Gjykata Kushtetuese ka refuzuar shqyrtimin e padisë së ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjykimit ishte edhe gjyqtari i pezulluar, Luan Daci. Pas shkarkimit, Cani paditi në Gjykatën Kushtetuese, Luan Dacin dhe Artan Hajdarin, me pretendimin se ishin emëruar në kundërshtim të Kushtetuës. Gjykata e Posaçme ndërkohë, la në fuqi të dielën pezullimin nga detyra të Dacit, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet…
Author: tirana
Shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave i referoi prokurorisë hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve të policisë të dyshuar se kanë reaguar me vonesë për të ndaluar një të dyshuar për krime seksuale. Rasti i kallzua nga një burrë dhe vajza e tij 15 vjeçare që pretendojnë se specialistët e hetimit pas kallëzimit për ngacmimin e adoleshentes , nuk e kishin referuar për dhunë seksuale por për kanosje. Por ndërsa ky version rrëzohet pasi dosja që gazetarja Anila Hoxha disponon tregon qe shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Baldushku” duke arrestuar dy persona. Në pranga ranë: B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas policisë, F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z. Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale…
Dy figurat më të larta të Bankës Qendrore Europiane, presidentja, Christine Lagarde dhe zëvendësi i saj, Luis de Guindos, diskutuan me të rinjtë në internet lidhur me një situatë të keqe për ekonominë. “Ekonomia e eurozonës pritet të tkurret nga 8 deri në 12% këtë vit”, deklaroi Lagarde. De Guindos mbështeti komentin e Lagarde. Ajo tha se në fillim të qershorit do të jepet një vlerësim më i besueshëm, kur banka qendrore me qendër në Frankfurt të publikojë parashikimet e përditësuara për rritjen ekonomike dhe të inflacionit në takimin e politikës monetare. Lagarde u përpoq të siguronte pjesëmarrësit se kriza…
Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me policinë e shtetit zhvilluan në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19 duke gjobitur 3 subjekte me nga 5 mijë lekë. Bashkia e Durrësit u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare që të mos ndërmarrin iniciativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse. Njoftimi: “Policia bashkiake e Durrësit…
Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli ka zgjedhur të ketë një profil të ulët në media. Megi kohët e fundit është bërë nënë, ndaj gjithë përkushtimin e saj tashmë e zë vogëlushi. Megjithatë shpesh herë ajo poston në rrjetet sociale copëza nga jeta e saj e përditshme. Pasi u bë publike lidhja e saj me Angjelin Serreqin, Megi nuk i fsheh më pozat me partnerin. Por postimi i fundit që ka bërë në Facebook tregon më shumë sesa marrëdhënien e tyre. Mesa duket Angjeli është një emër i suksesshëm edhe jashtë vendit. Forbes i ka dedikuar kompanisë së tij një artikull,…
Plani i rimëkëmbjes nga koronavirusi prej 750 miliardë eurosh, i propozuar nga Komisioni Europian është një sinjal i shkëlqyer, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte. “Sinjal i shkëlqyer nga Brukseli, përkon saktësisht me drejtimin të cilit i referohej Italia. Ata na quajtën vizionarë sepse ne e besuam këtë që nga fillimi”, shkroi ai në Twitter. “500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë euro kredi është shifër e përshtatshme. Tashmë le të përshpejtojmë negociatat dhe të lirojmë burimet”, shtoi ai. Italia dhe Spanja morën ‘pjesën e luanit’ nga këto fonde.
Komisioni Europian njoftoi sot një paketë të paprecedentë stimulimi prej 750 miliardë eurosh, e përbërë kryesisht nga grante që nuk ka nevojë të rimbursohen. Paketa vjen si përpjekje për të tejkaluar recesionin më të thellë në historinë e Bashkimit Europian. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha sot se do të prezantojë detajet para europarlamentarëve gjatë pasdites, pasi Kolegji i Komisionerëve të aprovojë fondin e rimëkëmbjes. Paketa përfshin një total prej 500 miliardë euro që do t’u shpërndahen shteteve më të goditura nga pandemia në formën e granteve dhe 250 miliardë euro të tjera shtesë, në formën e…
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka ndëushkuar në Tiranë 36 pedalues. Përmes një njoftimi policia bën apel që të pedalohet me biçikletë në pistat e rezervuara për to, si dhe të respektohen rregullat për sigurinë. Këto masa sipas policisë vinë pasi në qytet është rritur numri i përdoruesve të biçikletave si dhe në disa ngjarje rrugore kanë qenë të përfshirë këta të fundit. Njoftimi i plotë nga policia: Pedalo biçikletën në pistat e rezervuara për to, respekto rregullat, për sigurinë tende dhe të tjerëve në rrugë. Duke konsideruar rritjen e ndjeshme të përdoruesve të biçikletave në kryeqytet dhe faktin…
Nga Zaria Gorvett/ Në vitin 331 Para Krishtit, në Romë po ndodhte diçka e pazakontë. Në të gjithë qytetin, burrat më të shquar po sëmureshin rëndë, dhe thuajse që të gjithë po vdisnin. Humbjet ishin sa shqetësuese aq edhe alarmante. Një ditë, një skllave iu afrua një gjykatësi që po ecte në rrugë, dhe i tha me ze të ulët se ajo e dinte arsyen e atyre vdekjeve. Vajza çoi një ekip hetuesish në shtëpi të ndryshme, ku ajo pretendoi se ata do të gjenin disa gra të shtresës së lartë, që përgatitnin helme fshehurazi. Ekipi veproi. Të akuzuarat u…
Policia e Korcës njofton se ka arrestuar 3 shtetas në Maliq të Korcës, pasi dyshohet se kanë transportuar emigrantë të paligjshëm. Forcat e policisë informojnë se mes personave të arrestuar, është edhe një shtetas i huaj. Njoftimi i policisë: Maliq Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë tre shtetas, midis tyre një i huaj. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë…
Ish deputeti i PD Bardh Spahia me anë të një deklarate nga selia blu shprehet se rastet e infektimit me koronavirus në spital dëshmojnë se pushteti nuk kujdeset as për personelin mjekësor. Spahia thotë se mjekët janë lënë në mëshirë të fatit nga kjo qeveri, e cila nuk është as në shërbim të bluzave të bardha dhe as në shërbim të qytetarëve. Fjala e Bardh Spahisë: 21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji,…