Author: tirana

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se deri tani Gjermania e ka kaluar testin e koronavirusit, por shtoi se nevojitet ende shumë punë për të frenuar përhapjen e COVID-19. “Deri tani e kemi kaluar këtë test mjaft mirë. Pjesa më e madhe e qytetarëve në vendin tonë kanë vepruar me kujdes, arsye dhe përgjegjësi ndaj të tjerëve”, theksoi Merkel. Kancelarja konservatore deklaroi se shpresonte që lehtësimi i mëtejshëm i kufizimeve të koronavirusit do të ishte i mundur në kohën e duhur, por ajo ka besim se qytetarët do të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi. Megjithëse Gjermania ka patur numër të madh…

Read More

Moderatorja shqiptare Luana Vjollca ka marrë një vendim drastik dhe ka denoncuar për përndjekje një 28-vjeçar. Mësohet se bukruoshja e shoëbizit shqiptar ka denocuar të riun nga Kosova, të identifikuar si A.Morina, për të cilin shprehet se e ndiqte këmba-këmbës, në punë dhe në shtëpi. Moderatorja, mësohet se ka deklaruar para efektivëve se 28-vjeçari ka nisur ta ndjëk që në muajin shkurt të këtij vitit, dhe pas dy muajsh ajo e ka konsidruar të arsyeshme të bëjë një denoncim në komisariatin nr. 1 në Tiranë. Tashmë Morina është shpallur në kërkim dhe pritet që të bëhet shoqërimi i tij, për…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat shprehet se pas videos së djeshme që nxorri drejtori i Policisë së Përgjithshme të Shtetit, Ardi Veliu për nënën e të miturit të dhunuar tashmë socialistë apo opozitarë kërkojnë shkarkimin e tij. Por sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon Ardi Veliun pasi është peng i urdhrave të tij të paligjshëm që drejtori i policisë ka zbatuar herë pas here. “Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar…

Read More

Me anë të një videoje në llogarinë e saj duke kënduar këngën ‘Ditë dimri’, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka treguar se cili është këngëtari i preferuar i saj dhe bashkëshortit të saj, Besnik Krapi. “I preferuari ynë, Aleksandër Gjoka”, ka shkruar Jonida krah videove në ‘Instastory’. Kujtojmë se prej disa kohësh Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë një sërë momentesh krah partnerit të saj duke treguar si e kanë kaluar vetizolimin

Read More

Deklarata e fortë e ish-presidentit Topi: Ja si mund të rrëzohet nga pushteti Edi Rama Ish-presidenti Bamir Topi bëri deklaratën e fortë në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ teksa tregoi se rruga e vetme se si mund të rrëzohet nga pushteti kryeministri Edi Rama, është përmes tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, përmes një reforme gjithëpërfshirëse, mund të ikë Rama nga pushteti. “Shumë e thjeshtë. Edi Rama largohet me atë tryezë që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Një Reformë Zgjedhore gjithë përfshirëse. Një koalicion i madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. Do të jap…

Read More

Izolimi në shtëpi prej mëse dy muajsh mund të ketë qenë stresues për këdo, ama për disa prej emrave të njohur të shoëbiz-it shqiptar mbyllja në shtëpi ka qenë e mbushur me përjetime të ëmbla. Në morinë e lajmeve të trishta në botë apo në vendin tonë, rreth situatës së krijuar nga Covid-19, për moderatoren Arbana Osmanin, aktoren Olta Gixharin, e blogeret Alba Çoba e Sara Karaj, këngëtaren Olta Boka karantina u solli lajmin më të ëmbël e më të bukur që mund të merrnin ndonjëherë.

Read More

Kanë dalë detaje të reja tronditëse nga përdhunimi i 15 vjeçares nga një 65 vjeçar dhe disa të rinj të tjerë në Tiranë. Siç mëson abcnews.al, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë të kryeqytetit dhe 65 vjeçari që ka abuzuar seksualisht me të miturën është roja i shkollës ku ajo mësonte. 65 vjeçari ka filmuar abuzimin ndaj vajzës dhe ia ka shpërndarë tre të rinjve, të cilët kanë kërkuar të kryerjnë marrëdhënie me vajzën duke e shantazhuar bashkë me 65 vjeçarin se do t’ja shkruanin emrin nëpër mure dhe do t’i shpërndanin videon nëse nuk kryente marrëdhënie me…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi i kërkon kryeministrit Rama që të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, pasi ky i fundit publikoi një video të Zaida Çobos, nënës së 15 vjeçarit të dhunuar nga Blutë e Tiranës. Murrizi është anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Komision ku Ardi Veliu shfaqi videon dje. Sot, Murrizi i ndikuar nga një koment i ish-zëdhënëses së Sali Berishës, Erla Mëhilli, kërkon që Rama të shkarkojë drejtorin e Policisë. “Nese video e paraqitur nga drejtori i policis Ardi Veliu eshte e sajuar, eshte e manipuluar, eshte jo e vertete apo e montuar per…

Read More

Ish presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa deklaroi se Edi Rama është kryeministri më i dobët në tranzicionin shqiptar. Topi theksoi se Shqipëria sot nuk ka institucione dhe ka shumë probleme që nuk kanë zgjidhje. “A do marrë mandat të tretë Rama? Kjo pyetje nuk mund të më bëhet mua. Përpara se të arrinit nëë këtë pyetje duhet të më pyesnit se cfarë mendimi keni për menaxhimin e situatës nga Edi Rama. Unë s’kam arsye e motive personale. Por e kam thënë kohë më parë dhe e konfirmoj.…

Read More

Fundjava i takon familjes dhe këtë e ka treguar dhe Fatma Methasani në postimin e fundit në rrjetet sociale ku shihet duke përqafuar partnerin e saj, Alfio Rrotani. “Fundjava i takon familjes dhe ne gatuajmë gjëra të mira. Alfio zgjedh recetat, unë produktet”, ka shkruar moderatorja krah fotos ku duket se ka veshur një bluzë të bardhë njëjtë si Alfio. Ndonëse në intervista të mëparshme, Fatma ka treguar se Alfio nuk gatuan dhe aq shumë në shtëpi, me siguri fundjava përbën përjashtim. Kujtojmë se prej disa muajsh dyshja janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Noah.

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.05 të shkallës rihter është ndjerë ditën e sotme në Libonik të Korçës. Dosja.al mëson se goditja është shënuar pasditen e sotme, në orën 17:35, dhe bazuar në të dhënat zyrtare ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra mësohet të ketë qenë pikërisht në fshatin Libonik, ndërkohë që fatmirësht nuk është raportuar për dëme në njerëz apo materiale.

Read More

Lideri opozitar, Lulzim Basha vjen sërish me një mesazh për rivalin e tij politik Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha tha se pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë. REAGIMI I BASHËS Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë. Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë…

Read More