Moderatorja simpatike e ekranit, Nevina Shtylla feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat që në mesnatë. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto nga shtëpia, në të cilën shihet se e ka pritur ditëlindjen me shumë dashuri. Nevina është surprizuar me një tortë që mban imazhin e saj dhe një buqetë me lule. Ndërkohë shtëpia është mbushur me tullumbace.
Author: tirana
Dy persona janë arrestuar pasi kanë kryer veprën “shantazh”, duke i kërkuar një femrës 25.000 euro për të mos publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale. Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 14 prill, ndërsa arrestimi të premten, në Prishtinë. Tutje në raport sqarohet se policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Prishtinë 14.04.2020 – NN. Më 29.05.2020 pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të…
Maturantët dhe kandidatët për studime të larta këtë vit do të kenë më pak mundësi për të përzgjedhur degët e tyre të studimit. Vitin e kaluar maturantët të cilët nuk dolën fitues në raundin e parë të aplikimit për shkollën e lartë, në raundin e dytë kishin mundësi të përzgjidhnin 10 programe studimi. Në udhëzuesin e ri të MASR të publikuar në fletoren zyrtare përcaktohet se këtë vit kandidatët do të kenë mundësi të aplikojnë vetëm në 7 degë. Ndërkaq, për raundin e tretë mundësitë do të jenë edhe më të kufizuara. Nga 10 degë që ishin më parë, këtë…
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, në një intervistë te ‘Zëri i Amerikës’ për legalizimin e kanabisit, u shpreh se Shqipëria ka nevoja dhe arsye më të shumta se të tjerët që ta bëjë sot këtë legalizim dhe këtë ekonomi. “Shqipëria nuk duhet të vonojë më, por duhet ta hartojë dhe implementojë këtë projekt në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Modelet e Kanadasë dhe të Gjermanisë, mendoj se duhet të na udhëheqin”-u shpreh Kokëdhima. Duke kujtuar propozimin e tij për legalizimin e kanabisit që në nëntor 2014 dhe deklaratën e papritur të Ramës një muaj më parë për legalizimin…
Besmir Hakballa, është dhëndrri i Tan Kateshit, një prej kapobandave të vitit 1997, që operonte në zonën e Peqinit. Hakballa është një person që mban mbi shpinë në ngjarje të rëndë që ka ndodhur në kohën që i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Spitali i Traumës, ishte vetëm 18-vjeç. Bëhet fjalë për atentatin e vitit 2008, që e ktheu bulevardin në qendër të Peqinit në një poligon qitjeje. Hakballa, së bashku me dy miqtë e tij, Gazmend Lluca, 19 vjeç dhe Emiliano Hoxha, 19 vjeç, të tre me banim në lagjen “Çezme” në Peqin, tentuan…
Historiani Paskal Milo i ftuar në “Provokacija” sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut që u vendos në qendër të diskutimit ditët e fundit. Ai u shpreh se shoqëria ende është me një nivel të ulët kulturor, që vazhdojnë të mbeten “skllevër” të disa formulimeve të vjetra. “Deformimi është sepse kanë shkëputur fraza nga një debat thuajse 2 orësh për të krijuar atë përshtypje që donin. Mua më vjen keq përse ne shqiptarët akoma kemi një nivele të ulët kulturor, për të rënë viktimë e disa njerëzve që nuk dinë të bëjnë…
Deputeti socialist Taulant Balla është pyetur për një koalicion të mundshëm PD-PS në zgjedhjet e ardhshme. Balla tha se zoti Basha e ka kuptuar se për të qeverisur këtë vend duhen fituar zgjedhjet “Marrëveshja e 2017-ës ka qenë një marrëveshje e përkohshme për të risjellë në sistem PD-në që nuk donte të hynte në zgjedhjet e 2017. Ajo nuk duhej dhe nuk ka për t’u ripërsëritur më. Nuk është më e nevojshme një marrëveshje të tillë. Besoj se zoti Basha e ka kuptuar se për të qeverisur këtë vend duhen fituar zgjedhjet”, tha Balla për Vizion Plus.
“Më të dobëtit zgjasin 20 sekonda. Më të fortët 1 minutë e 30 për herë të parë”, kështu është rrëfyer Sarah Greenmore, punonjësja e seksit për adoleshentët që zhvirgjëronte. Seksi me pages, është një industri ku çdo gjë ndodh pas dyerve të mbyllura por një punonjëse seksi ka rrëfyer në të vërtetë se çfarë ndodh në një bordello. Sarah, nga Nevada e SHBA-së iu është përgjigur pa droje dhe ka thënë se ka patur raste që ka shkuar edhe me shtatë klientë brenda një nate dhe se fiton rreth 10,000 dollarë brenda 13 ditësh. Kur Sarah është pyetur nëse ndikonte…
Në nisje të “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka reaguar për deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për dhunimin e 15-vjeçarit disa ditë më parë nga policia. Çani e ka cilësuar si skandal publikimin e videos së nënës së adoleshentit, Zaida Çobos, teksa shihej me një pistoletë në dorë, për të cilën ajo thotë se është marrë nga xhirimet e një filmi. “Për ta relativizuar ngjarjen, ka thënë që ‘ja shikoni se ç’familje ka’, duke treguar nënën me një pistoletë, ndërkohë që nëna ishte duke xhiruar një film. Janë me qindra me mijëra mesazhet nga njerëz të…
Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Policia në kohë reale identifikoi autorin, me mbiemër Mezja. I riu i plagosur është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndrri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki,raporton BW. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet…
Pas ndryshimit të vendimit për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh, ku u përfshinë të larguarit nga puna nga data 1 mars deri më 17 maj, Drejtoria e Tatimeve po dërgon mesazhe tek të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit që e përfitojnë pagën e luftës. Në mesazh, theksohet se në rast se punëdhësi nuk ka aplikuar deri në datën 5 qershor, atëherë paga e luftës do t’u shkojë automatikisht në llogarinë bankare. I/E Nderuar, (person i regjistruar me këtë numër celulari), Administrata Tatimore ju informon se jeni përfitues i masës prej 40.000 leke, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, pjesë e Paketës së zgjeruar…
Mesa duket u kishte munguar shumë argëtimi dhe festat kolektive në lokale nate grekëve. Në një lokal të njohur në Rodos të Greqisë, askush nuk i mori parasysh rregullat e qeverisë për shkak të situatës nga koronavirusi dhe punonjësit pa maska u shërbenin klientëve që rrinin ngjitur me njëri-tjetrin e argëtoheshin. Ata kishin organizuar një festë në pjesën e brendshme të lokalit, kundër masave të vendosura. Lokali, i cili u hap pak ditë më parë, ishte i mbushur me qytetarë të “etur” për t’u argëtuar si para periudhës së Covid-it, pa respektuar masat e mbrojtjes që bareve u kërkohet të…