Personi që shihni në foton e mëposhtme është Abaz Doku, 65-vjeçari që dyshohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë, dhe e ka shantazhuar dhe me një video, situatë nga e cila kanë përfituar dhe tre persona të tjerë shkruan Fax News. 65-vjeçari Abaz Doku ka ndërruar për rreth dy vite, tre vende pune si roje në disa shkolla. Policia e Tiranës ka patur informacione prej shumë kohësh për abuzim me të mitur, dhe është shoqëruar disa herë, por nuk ka patur asnjëherë asnjë kallëzim për të dhe kanë munguar provat. Vetëm në…
Author: tirana
Leo Messi mezi pret të zbres në fushë dhe pse i vetëdijshëm se futbolli nuk do të jetë më si parë si pasoj e emergjencës që ka sjell Covid-19. Ylli argjentinas në një intervistë për “El Pais” ndalet tek mënyra se si e ka përjetuar këtë pandemi që pushtoj botën: “Mendoj se gjëja më e keqe e kësaj pandemie ishte ideja se mund të humbisje njerëzit e tu më të dashur, shpesh pa pasur mundësinë as ti përshëndesësh, kjo më duket shumë e padrejtë”. Messi ndalet më pas duke folur për futbollin dhe ndikimin që pritet të ketë Covid-19: “Besoj…
Rusia regjistroi një rritje të re në përhapjen e infeksioneve të koronavirusit (COVID-19) të dielën, pasi bilanci i të infektuarve tejkaloi shifrën 400 000. Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 000, pasi 9 268 persona rezultuan pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 405 843. Vdekjet janë pak më nën mesataren e kësaj jave, por sërish vazhdojnë të jenë mbi 100 çdo ditë. Që nga dita e djeshme, nga infeksioni jetën humbën 138 persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 4 693.…
Gjatë ditës së sotme kanë rënë në prangat e policisë 6 persona, për vepra të ndryshme penale. K. A., 44 vjeç u arrestua për veprat penale veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht…
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të dorëzojë nesër kallëzim penal për Teatrin, duke e cilësuar drejtësinë për këtë çështje provë për SPAK. Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet ligjore Çlirim Gjata tha sot se sot bëhen dy javë nga akti i paprecedentë për shembjen me dhunë të Teatrit Kombëtar, një akt që për nga barbaria dhe forca e dhunës shokoi shqiptarët pa dallime partiake dhe solli reagimet më të ashpra nga institucionet dhe mediat europiane. “Për këtë krim nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtesisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit. Të…
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, duke komentuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës në detyrë, përmes së cilit ndalohet hyrja në Kosovë për mallrat nga Serbia të cilat nuk e kanë të shënuar në dokumente “Republika e Kosovës”, tha se kjo është e papranueshëm për Serbinë.Shefi i diplomacisë serbe, duke folur sot në televizionin publik serb RTS, tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen. Daçiq vlerëson se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente kë shkruan destinimi “Republika e Kosovës”, është masë më e keqe sesa ishte taksa…
Ndërsa publikoi një shkrim të BB-së që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do zhytet në varfëri, Presidenti Ilir Meta dha edhe një mesazh politik. Sot, ku është afati e fundit që kanë palët politike për të vulosur ndryshimin e sistemit zgjedhor, Presidenti i fton të mos kenë frikë dhe të mbajnë premtimin për konsensus. “Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart…
Padyshim nëse do të dëgjoje deri dhjetë vite më parë emrin Bollano dhe Himara, do ta lidhje automatikisht me incidentet etnike në jug të vendit sa herë që ka pasur zgjedhje. Çuditërisht grekë dhe shqiptarë, dy prej popujve më të vjetër në Ballkan dhe që fati e desh dhe i lidhi që të bashkëjetojnë ndër shekuj pranë, të ashpërsonin tonet e të flisnin me gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit çdo dy vjet. Si çdo plagë, koha është ilaçi më i mirë. Këtë e ndjejmë sapo ndalemi në Himarë, ku për shkak edhe të mbylljes së kufijve dhe turistëve të pakët…
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuzon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se po fsheh numrin e vërtetë të personelit shëndetësor të infektuar. Në një postim në “Facebook”, Spahia shkruan se deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë se nga 35 anëtarë të personelit shëndetësor të testuar, vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë, është një gënjeshtër skandaloze dhe e paturpshme. Sipas tij, vetëm në qendrën shëndetësore nr. 9, vatra e re e infeksionit Covid-19, kanë rezultuar pozitivë 4 personel. POSTIMI I PLOTË E pabesueshme se si mund të gënjehet kaq paturpësisht, duke fshehur shifrën reale të të infektuarve në personelin shëndetësor! Sot ministria e shëndetësisë…
Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, prodhoi zemërimin e opozitës dhe një ortek lajmesh të rreme, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama për gazetën e njohur franceze ”Le Monde”. “Budallallëku dhe mençuria janë kaq të lehta për t’u kapur, po aq sa sëmundjet infektive”, ka shkruar William Shakespeare. “Pra, zgjidhini miqtë tuaj me kujdes”, shtoi ai. Dikush mund të pyesë veten se çfarë do të mendonte Shakespeare, virtuozi i madh i teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm, që ne e quajmë sot dezinformim dhe…
Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të rrugës në tërësi, nga shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe pakujdesia që tregojnë gjatë përdorimit të rrugës. Me qëllim menaxhimin e rrymave të trafikut, kryesisht në hyrjet kryesore të kryeqytetit, kontrollin e mënyrës së përdorimit të rrugës dhe respektimin e normave të sjelljes, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota, prej disa ditësh, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve dhe shkeljeve që janë evidentuar si rrezik potencial për sigurinë në rrugë. Si rezultat…
Numri i rritur i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme, që shpalli presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. ”Ky vendim është marrë ekskluzivisht për të mundësuar që qeveria dhe institucionet e tjera kompetente të përballen më me efektivitet me shëndetin dhe efektet ekonomike dhe sociale të pandemisë dhe nuk lidhet me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaroi Pendarovski. ”Ne me siguri do ta fitojmë betejën me COVID-19, por nuk duhet të qetësohemi. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm deri në fund dhe të kujdesemi për veten tonë…