Dy persona gjetën vdekjen dhe 1 tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në Laç, në një hotel që ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit. Viktima e dytë, 53 vjeçari Paulin Gjergji u dërgua në spital me shenja jete, por nuk ia doli dot t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Blutë e Lezhës njoftuan dje se “Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta…
Author: tirana
Janë 15 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, shkon në 1136 numri total i të prekurve. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi…
Nëse jeni një prej atyre njerëzve që e kanë nisur ditën duke dëgjuar detajet më romantike të një nate më parë të fqinjes, koleges ose qoftë të panjohurës që kishit pranë në autobuz, nuk mund të mos mendoni si është e mundur që juve nuk u ndodhi asgjë nga këto. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se partneri nuk jo do thjesht nuk bën pjesë në shenjat romantike të zodiakut. Krejt e kundërta për shenjat e mëposhtme që janë kryekëput detajiste, të ndjeshme dhe sigurisht romantike të lindura: 1.Peshqit: Të lindurit nën shenjën e Peshqve janë shumë të…
Policia lokale sqaron se ka sekuestruar 95 kg drogë, si dhe ka sekuestruar 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11.000 euro. “Gjatë operacioni u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i automjetit që dyshohej se mund të transportonte lëndën narkotike dhe në fshatin Gjadër, Lezhë, shërbimet e Policisë ndërhynë duke bllokuar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. D”- sqaron policia. Policia sqaron se lënda narkotike ishte ngarkuar në Vlorë dhe po transportohej nën drejtim të Shkodrës për t’u trafikuar më tej në drejt Malit të Zi. Njoftimi: Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor…
Politikani dhe ish-deputeti socialist Namik Dokle ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale “kartolinë për dy miq”-siç e quan ai vetë këtë dedikim. Në statusin bashkëshoqërues, Dokle tregon se takimi me dy bashkëthemeluesit socialist, Sabit Brokaj dhe Ismail Lleshi ishte i veçantë. Më tej ish-deputeti ka hedhur edhe një ‘thumb’ në drejtim të familjes së tij politike dhe liderit të saj Edi Rama. “Ne kryesine e pare te PS, me shume se gjysma e anetareve te saj kishin titullin profesor.”-shkruan Dokle. STATUSI I PLOTË KARTOLINE PER DY MIQ… ( Sabit Brokaj dhe Ismail Lleshi) U cmalla me dy…
Ky është parashikimi i astrologut italian Paolo Fox, për javën 1 – 7 qershor 2020. Dashi: Këtë javë do të mund të vini në praktikë ato që keni mësuar gjatë eksperiencës suaj në punë dhe gjatë studimeve. Ka nga ata që do të fillojnë një punë të re, kurse të tjerë do të kenë mundësinë të ndjekin kurse në internet. Do t’ju duhet të tregoheni të kujdesshëm megjithatë, sepse Hëna, Venusi dhe Dielli janë vendosur në pozicion të pafavorshëm. Për këtë shkak deri ditën e mërkurë do të ndiheni disi nervozë. Të enjten gjërat do të marrin rrugën e zgjidhjes…
Është ndarë sot nga jetë Qerim Sula, një ikonë e muzikës dibrane dhe shqiptare, një talent i lindur në Zall-Dardhë. Qerimi jeton në zemrat e të gjithë dibranëve dhe shqiptarëve kudo ata janë brenda dhe jashtë kufinjve shtetërore pasi ka ngrtiur peshë ndër vite me zërin dhe talentin e tij zemrat e tyre. Këngëtari i njohur dibran, Qerim Sula ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare si shkak i një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Shërbimi i mjekësisë interne në QSUT është mbyllur si pasojë e COVID-19 në orën 15:00 të ditës së shtunë. Tre pacientët e mbetur në këtë shërbim, njëri prej tyre i diagnostikuar me COVID-19 janë transferuar në Infektiv dhe shërbime të tjera. Mbyllja erdhi kur nga personeli mjekësor kishin mbetur vetëm 8 punonjës të painfektuar dhe ata me dyshime të forta se kishin COVID për shkak të shenjave të lehta. Si pasojë e përhapjes së COVID-19 tek mjekësia interne janë prekur dhe mjekë e infermierë jashtë shërbimi, duke e çuar bilancin e të prekurve në 40 në total, nga të cilët…
Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë të shtunën, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Shtetet si Brazili, Kili dhe Meksika, janë duke u përpjekur të ndalin hovin e përhapjes më të madhe të virusit, i cili shpërtheu në Kinë në shkurt para se të përhapej në masë të madhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Virusi COVID-19 që prek organet respiratore, ka marrë jetërat e 360,000 personave në botë, e që numri pritet të jetë edhe më i madh për shkak se testimet po vazhdojnë. Rastet e para u…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 15 vjecaren në Babrru të Tiranës. Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të, raporton BW. Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”. Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka…
Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari e cila e ka zhvendosur jetën e saj në Spanjë në krah të partnerit të saj që ka preferuar ta mbajë ende misterioz, ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj. Si erdhi shtatzania, që për Oltën ishte e planifikuar dhe njohja me babain e fëmijës së saj të parë, për të cilin nuk preferon të japë shumë detaje si u njohën. “Nuk besoja kurrë te këto lidhjet në distancë, prandaj unë ika e erdha shumë herë, por dikush nga ne duhet të këmbëngulte dhe…këmbënguli ai më shumë”, tha Olta në…
“Respektoni rregullat e sigurisë, rezervoni online dhe mënjanoni radhët”, apelon Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja. Në një intervistë Gonxhja shprehet se “heqja e masave kufizuese nuk duhet t’i bëjë qytetarë të pakujdesshëm në zbatimin e protokollit të sigurisë, një e mirë si për vete ashtu dhe për ata që ofrojnë shërbimet në sektorin e transportit, por jo vetëm”. Gonxhja tha për ATSH se institucioni që ai drejton për të mënjanuar radhët e gjata, ka implementuar shërbimet dhe rezervimet online si dhe zgjatje të orarit të punës. “Tashmë një problem kryesor është sjellja e…