Author: tirana

Vrasja me dy viktima në Laç mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, referuar vrasjes së Paulin Markut dhe Bujar Likës. Sipas Hoxhës të dy personat kanë patur histori problematike në të shkuarën, ndërsa thotë se lufta po bëhet për tregun e Tiranës. “Është një skenë vrasjesh, jo e zakonshme, por për fat të keq po bëhet e zakonshme. Në vitet e fundit ke disa skena ku atuorët veprojnë me uniforma policie si komando. Deri tani në dyshim janë 4 persona. Por të hysh në një zonë si…

Read More

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e acaruar që ka më kryeministrin Rama, Albin Kurti tha sonte se askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e Kosovës dhe të bëjë pazare me të, as dëshmorët po të ngrihen nga varri. Ai tha se nuk akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë duan pikërisht këtë gjë. “Nuk kam asgjë personale, por mendoj se nuk ka vend të diskutohet për territorin e Kosovës për kufijtë e saj, askush nuk ka të drejtë të…

Read More

Ish-Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmataj kallëzon në SPAK gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alma Faskajt. Muçmata e larguar nga KPK në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk arriti të kalonte vettingun në tre shtyllat e tij ka kallëzuar sot anëtaren e KPK Alma Faskaj, për të cilën thotë se është shkarkuar nga KLD në vitin 1996. E njëjta akuzë si për gjyqtarin Luan Daci, i cili tashmë është pezulluar nga detyra në KPA. Faskaj ka qenë anëtare e Komisionit që shkarkoi më 11 nëntor Muçmatën. Në kallëzimit e kësaj të fundit të siguruar nga gazetarja Klodiana…

Read More

Ish kryetari i KQZ Arben Ristani i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Reformën Zgjedhore, u shpreh se e shikon si fasadë të Edi Ramës. Ristani tha se Reforma Zgjedhore nuk qëndron e vetme, e nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur. “Reforma Zgjedhore është pikë kyce për integrimin e Shqipërisë, por kjo reformë po vonohet. Ka papërgjegjshmëri për mënyrën si po trajtohet kjo reformë, ka mos-transparencë për publikun. Reforma Zgjedhore nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur. Garanti i të Drejtave të Njeriut është Kushtetuesja, që nuk ekziston tani për tani. Kjo…

Read More

Zv.kryeministri, Erion Braçe ka publikuar një video të kreut të PD Lulzim Basha, që u bë virale në internet për shkak se një qytetar i del spontanisht në video live dhe qesh.“Keshtu do ju fshije #LYLMAGJISTARI! Ju pata thene qe i duheni tani, deri ne zgjedhje; Do ju harroj nje dite me pas! Por ky te zhgenjen perhere; JU FSHIN QE TANI! Imagjinoni nje dite pas zgjedhjeve, as do jeni me”, shkruan Braçe dhe publikon videon.

Read More

Cilët janë më fondamentalë, të krishterët apo myslimanët? Tre dekada më parë përgjigjen e kësaj pyetje e jepte profesori Italian Roberto Morozzo Della Rocca në librin e tij “Kombësia dhe feja në Shqipëri 1922-1944”. Por çfarë mendon për këtë analisti Mustafa Nano? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ai u shpreh se në Shqipëri ka grupe fondamentale myslimane. -Myslimanët apo të krishterët janë më fondamentalë, e shtrirë kjo në historinë e shtetit shqiptar? -Sot  në Shqipëri nuk është problem fondamentalizmi kristian. Në Amerikë po, është ky problem. Në Shqipëri kemi grupe fondamentale myslimane. Unë them te këto aktorët legalë…

Read More

Ai është një prej reperëve më të njohur shqiptarë megjithatë për të arritur deri këtu ka pasur shumë vështirësi. Bëhet fjalë për Noizyn, të cilit që fëmijë i është dashur të përballet me racizmin. Ai rrëfeu në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, se kur shkoi në shkollë në Angli, disa moshatarë i kërkuan të largohej nga tavolina pasi ishte refugjat. “Kam ikur në Angli 10 vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur me shokët dhe çfarë ka një shok ia jep tjetri, pra do e bëjmë bashkë. Është kjo shoqëria shqiptare…

Read More

Greqia do të paguajë për akomodimin e çdo turistë që testohet pozitiv me koronavirus gjatë vizitës në vendin helen. Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas. “E kemi bërë atë në të kaluarën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Presim shumë më pak raste, ose shpresojmë në asnjë, pasi ciklet epidemiologjike në vendet europiane nga ku presim flukse turistike janë në rënie”, -tha Petsas. “Qëllimi ynë është të sigurojmë sigurinë maksimale për banorët dhe vizitorët.” Nuk është e qartë nëse shteti grek do të paguante edhe për ushqim apo ilaçe. Një plan i ngjashëm u njoftua nga Qipro javën e…

Read More

Thuajse nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Shtëpia e Bardhë ka fikur dritat e oborrit dhe prozhektorët që ndriçojnë vendin jashtë kangjellave. Fikja e dritave vjen në një moment ku amerikanët kanë dalë në protesta dhe po djegin komisariate, makina dhe çfarë ju del para. Në një foto shihen zjarre në zona të ndryshme të kryeqytetit amerikan. Fotografitë e publikuara në mediat sociale treguan Shtëpinë e Bardhë me gati të gjitha dritat e saj të jashtme të fikura.

Read More

Parqet dhe këndet e lojërave ishin ambienet e tjera që u hapën sot, më 1 qershor, në kuadër të lehtësimit të masave për parandalimin e covid-19. Parku Rinia në qendër të Tiranës ishte një prej këtyre ambienteve që u inagurua dhe u hap sot, një surprizë e paralajmëruar për fëmijët e kryeqytetit, si dhuratë pas gati 3 muaj të mbyllur në shtëpi. Veç shumë qytetarëve që kishin nxjerr fëmijët te Parku Rinia në ditën e inagurimit të tij, ishte dhe ish-deputeti i LSI Vangjel Tavo. Ai shfaqet në një prej lavjerrësve duke të vendosur te parku duke luajtur me vajzën.

Read More

Përdorimi i celularit gjatë blerjes në supermarket është një gabim i madh, sipas një studimi të kryer së fundmi. Nëse doni të blini produktet që ju duhen vërtetë, dhe të shpenzoni më pak, është më mirë të qëndroni në përqëndruar duke shmangur përdorimin e celularit. Ky sugjerim vjen pas një studimi të kryer nga Universiteti Bath ndaj 500 personave që po kryenin blerje në supermarket. Përmes syzeve speciale të afta për të kontrolluar lëvizjet e tyre, rezultoi se shpërqendrimi me telefon rriti shpenzimet me 41 përqind më shumë.

Read More