Author: tirana

Një lajm tragjik vjen për futbollin shqiptar. Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjecare. Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacion. Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk e fitoi dot betejë me këtë sëmundje. Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

Read More

Mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar një nga mjekët infeksionistë më të mirë në Shqipëri, doktor Tritan Kalo. Doktori së bashku me bluzat e bardha janë kujdesur që të infektuarit me Covid-19 të shërohen dhe t’i rikthehen jetës normale sa më shpejt. Tritani nëpërmjet dijeve dhe eksperiencës së tij si infeksionist gjatë gjithë kësaj periudhe ka dhënë këshilla se si të mbrohemi dhe se si të ulim rrezikun e infektimit nëpërmjet komunikimeve në media dhe profileve të tij personale në rrjetet sociale. Në studio kishte ardhur nipi i tij, Glediani i cili…

Read More

Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane, për trafikim të narkotikëve, bie në prangat e Policisë. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim esktradimin drejt Italisë, të shtetasit F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga…

Read More

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Xhemal Imerit me origjinë nga Tragjasi i Vlorës, i cili që në moshën 13 vjeçare u inkuadrua në rradhët partizane, ndërsa babai i tij, Seferi, që kishte qenë adjutant i Hysni Lepenicës, komandantit të forcave ushtarake të Ballit Kombëtar për Jugun e Shqipërisë, mbeti i vrarë në Grehot të Gjirokastrës, në shtatorin e vitit 1943, së bashku me 32 nacionalistë të tjerë me në krye Lepenicën, që kishin shkuar aty për të marrë në dorzim armatimet e divizionit italian. Dërgimi i Xhemalit në shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe më pas në Bashkimin Sovjetik në degën…

Read More

Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej 3 muajsh është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallëzim penal për përndjekje. Një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të. Pasi nuk ka mundur që t’i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim.…

Read More

Dita e sotme nis me mot të vranët dhe reshje të pakta në zonat bregdetare, të cilat gradualisht deri në mesditë do të përfshijnë gjithë vendin duke sjellë shira herë pas-here në formë rrebeshi. Mbrëmja përmirëson përkohësisht kushtet atmosferike, sipas meteoalb. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C verilindja deri në 25°C ultësira perëndimore. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë. Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të Europës, por përjashtim…

Read More

Ndërron jetë në spital Paulin Gjergji, 53-vjeçari i plagosur mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në Laç, në një hotel që ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit. 53-vjeçari Gjergji është viktima e dytë pas biznesmenit 37-vjeçar, Bujar Lika Sinani, i cili ndërroi jetë në vend për shkak të plumbave të marrë.

Read More

Ndiheni të lodhur? Edhe nëse nuk jemi të lodhur, pse bezdisemi nëse dikush tjetër hap gojën? Ekspertët e Universitetit të Nottingham kanë publikuar hulumtime që sugjerojnë se prirja njerëzore për hapjen e gojës shkaktohet automatikisht nga reflekset primitive në korteksin parësor motorik, një zonë e trurit përgjegjëse për funksionin motorik. Gjetjet e fundit tregojnë se aftësia jonë për t’i rezistuar nofullave kur dikush tjetër pranë nesh është i kufizuar. Dhe kërkesa jonë për të mërzitur shtohet nëse jemi të udhëzuar t’i rezistojmë nofullës. Stephen Jackson, Profesor i Neuroshkencës Kognitive, në Shkollën e Psikologjisë, drejtoi studimin multidisiplinar, shkruan alternative medicine. Ai…

Read More

Qeveria e Kosovës në detyrë në mbledhjen e saj të mbajtur mbrëmë ka miratuar vendimin për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, si dhe ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve. Sipas njoftimit, bordi i përkohshëm përbëhet nga Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor; Luan Matoshi, drejtor; Miranda Zherka, drejtore dhe Urim Gashi, drejtor. Kabineti qeveritar në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. Komunikata e plotë e Qeverisë: Qeveria në detyrë e…

Read More

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.I vdekur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Lika (Hasani), ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç. I plagosuri Tusha është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.   

Read More

Henri Isai, 28 vjeç ka mbetur i plagosur sonte pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Shijak, në zonën e stadiumit.  Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur në këmbë 28 vjeçari, i cili fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, që po bëjnë krehjen e vendngjarjes dhe zonës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Read More