua gjatë karantinës, dhe kur vajza kishte dalë nga shtëpia. “Ne i kërkuam llogari për vonesën dhe kur i bërtitëm ajo qau. Ime bijë më tha se Abaz Doga e ndiqte me biçikletë”. Fillova…
Aktorja e dashur e humorit Rita Lati ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel dhe kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet.“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin” kujton Lati.“Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë” vazhdon rrëfimin e saj aktorja e humorit. Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës.“Në mes të fushës së misrit…