Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Dashuria gjatë kësaj periudhe është mjaft pozitive dhe problemet që keni patur në të kaluarën, do mund të zgjidhen. Në punë, keni nevojë për riorganizim, para se të rinisni. Demi E marta është dita ideale, për të thënë se çfarë nuk ju vjen mirë. Në punë, mund të ketë ndryshime ose transferime. Ndërkohë, lodhja do të vijojë që të ndihet. Binjakët…
Author: tirana
Abuzimi seksual i vajzës 15 vjeçare në Babrru, nga 65 vjeçari Abaz Doku tronditi jo pak opinionin publik. Një një reagim për mediat, babai i minorenes shprehet se 3 vite më parë fqinjët i kanë treguar për abuzimin që i është bërë të bijës, nga ish roja i shkollës. I ati i vajzës tregon se nëse shteti nuk do ta dënojë atë, ai do të marrë hak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të paktën dy vite më parë, ndërsa të shtunën policia e kryeqytetit arrestoi të moshuarin me akuzën e abuzimit seksual me të mitur, pas denoncimit të bërë nga…
Policia e Tiranës ka bërë me dije se një makinë në Sauk ka marrë flakë teksa ka qenë duke ecur. Fatmirësit drejtuesi i mjetit Y.E nuk ka pasur dëmtime dhe e gjithë ngjarja është ndarë me vetëm disa dëme materiale. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.06.2020, rreth orës 16:30, në Sauk, dyshohet si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Moderatorja Rudina Dembacaj është siguruar që vogëlushja e saj, Viktoria “akullorja”, të jetë e lumtur sapo të hapë sytë në mëngjes. Me rastin e festës së fëmijëve, 1 qershorit, Rudina ka përgatitur surpriza të këndshme për të voglën e saj, e cila sot është llastuar në maksimum. Moderatorja i ka dhuruar Viktorias lodrat e saj të preferuara, kukullat, ndërsa në InstaStory ka ndarë një video ku vogëlushja luan plot ëndje me to. Jo vetëm kaq! Rudina e ka surprizuar të bijën edhe me një biçikletë dhe një monopat në ngjyrë rozë dhe duket se e mësuam me ç’do ta kalojë…
Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare
Me foton më të ëmbël të Ameli dhe Duam, Miriam Cani tregon se ky është 1 qershori më i bukur i saj Këngëtarja e njohur, Miriam Cani duket se ka festuar 1 qershorin më të bukur të saj deri më tani. Ajo ka ndarë në llogarinë në ‘Instagram’ një foto të Amelisë me Duam të përqafuar me njëri-tjetrin. “1 qershori më i bukur me dy lulet e mia të shtrenjta. Gëzuar”, ka shkruar Cani krah postimit i cili është pëlqyer menjëherë nga të gjithë ndjekësit e këngëtares. Siç duket dhe nga foto, Duam rritet dita ditës e shumë shpejt do…
Janë 110 milionë euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti pas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë. Ndërkaq, mediat italiane japin lajmin se pas ‘aventurës së mbyllur keq’ me Agon Channel, biznesmeni do të hapë një televizion të ri në formatin web. “7 vjet pas aventurës, e cila mbaroi keq në Shqipëri, Francesco Becchetti kthehet në zyrë me projektin ZWEBTV, një transmetim që tenton të ‘përziejë’ gjuhët e televizionit dhe të uebit, për të bashkuar disa breza. Becchetti ka dalë plotësisht i padëmtuar nga çështja gjyqësore në të cilën qeveria shqiptare e kishte…
Një 18-vjeçar shqiptar është sëmurur disa javë para pacientit 1 në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Xhoni Mustafaraj u infektua me koronavirus 3 javë para Mattias, nga Codogno, i cili njihet si “pacienti 1”. Shqiptari Xhoni Mustafaraj, 18 vjeç, një futbollist profesionist i kategorisë C që jeton në San Martino në Strada, në provincën e Lodi, me prindërit e tij, më 2 shkurt kishte të gjitha simptomat e Covid-19: ethe, vështirësi në frymëmarrje, humbja e shijes dhe aromës etj. Për emisionin investigativ “Le Iene” ai ka rrëfyer historinë e sëmundjes së tij. I riu u shtrua menjëherë në spital dhe qëndroi 2…
Ka përfunduar takimi i kreut të PD Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë, të cilët mbërritën rreth 1 orë më parë snë selinë e PD. Takimi ka nisur në orën 15:00 dhe ka përfunduar pak pas orës 16:00. Ambasadorët u vunë në në lëvizje pasi dje nuk u arrit një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Dje ishte afati i fundit i vendosur për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje duke mos rënë dakord për të paktën 2 pika, atë të identifikimit biometrik…
Atentatorët e krimit të dyfishtë që ndodhi në Laç, ishin të armatosur mirë kur mbërritën në vendin e krimit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kreshnik Tusha, 21-vjeçari që mbeti edhe vetë i plagosur, bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij kanë pasur armë zjarri të tipit kallashnikovë, me fishekë blind shpues. Kjo, për faktin se atentatorët ishin në dijeni se një prej viktimave Bujar (Hasani) Lika lëvizte me mjet të blinduar. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, kur katër persona, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë polici mbërritën në sheshin e…
Edi Rama: “Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI…
Kompania farmaceutike Eli Lilly and Company ka deklaruar se kanë nisur testet e para në njerëz për një terapi me antitrupa për të trajtuar koronavirusin e ri. Nëse testet në njerëz rezultojnë me rezultate pozitive, terapia në fjalë mund të jetë gati nga vjeshta, njoftoi kompania. Pacientët e parë që do ta marrin ndodhen në spitalet Cedars-Sinai në Los Angeles, Shkollën e Mjekësisë Grossman në New York dhe Universiteti Emory në Atlanta. Ndërsa, rezultatet pritet që të jenë gati nga fundi i korrikut. Shkencëtarët nga ekipi që po merret me terapinë në fjalë kanë marrë një kampion gjaku nga një…