Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e 2 biznesmenëve në Laç, Artan Hoxha paralajmëron rrezik në Tiranë

22:42 / June 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja me dy viktima në Laç mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, referuar vrasjes së Paulin Markut dhe Bujar Likës. Sipas Hoxhës të dy personat kanë patur histori problematike në të shkuarën, ndërsa thotë se lufta po bëhet për tregun e Tiranës.

“Është një skenë vrasjesh, jo e zakonshme, por për fat të keq po bëhet e zakonshme. Në vitet e fundit ke disa skena ku atuorët veprojnë me uniforma policie si komando. Deri tani në dyshim janë 4 persona. Por të hysh në një zonë si e Laçit dhe Mamurrasit që konsiderohet si objektiv i atentatit…

Personat kanë qenë brenda në lokal. Në fillim ka qenë Bujar Lika dhe pastaj ka shkuar biznesmeni Paulin Marku. Por këta ekzekutorë që përdorin këtë skemë është e vështirë të zbulohet. Ata kanë goditur në fillim Likën dhe pastaj Paulin Marku. Kjo e vështirësoi  të kuptohej se cili ka qenë objektivi. Ka një arsyetim llogjik përse i pari ka qenë Lika. Sepse ata kanë menduar që Lika mund të reagojë dhe rezulton në vendngjarje që edhe mund të ketë qëlluar. E vërteton ekspertiza sepse ai ruhej. Pastaj është goditur Paulini. Autorët në fillim kanë izoluar Paulinin. Backgroundi që kanë të dy personazhet i jep atë që ti e quajte si nëpër filma. Atentatorët duket që janë katër por duhet të kenë mbështetje. Rezulton që numri i personave të implikuar është një numër i madh. Është dashur vëzhgim, mbikëqyrje, mbulim. Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Bujar Lika, ndërkohë që Marku është dërguar në spital.

Më rezulton që është vijim i ngjarjeve të mëparshme, të një historie që nëse nuk e ndërpresin autoritetet tona dhe nuk mbaron këtu. Uroj të mos ketë viktima, por më duket shumë e vështirë që të mbarojë aty. Edhe pse ngjarja ka ndodhur në Mamurras, frika më e madhe është në Tiranë.

Për tregun e Tiranës është bërë lufta: fillo që nga lojërat e fatit, pasuri të patundshme, furnizimi i lokaleve për tregun e brendshëm, trafikim i lëndëve narkotike.

Të realizosh një ngjarje të tillë, të përdorësh kaq shumë njerëz të, të koordinosh, të hysh në një zonë ku kundërshtari ruhet dhe të realizosh dhe të dalësh nga aty do të thotë që situata me të vërtetë është serioze dhe uroj që autoritetet të ecin me hetimin që të parandalojnë sa më shumë viktimat në radhë”, tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026

“S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës”- Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

12:09 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.