Zgjidhni letrën që ju tërheq më së shumti dhe zbuloni se çfarë ka si këshillë për ju: Nëse keni parë: Letra e parë- Kultivimi i marrëdhënieve të mira është thelbësore për të patur një jetë të shëndetshme. Ka kaq shumë njerëz besnikë dhe të dashur. Lërini pas ata që nuk kanë qenë aspak të mirë për ju dhe hapni krahët për ata që ju duan! Letra e dytë Fati jeton me ju! Ndaloni së menduari se jeta është e vështirë ose nuk jeni të denjë. Ndryshoni mendimet dhe rrjedhimisht edhe vibracionin tuaj. Jini më pozitivë. Tërhiqni atë që jeni! Letra…
Author: tirana
Reagimi qytetar ndaj dhunës së ushtruar nga një grup policësh ndaj të miturit tregoi pikërisht këtë: frikën se mos ajo mund t’u ndodhte edhe fëmijëve të tyre dhe ankthin për këtë që ndodh. Ai rast përforcoi edhe bindjen se media ndodhet kudo në jetën tonë. Ajo na ushqen disa nevoja, si psh shuarjen e kuriozitetit, por na konfirmoi edhe disa pakënaqësi që kemi ndaj institucioneve shtetërore dhe shërbimeve publike që ato sigurojnë. Por nëse ajo skenë e dhunës u bë e dukshme rastësisht falë kuriozitetit të dikujt që e filmoi, rasti i dytë u shfaq në ekrane në një formë…
Vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. “Mesditës e sotme, Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili qarkullonte me dokument të falsifikuar për t’iu shmangur identifikimit nga punonjësit e Policisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teleferiku”.” – njofton policia. Në vendin e quajtur “Rruga e Teleferikut” është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim,…
Teksa Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën që në 28 maj, e kundërta ka ndodhur nga pala tjetër. Shtetasit e Shqipërisë që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur me kërkesa të paprecedenta të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare. Burime nga Morina bëjnë me dije se dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për dezinfektimin e kamionëve. Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos. Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa janë plagosur 4 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndodhur një aksident rrugor. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e rrethit Mat ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se janë përfshirë në aksident automjetet me targa AA 460 CU dhe AA 208 AI, dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasi H. K., dhe shtetasja…
Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të 79-vjeçares, Shkurte Hysenaj. Prej 63 vitesh, ajo është e paralizuar dhe qëndron në karrocë me rrota. Mirela Milori: Ti je e paralizuar, je në karrocë me rrota. Sa vjet ke kështu? Shkurte Hysenaj: 63 vite i bëj në 1 Shtator, që jam paralizuar. Mirela Milori: Më fal që të pyes sa vjeç je? Shkurte Hysenaj: 79 vjeç i kam bërë në 7 Prill! Në studio, Shkurte tregoi se një mbrëmje kur ishte 16 vjeç, ndodhi ajo që nuk e priste dhe që i ndryshoi komplet jetën. Ishte duke fjetur dhe…
Një burrë u qëllua dhe u vra kur policia dhe Garda Kombëtare hapën zjarr në Louisville pas një përplasjeje të dhunshme mes një grupi të mbledhur në një parking dhe oficerëve të zbatimit të ligjit që u përpoqën të shpërndanin turmën. Shefi i policisë Steve Conrad tha se Garda Kombëtare e Kentucky dhe policia e Louisville ishin dërguar në parkingun e Dino’s Food Mart rreth orës 00:15, ku ishte mbledhur një turmë e madhe. Sipas Conrad, fillimisht demonstruesit qëlluan ndaj forcave të policisë të cilët nga ana e tyre u përgjigjën duke hapur zjarr. Sipas mediave amerikane ka mbetur i…
Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtatim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor. Vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës Ndërkohë që ditët fillojnë dhe nxehen më shumë, trupi ynë reagon ndaj këtij ndryshimi. Nëse ekspozohemi ndaj nxehtësisë, ne djersitim. Kështu kemi humbur vitaminat dhe mineralet…
Policia italiane ka zbuluar një grup prostitucioni në Itali, të përbërë nga shqiptarë dhe italianë . Prostitucioni ushtrohej në një klub nate në Brianza. Karabinierët kanë nisur të hetojnë rastin, pasi morë n një telefonatë , ku nga ana tjetër dëgjohej një zë femre, e cila pretendonte se ishte dhunuar e shfrytëzohej seksualisht nga disa meshkuj. Forcat policore italiane arritën të arrestojnë burra e gra italiane, në Varese, Milano, Varedo, Como, Lecco dhe Alessandria, raportojnë mediat fqinje. Nga 7 të arrestuarit, 6 u lanë në burg, kurse 1 është në “arrest shtëpie”. Gruaja e re ka thënë përpara policëve se…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë, Duncan Norman kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, për të nisur një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ky takim vjen një ditë pas dështimit të palëve politike për të bërë një marrëveshje për miratimin e Reformës Zgjedhore brenda afatit të paravendosur (31 maj). Ndërkohë sot ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Soreca kanë pranuar se palët janë afër një marrëveshje dhe duhet ta përfundojnë atë duke shmangur kërkesat e kushtet e reja.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bashkë me ministren Xhaçka kanë vizituar Shijakun ku ushtria është angazhuar për të pastruar inertet. Ahmetaj thotë se këtë javë çelen fondet e dëmshpërblimit për qytetarët që kanë shtëpi të pariparueshme. 600 milionë lekë do u kalojnë qytetarëve teksa 1 mij e 173 familje përfitojnë në qershor vetëm në Shijak kurse për korrikun dhe gushtin hapet fondi për Durrësin. Rama sqaroi se rindërtimi duhet të nisë sa më shpejt prandaj dhe është angazhuar ushtria për të hequr inertet pasi ka ende kohë dhe qevera është brenda afatit për të arritur objektivat…
Disa municione, granata dhe plumba janë gjetur në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër. Municionet ishin prej vitesh aty dhe janë gjetur rastësisht. Tashmë pritet që të vijnë forcat xheniere nga Ministria e Mbrojtjes për t’i ekzaminuar dhe për t’i çmontuar.