Aktorja e njohur Jonida Vokshi ka treguar detaje nga shtatzënia e saj dhe momentin kur i ka dhënë lajmin të shoqit, Besnikut. Në një intervistë për revista Ëho ajo ka treguar se personi i parë që e mori vesh ishte Besniku, i cili ka braktisur ndeshjen në mes dhe ka shkuar në shtëpi duke fluturar nga gëzimi. “Në fillim e mori vesh doktoresha ime sigurisht (qesh), pasi ajo ma konfirmoi dhe personi i parë që i tregova ishte Besniku dhe ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Besniku ishte në një ndeshje futbolli në stadium në Prishtinë. Unë…
Author: tirana
Koronavirusi po humbet vdekshmërinë e tij dhe tani është shumë më pak i fuqishëm se sa në fillim të shpërthimit global, sipas dy mjekëve të vjetër italianë. Por ministri italian për shëndetësi nxiti kujdes, duke thënë se pretendimet nuk janë vërtetuar shkencërisht. Alberto Zangrillo, i cili drejton Spitalin San Raffaele të Milanos në rajonin verior të Lombardisë, i tha TV italian të dielën se “në realitet, virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali”, njoftoi Reuters. “Tamponët që u kryen gjatë 10 ditëve të fundit treguan një ngarkesë virale në terma sasiorë që ishte absolutisht infinitimal në krahasim me ato të…
Kur mendojmë për fëmijët, natyrisht këtë 1 Qershor na shkon mendja edhe tek lodrat. Sipas ekspertëve që studiojnë psikologjinë e fëmijës, lodrat ndikojë në zhvillimin psikomotor të tyre, por a e dimë saktësisht se çfarë ndikimi kanë lodrat në shëndetin e fëmijëve? Sipas një studimi të fundit të hartuar nga Qendra e Konsumatorit Shqiptar dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, lodrat që tregtohen në Shqipëri mbartin rreziqe të ndryshme dhe ndër më kryesoret është rreziku i lëndëve kimike. Periudha e këtij studimi përfshin në vendin tonë ka zgjatur nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ekspertët kanë shpjeguar në…
Ka përfunduar me një përplasje të dhunshme gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek. Futbollisti shqiptar, Eros Grezda i cili është me Osijek u përplas fizikisht me sulmuesin e Rijekas Antonio Colak dhe e goditi me grusht në kokë kundërshtarin e tij, në parkimin e stadiumit, pas ndeshjes. Incidenti është filmuar tashmë dhe po merret në shqyrtim nga policia dhe delegati i ndeshjes, pasi rregullat e Federatës Kroate të Futbollit përcaktojnë se nëse një lojtar shpallet fajtor për një sulm kaq serioz, ai mund të përballet me një pezullim midis gjashtë deri në dy vjet nga…
Mes diskutimeve të ashpra dhe tensionit është shoqëruar emisioni i ditës së sotme ‘Shqipëria Live’, ku të ftuar ishin analisti Ilir Demalia, konspiracionisti Alfred Çako dhe dhe gazetari Frrok Çupi. Nuk kanë munguar përplasjet e ashpra mes Demaliajt dhe Çupit si dhe ato mes Demaliajt dhe Çakos ku nuk munguar fyerjet si injorant, idiot komunist etj… Shkak për këtë grindje është bërë presidenti amerikan Donald trump.
Këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe me rezultatin ajo është shumë e kënaqur. Genta është bërë bjonde dhe poashtu i ka prerë flokët. “Në dashuri me ngjyrën e re të flokëve”, ka shkruar Genta krahas njërës video të publikuar në InstaStory. Sa i përket projekteve muzikore, 35-vjeçarja është duke punuar në bashkëpunimin e saj me reperin turk, Eypio të cilin pritet ta publikojë së shpejti.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se banorët e Tiranës do të kenë kufizime të energjisë në ditët në vijim. Përmes një njoftimi, OSHEE-ja bëri të ditur se për shkak të remontit do të ketë kufizime në disa zona të kryeqytetit, nga ora 09:00-15:00. “Njoftim për abonentët e Tiranës për stakim të energjisë më 2-3 qershor. Për shkak të remontit të planifikuar në NST Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë, në datat 2-3 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-15:00.Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: 2 qershorNdroq, Pinet, Zhurje 3 qershorPjesërisht “Rruga…
Jo të gjithë funksionojnë me zemër…Në kohët e sotme, funksionojnë më mirë llogaritë dhe interesat. Yjet tregojnë se ku e kanë ‘të zhvendosur’ zemrën shenjat e horoskopit dhe cilat janë përparësitë e tyre në jetë Dashi e ka zemrën në përmasën e duhur Të gjithë personat kanë një vend në zemrën e dashit. Është i ekuilibruar, i do njerëzit me gjithë shpirt dhe është i ndershëm në ndjënja. Është një njeri shumë i ndershëm që dashuron me passion dhe ka shumë respekt për njerëzit dhe jetën. Kur dashuron dikë, e do me të vërtetë. Demi e ka zemrën në stomak…
Një motoçilist ka marrë flakë aksidentalisht pasi policia e spërkati të tërin me dezinfektues teksa kalonte në një postbllok anti-Covid në Indi. Pamjet dramatike tregonin burrin që ndalonte para punonjësve të sigurisë në kompleksin në Ahmedabad, në Gujarat teksa spërkatej më dezinfektues për të zhdukur gjurmë të mundshme koronavirusi nga trupi dhe motoçikleta e tij. Por disa sekonda më pas, ai bashkë me mjetin shpërthejnë në një top flakësh. Motoçiklisti kërcen menjëherë jashtë mjetit dhe vrapon për të shpëtuar gjatë aksidentit qesharak, teksa shpejt në ndihmë vijnë punonjësit e kompleksit duke larguar dezinfektusin që shkaktoi zjarrin. Një tjetër punonjës shihet…
Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisië kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu. Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që Këshilli Politik të mblidhet sërish, nesër në orën 17.00. Kërkesa e përfaqësuesve të opozitës për mbledhjen nesër në 17.00 Përshëndetje Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00. Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar…
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ishte ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Para disa vitesh Mziu, emërtoi një rrugë në Kamëz “Donald Trump”, madje e titulloi presidentin aktual të SHBA-së, Qytetar Nderi i qytetit. Gjatë fjalës së tij, Mziu zbuloi se përse u bë kjo gjë dhe tregoi hapur pëlqimin e tij për politikat e Trump-it. “Së pari dua të theksoj që SHBA është një superfuqi e demokracisë. Së dyti dhe në bindje jam konservator. Fushata elektorale që zhvilloi Trump ishte një sfidë e madhe. Tërhoqi vëmendjen e mjaft njerëzve në botë dhe kishte arsye të mjaftueshme për…
Si rrallëherë këngëtarja e njohur e ‘shoëbiz-it’ shqiptar, Soni Malaj ka ndarë një foto me mamanë duke e uruar në ditën e saj të lindjes. “U bëfsh 100 vjeç mami, ose siç të them ndryshe, o përmetarja ime e bukur”, ka shkruar Soni krah fotos ku shfaqet me mamanë e saj. Ajo çfarë bie në sy është ngjashmëria e madhe e Sonit me më të shtrenjtën e saj. Kujtojmë se deri më tani Malaj ka ndarë rrallëherë foto me familjarët e saj, duke i mbajtur përgjithësisht larg vëmendjes së mediave.