Pneumonia e shkaktruar nga Covid-19 është e ndryshme nga rastet e zakonshme të pneumonisë për të cilat njerëzit shtrohen në spitale. “The Guardian” Australia kontaktoi me Prof John John Wilson, presidentin e zgjedhur të Kolegjit Mbretëror Australian të Mjekëve dhe mjek i rrugëve të frymëmarrjes. Ai thotë se pothuajse të gjitha pasojat serioze të pneumonisë janë tipar i Covid-19. “Shumica e llojeve të pneumonisë që ne njohim dhe për të cilën i shtrojmë njerëzit në spital janë bakteriale dhe ata përgjigjen ndaj një antibiotiku. Ka prova që pneumonia e shkaktuar nga Covid-19 mund të jetë veçanërisht më e rëndë. Wilson…
Author: tirana
Shpeshherë kur shohim film aksioni amerikanë, mendojmë që disa skena mund të jenë të mundura vetëm në fantazinë e regjisorëve që kërkojnë të habisin publikun. Por përditshmëria ndonjëherë e kalon edhe skenarin fiktiv, dhe këtë e tregon më së miri historia e oficerit të policisë ushtarake amerikane David Royer. Royer ndodhej bashkë me të fejuarën në makinën e tij dhe po kalonte një urë pranë Fort Leavenworth, në Kansas, ku ndodhej edhe baza e tij ushtarake. Gjithçka normale, deri kur një person i paidentifikuar ndalon përpara tij, dhe nxjerr nga makina një pistoletë dhe një pushkë gjysmëautomatike me të cilën…
Plagosi me armë zjarri një 31 vjeçarin në Qytetin e Peqinit, Policia në kohë reale identifikoi autorin. Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore. Soreca shprehet se me rëndësi është që të bëhet progres në reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se mirëpret qëndrimin konstruktiv nga palët. “E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, -shkruan Soreca.
Në një fshat malor siç është fshati Shishtavec i Kukësit, buron një dashuri e kristaltë mes Rustemit dhe Sabrës. Prej gjashtë vitesh në një lidhje, historia e tyre është tejt e veçantë. Ishte viti 2014 kur furgoni me të cilën Rustemi po udhëtonte pësoi një aksident, nga ku humbën jetën 8 persona, ndërsa i vetmi që mbijetoi ishte Rustemi. Fati deshti që Rustemi të mbijetonte, të mbijetonte por i lidhur pas një karrigeje me rrota, të cilën e mban ende dhe sot. Pikërisht pas këtij aksidenti ai njohu dashurinë e jetës së tij, Sabrën. Edhe pse kanë gjashtë vite që…
Kategoria Superiore ka marrë më në fund “dritën jeshile” për të ristartuar pas ndërprerjes si pasojë e koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë ditën e sotme lajmin se nga data një qershor do të lejohen aktivitetet sportive. Në këtë formë, ashtu siç ishte planifikuar skuadrat e Superiores do të zbresin në fushë më datë tre qershor për të luajtur javën e 27. Kështu, kryesuesit e Tiranës udhëtojnë në një transfertë të sikletshme si ajo e Ballshit, ku përballë gjejnë vendasit e Bylisit. Bardheblutë kërkojnë të shmangin hapat fals për të ruajtur kryesimin me nëntë pikë ndaj Kukësit, ndërsa…
Aktorja Olta Gixhari, siç duket është mërzitur nga fotot që ka postuar në rrjetet sociale, ku në sy bie barku i saj i rrumbullakosur, duke qenë se është në pritje të ëmbël. Së fundmi, në një foto në faqen e saj në Instagram, Gixhari u është kthyer kohëve të vjetra ku shihet pa bark dhe mjaft në formë. E veshur me një kostum banjoje, dantellë në ngjyrë të bardhë dhe më gërsheta, aktorja është bërë nostalgjike për kohën kur trupi i saj ishte mjaft në formë.
Kreshnik Spahiu, themelues i Aleancës Kuq e Zi lajmëron se kjo parti do të futet në zgjedhjet e ardhshme. Spahiu shkruan se Aleanca Kuq e Zi ka ka iniciuar krijimin e një polit të tretë politik në Durrës, me qëllim futjen në zgjedhje kundër tre partive tradicionale, PD, LSI dhe PS. “Durrës: Aleanca KuqeZi inicion krijimin e Polit të Tretë në këtë qytet me qëllim futjen në zgjedhje kundër PS-PD-LSI”, shkruan Kreshnik Spahiu dhe publikon foton.
Zbardhet vendimi i dënimit të Ilir Gavoçit, pritësit në Australi të 400 mijë dollarëve që policia e Tiranës, i sekuestroi vëllait të tij, Aleksandër Gavoçi në tentativën që ky i fundit do ja transferonte nga Tirana në Australi. Ilir Gavoçi është një personazh mes fushës së biznesit dhe krimit në Shqipëri, pasi ka pasur disa herë probleme me drejtësisë Shqiptare. Dënimi i fundit i tij është dhënë në fillim të muajit Shkurt 2007, ku gjyqtari Kreshnik Omari e ka pasur në bankën e personave të pandehur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të 4 personave. Por gjykata…
Në aksin rrugor Berat-Çorovodë si pasojë e reshjeve dhe lagështirës, pati rënie të një masivi gurësh ku si pasojë qarkullimi është bllokuar. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar edhe pamjet e rrëshqitjeve të masivit shkëmbor ku njofton se kompania e mirëmbajtjes ndërhyri për të larguar gurët nga rruga. Postimi i ARRSH: ⚠️Udhëtoni me kujdes në ditë me shi📌Në aksin rrugor Berat-Çorovodë pati rënie gurësh.🚧Kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë me mjete 🚜 e punëtorë 🧑🔧dhe bëri të mundur pastrimin e rrugës🛣️
Këngëtarja dhe prezantuesja Gerta Heta është emocionuar nga surpriza dhe mesazhi i dashurisë që bashkëshorti i saj Matko, i bëri këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Rudina: Sa të lidhura janë me babin? Gerta Heta: Orarin e tërbimit e kanë me babin. D.m.th. bëjnë nga këto lojërat fizike, të cilat mami nuk i ndjek dot. Mami merret me të tjera punë, i ushqen dhe kujdeset për gjërat e tjera. I disiplinon, kurse babi bën këto lojërat me adrenalinë. Plus me Lunën merret edhe me matematikë, unë nuk e kam qejf hiç matematikën. Ne i kemi ndarë punët,…
Mjekja dhe Gjinekologja njëkohësisht edhe vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle përmes një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e Velit ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë ku tha se djali i dhunuar vjen nga një familje jo e rregullt duke e ilustriuar me një video të shkëputur nga jeta e saj private. “Nga çfarë familje vjen ky fëmija…” Po heq nga FB fotot ku kam dalë me rroba banjo(pa to ka kush del), duke tymosur ndonjë cigare, e “dehur” pas ndonjë gëzimi familjar dhe shoqëror, po heq fotot e zborit me pushkën model…